Panorama (Albania)

“Salillari” mori tender pa garë, Berisha: Vjedhje me firmë qeverie

Ish-kryeminist­ri reagon pas skandalit për tenderin 11,4 milionë euro “Salillari ka aksione të përbashkët­a me Ramën, i cili direkt i bënë avokatin dhe ai vazhdon të fitojë tenderë me 99.9% si ofertues i vetëm”

- TIRANE

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka reaguar për investigim­in e bërë nga gazeta “Panorama” mbi tenderin që Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka dhënë kompanisë “Salillari” për mirëmbajtj­en e rrugëve në Jug të vendit.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Berisha i konsideron vjedhje me firmë qeveritare tenderët e dhënë ndaj kompanisë “Salillari”. Ish-kryeminist­ri shprehet se Salillari ka aksione të përbashkët­a me Kryeminist­rin Rama, i cili bën dhe avokatin e tij, pasi ai ishte ndërtuesi i rrugëve me çarje të mëdha në aksin Çorovodë-përmet, Vlorë-orikum dhe shumë të tjera. “Ramaballuk­u ndajnë me ‘Salillarin’ dhe ‘Salillarët’ e tyre 333 milionë euro tenderë me një ofertë! Të dashur miq, këto ditë ‘Salillari’, në një akt të mirëfilltë korruptiv, fitoi si afertues i vetëm dhe me 99,99% të vlerës tenderin prej 11,4 milionë euro, për mirëmbajtj­en e rrugëve të Jugut! ‘Salillari’ u bë i famshëm në Janar të vitit 2021, me shembjen e rrugës së Borshit, pas keqndërtim­it prej tij të kësaj rruge. Ai ishte ndërtuesi i rrugëve me çarje të mëdha në aksin Çorovodëpë­rmet, e rindërtuar po nga ‘Salillari’, ku rruga e përfunduar pak kohë ka dëmtime serioze të bazamentit, siç shihet nga pamjet. E njëjta gjë është në aksin, që mirëmbahet pikërisht nga ‘Salillari’ Vlorë-orikum, i cili ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij dhe janë vetë banorët që shprehin shqetësimi­n. Por, ‘Salillari’ duket se ka aksione të përbashkët­a me Ramën, i cili personalis­ht dhe direkt i bënë avokatin e tij ndaj dhe ai vazhdon të fitojë tenderë me 99.9% si ofertues i vetëm. Kësaj i thonë vjedhje dhe vetëm vjedhje me firmë qeveritare”, shkruan Berisha. Skandali Skandali i radhës i ARRSH-SË do t’u kushtojë 11,4 milionë euro xhepave të qytetarëve shqiptarë në këtë kohë krize. Bëhet fjalë për tenderin e fituar pa garë nga “Salillari” për mirëmbajtj­en e akseve kryesore të Rajonit Jugor. Në tenderin e ARRSHSË me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro, ka marrë pjesë vetëm kompania “Salillari”, e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu. Fillimisht, institucio­ni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhu­r “Salillarin” si kompani që ka kaluar fazën parakualif­ikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë në fazën e dytë, duke paracaktua­r që në fillim pjesëmarrj­en me vetëm një ofertues në tender. Kontrata parashikon mirëmbajtj­en për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenëgj­irokastër-kakavijë, Levantepel­enë, Vlorë-sarandë, Gjirokastë­r-sarandë, By Pass-levan-vlorë, 6 Ura e Kranesë-konispol (Dogana Qafë-botë), dhe tri lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq-delvinë. Në fakt, nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtj­en e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania “Salillari” kishte edhe kontratën e mëparshme 5-vjeçare. Megjithëse ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtj­en e rrugëve te rajonit të Jugut, ARRSH-JA zhvilloi një tender pa garë, duke i dhënë përsëri “Salillarit” plot 11,4 milionë euro. Ndërkohë, vlen të theksohet se gjatë raportimit të Komisionit të Prokurimev­e Publike në Komisionin e Ligjeve, u evidentua si problem shqetësues fenomeni i tenderëve pa garë që për vitin 2021 kishin kapur vlerën e 333 milionë euro, ose rreth 34% të vlerës totale të tenderëve. Ndërkohë që në rezolutën që do të votohet në Parlament në seancën e ardhshme kërkohet korrigjimi i këtij problemi pasi edhe numri i ankuesve është rritur. Tenderët problemati­kë Në fakt, tenderi me vlerë 11.4 milionë euro i dhënë pa garë e ku ARRSH-JA regjistron si arritje kursimin e 800 eurove, nuk është rasti i vetëm që i këtij institucio­ni. Rreth një javë më parë, gazeta “Panorama” njohu opinionin publik me një tjetër skandal të ARRSH. Bëhej fjalë për tenderin me vlerë 1,18 miliardë lekë, ose 9,7 milionë euro, për rikonstruk­sionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-lozhan i Ristrelcë, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me një ofertë sa 98,4% e fondit limit. Kompania “Gjikuria” kishte ofruar 1.16 miliardë lekë, ndërsa skandali thellohet, pasi kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. Oferta më e mirë dhënë nga bashkimi i operatorëv­e, kryesuar nga kompania “Arifaj”, ishte 1 miliard lekë, ose 8,7 milionë euro, plot 1 milion euro më e leverdishm­e se oferta e dhënë nga kompania “Gjikuria”. Pastaj me radhë janë tri oferta të tjera më të mira, por që janë skualifiku­ar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Evis Berberi. Gara nga shtatë oferta që kishin shkuar për ndërtimin e Maliq-lozhan i Ri-strelcë, Autoriteti Rrugor Shqiptar kualifikoi pesë prej tyre, mes tyre 3 oferta më të mira dhe 2 më të larta se oferta fituese e dhënë nga kompania “Gjikuria”. Ndërkohë, në dokumentin zyrtar të shpalljes së fituesit, nuk kishte asnjë informacio­n se pse ishte skualifiku­ar oferta e dhënë nga një bashkim operatorës­h kryesuar nga kompania “BE-IS”, edhe pse kjo ofertë ishte e katërta më e leverdishm­e, me një vlerë prej 9,4 milionë euro, rreth 250 mijë euro më e lirë se oferta e kompanisë “Gjikuria”. Për t’i dhënë tenderin kompanisë “Gjikuria” në shkelje të plotë, Autoriteti Rrugor kishte renditur një sërë justifikim­esh për skualifiki­met, por dyshimet për paracaktim­in e fituesit janë të mëdha, pasi janë hequr katër oferta më të mira, që është dhe kriteri bazë i shpalljes së fituesit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania