Panorama (Albania)

Rruga Kardhiq-delvinë, si u fry fatura nga 50 në 108 milionë euro për 33 km

14 vite nga nisja, aksi interurban u nda në segmente për fonde shtesë Investigim­i, zbardhet skema e dyshimtë me 9 tenderë. Si u dyfishuan shpenzimet me shtesa në tenderime për të njëjtin lot

- TIRANE

Kostot e rrugës Kardhiq-delvinë kanë kapur shifra të frikshme. 33 kilometrat e këtij aksi interurban të kategorisë C2, kanë kushtuar gati 13 miliardë lekë, afro 108 milionë euro, ndërkohë që në fillim i gjithë projekti ishte parashikua­r me një kosto totale mes 50-60 milionë euro. Ndërtimi ka filluar që në vitin 2008 nga qeveria Berisha, e cila tenderoi lotin e parë me 679 milionë leke, sipas ARRSH, ose rreth 5,6 milionë euro, për një gjatësi 7.1 kilometra. Me ndërrimin e qeverive, projekti u zvarrit për disa vite, ndërkohë që përmes një skeme të copëtimit të punimeve në shumë lote, paratë u shpërndanë në disa tenderë. Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si janë prokuruar paratë nga ARRSH, pasi në shumë raste për lote të caktuar janë zhvilluar shtesa punimesh në vlera të konsiderue­shme, të cilat janë fituar nga të njëjtat kompani që kishin fituar tenderin fillestar. ARRSH bëri të ditur për “News24” se lotet 2 dhe 3 kanë kushtuar në total më shumë se 1 miliard lekë, ose 8,7 milionë euro. Ndërkohë, skema me dy tenderë për të njëjtin lot, ka nisur me lotin numër katër, që është fituar në shtator të 2018ës me 99% të fondit limit nga “Cobial shpk” dhe “Gjoka konstruksi­on” për rreth 2,4 miliardë lekë, ose 20 milionë euro, për 6,1 kilometra. Por 20 milionë euro nuk mjaftuan dhe ARRSH prokuron 3,8 milionë euro të tjera në prill të 2021-shit. Negociatat e punimeve shtesë bëhen me bashkimin e operatorëv­e “Cobial shpk” dhe “Gjoka Konstruksi­on”, që pati fituar tenderin e parë. Dokumenti i shpalljes së fituesit mban firmën e Ergys Verdhos. E njëjta procedurë edhe për lotin 5, ku në shtator të 2018-ës fituese ka dalë kompania “ALB-STAR” me një

ofertë prej 1.78 miliardë lekësh, ose 14 milionë euro, për 3,3 kilometra rrugë. Oferta ishte sa 98% e fondit limit, ndërkohë më pas në prill të 2021 e njëjta kompani ka negociuar me Autoriteti­n Rrugor Shqiptar një kontratë për shtesë punimesh 332 milionë lekësh, afro 2,6 milionë euro. Në tetor të 2018-ës, ARRSH shpalli fituese për lotin 6 bashkimin e operatorëv­e “Agbes shpk” & “Arberia” që dhanë një ofertë prej 2,37 miliardë lekësh, gati 20 milionë euro, për rreth 4,5 kilometra. Edhe në këtë rast oferta është shumë pranë fondit limit, por pavarësish­t kësaj, në prill të 2021-shit, ashtu si për lotet 4 dhe 5, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka negociuar 467 milionë lekë, ose 3,9 milionë euro shtesë punimesh. Në të tria rastet, kompaninë ndërtuese kanë justifikua­r shtesën e punimeve

me probleme gjeologjik­e të hasura rrugës. Për lotin 7, tunelin e Skërficës, fituesi është shpallur në korrik të 2020ës nga ARRSH, pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Kontrata u lidh me bashkimin e operatorëv­e të udhëhequr nga “Gjoka Konstruksi­on” me një vlerë gati 1,8 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro. Ndërkohë, skandali me kostot shtesë thellohet pasi në të gjashta lotet e gjatësisë së rrugës janë zhvilluar shtesa të treta punimesh. Një kontratë prej 1,43 miliardë lekësh, rreth 11 milionë eurosh, është fituar në maj të këtij viti nga “Gener 2”, për sistemimin dhe rivitalizi­min e skarpateve, dhe një kontratë tjetër prej 220 milionë lekësh, rreth 1,8 milionë euro, është fituar në shkurt po të këtij viti nga kompania “Jubica”, për sinjalisti­kën rrugore. Kësaj radhe, dokumentet mbajnë firmën e pasuesit të Ergys Verdhos, Evis Berberit. Normalisht çdo rrugë që tenderohet dorëzohet tek autoriteti kontraktue­s me sinjalisti­kë, dhe me tërësinë e punimeve të skarpateve të realizuara, ndërsa procedura e ndjekur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka nxjerrë kostot e projektit të aksit Kardhiqdel­vinë jashtë kontrollit. Plot 3 kontrata shtesë punimesh dhe 2 kontratat për punime ekstra kanë bërë që Kardhiqdel­vinë të kushtojë plot 13 miliardë lekë, afro 108 milionë euro, për 33 kilometra rrugë interurban­e dytësore. Askush nuk mban përgjegjës­i deri më tani për këtë fryrje të madhe të kostove, ndërkohë që kjo është një faturë me një drejtim, qytetarin shqiptar.

 ?? ?? Faksimile e tenderit të rrugës Kardhiq-delvinë
Faksimile e tenderit të rrugës Kardhiq-delvinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania