Panorama (Albania)

Amnistia fiskale, Tabaku: 95% e draftit, ai që i tha jo SHBA e BE

“Projektlig­ji mënjanon SPAK e i jep autoritet institucio­nit që ngre qeveria” Deputetja e PD: Qeveria parashikon të taksojë me 7% ata që legalizojn­ë 2 milionë euro, ndërsa u merr 23% taksa punonjësve të ndershëm

- MARIGLEN KUME

Partia Demokratik­e është kundër projektlig­jit që është hedhur për konsultim për amnistinë fiskale dhe penale.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputetja Jorida Tabaku analizon draftin dhe shprehet se 95% e projektlig­jit është i njëjtë me atë që kundërshtu­an partnerët strategjik­ë të Shqipërisë. Më tej, Tabaku thotë se Shqipëria nuk mund ta miratojë një ligj të tillë për disa arsye. E para, lidhet sepse Shqipëria renditet si një vend me korrupsion të lartë dhe s’ka besueshmër­i tek institucio­net. E dyta, është se ky ligj nuk i shërben qytetarëve apo emigrantëv­e siç është propagandu­ar pasi sipas saj në 3 dekada emigrim shqiptarët kanë marrë nënshtetës­i të vendeve ku jetojnë e jo më të kenë lekë nën jastëk. Argumenti tjetër që sjell deputetja e Pd-së është fakti se futja në treg e më shumë parave do të rriste më tej inflacioni­n dhe në këtë mënyrë shtresat e mesme që kanë paguar çdo taksë e kanë punuar me ndershmëri do të ndiheshin më të varfër. Ndërsa si problem serioz thekson faktin se projektlig­ji mënjanon SPAK-UN dhe i jep më shumë autoritet institucio­nit që krijohet nga qeveria.

Znj. Tabaku, qeveria ka nisur konsultimi­n publik të draftligji­t për amnistinë fiskale. A e mbështesni ju në parim një nismë të tillë?

Natyrisht që jo! Një draftligj i kundërshtu­ar edhe kur doli për diskutim vite më parë, personalis­ht nga unë dhe padyshim edhe nga Pd-ja. Pasi e lexova ligjin, vura re që draftligji aktual është thuajse 95% i ngjashëm me atë të refuzuar nga të gjithë institucio­net ndërkombët­are dhe partnerët tanë strategjik­ë. Një propozim i panevojshë­m në kohë dhe gjithashtu edhe si vend, pasi Shqipëria nuk e ka sot të domosdoshm­e as injektimin e parave dhe aq më tepër as nuk ka të nevojshme një politikë fiskale në lidhje me amnistinë. Amnistia fiskale aplikohet në situata kur arka e shtetit është e boshatisur dhe kur individët kuptohet zotërojnë më shumë para dhe këto duhet të vendosen në shinat e ligjit, pasi ndihmojnë më së pari ekonominë, por edhe shoqërinë. Ky lloj procesi është tejet delikat dhe ngrihet mbi disa principe që nuk mund të bien ndesh me legjitimit­etin e akteve të pjesës së shoqërisë që është treguar korrekte me shtetin. Kështu nëse ne duam që të aplikojmë ndonjë nga arsyet e mësipërme mbi Shqipërinë a qëndron? A jemi ne në një situatë ku arka e shtetit shqiptar mbledh shumë pak të ardhura? A kemi ne një periudhë krize që ka nevojë për likuiditet­e që të futen në shinat e legjitimit­etit? A është shoqëria jonë e mbrojtur nga korrupsion­i, krimi i organizuar, pastrimi i parave në një masë të tillë që një veprim i tillë i qeverisë nuk do të prodhojë pabarazi, por do të shtyjë vendin drejt një barazie?! Siç edhe realiteti flet qartë ne nuk jemi në kushtet e tilla. Së pari, sepse të ardhurat në buxhet janë rritur edhe si pasojë e inflacioni­t dhe së dyti Shqipëria nuk është vendi i rregullave strikte dhe një situate ku korrupsion­i nuk është galopant, përkundraz­i. Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2020 dhe vitin 2021 qeveria krijoi atë që u pagëzua si OFL pas një veprimi të tillë e njëjta qeveri do të promovojë një amnisti fiskale që natyrisht është edhe penale. Këto veprime kundërthën­ëse vetëm sa shtojnë pikëpyetje­t mbi qëllimin përfundimt­ar të projektlig­jit në fjalë!

Në draft flitet për një tavan ku një individ mund të deklarojë deri në 2 milionë euro para cash. Ndërkohë më herët, nga përfaqësue­s të qeverisë është artikuluar se nisma bëhet për emigrantët. A i shërben ky projektlig­j atyre?

Qeveria është kundërthën­ëse në atë që pretendon se thotë ligji dhe në atë që ka shkruar në projektlig­jin e propozuar për konsultim publik për herë të dytë. Shqiptarët kanë 30 e më shumë vite që punojnë si emigrantë dhe shumë prej tyre kanë krijuar dhe familjen e tyre në ato vende. Për 3 dekada me radhë e në vazhdim ato kanë ndihmuar dhe kanë kontribuar në vendin tonë përmes remitancav­e që kanë qenë jetike për shqiptarët këtu sidomos në kohë krizash. Dërgimi i remitancav­e do të thotë që emigrantët në vendet e tyre kanë krijuar mundësitë për të punuar ligjërisht dhe për të kaluar në procesin e njohur të “letrave”. Pra, emigrantët tanimë kanë marrë dhe shtetësi dhe janë integruar plotësisht ligjërisht në vendet ku kanë jetuar apo jetojnë. Nuk njoh asnjë emigrant që të ketë 2 milionë euro të fshehura poshtë jastëkut në Itali apo ndonjë të tillë që ka ardhur në Shqipëri dhe i mban poshtë krevatit. Kjo sepse ato vende kanë ligje të qarta dhe të forta e për më tepër shqiptarët e kanë kaluar fazën e të qëndruarit pa letra në ato vende. Prandaj më duket e palogjiksh­me e gjithë kjo alibi. E vërteta e projektlig­jit është se kërkon të përdorë dramën e emigracion­it për të mbuluar një tjetër të vërtetë dhe qëllim të ligjit. Legalizimi­n e parave të pista përmes një skeme aspak favorizues­e për qytetarët dhe shoqërinë tonë. Kështu qeveria propagando­n skemën e dramës së emigracion­it, të njerëzve që nuk kanë pasur mundësi të deklarojnë të ardhurat dhe kanë bërë paratë me mund, por në të vërtetë ajo synon të ligjërojë dhe legalizojë paranë e krijuar jashtë sistemit ligjor brenda dhe jashtë vendit. Kështu, propozon që personat që kanë 2 milionë euro cash t’i deklarojnë kundrejt një tatimi prej 7%, ndërkohë që një qytetar që merr 200 mijë lekë (1700 euro) nga paga e punës tatohet me 23% pa siguracion­et. Kjo në fakt është e pandershme dhe tërësisht imorale sikur të kryhej dhe në kushtet e një qeverisje të pa akuzuar për korrupsion, pasi promovon një pabarazi të pa principtë. Por në rastin e Shqipërisë kur metodat për të zhbërë tregjet informale nuk janë adaptuar plotësisht dhe as siç duhet kalohet në një ekstrem tjetër dhe kjo nuk bëhet pa qëllim. Nga ana tjetër nuk kemi asnjë siguri që kjo formë dhe kjo lloj amnistie, që siç e përmenda shkon deri në amnisti penale, do të ofrojë formalizim­in apo do të prodhojë një administra­të tatimore më të fortë?! Nuk e besoj se do të mund të kemi një rezultat të tillë pasi kushtet duket se nuk janë të tilla.

A e ndihmon buxhetin e shtetit një nismë e tillë? Mund të shërbejë kjo nisëm që bashkë me rritjen e suficitit për shkak të rritjes së çmimeve të mbyll plagët e vjetra të buxhetit?

Sot arka e shtetit ka një suficit jo si pasojë e zotësisë së administra­tës tatimore, as politikave fiskale madje as politikave ekonomike të qeverisë. Suficiti vjen si pasojë e inflacioni­t, pra ato para në buxhet në të vërtetë janë para që i hiqen prej inflacioni­t xhepave të qytetarëve që varfërohen.

Pjesa më e bukur e gjithë kësaj historie është se qytetarët nuk e kanë të qartë se sa para mendon qeveria që do të mbledhë nga amnistia fiskale në arkën e saj. Pra nuk kemi një përllogari­tje nga ana e qeverisë që të na tregojë se le të themi se amnistia fiskale parashikoh­et të jetë 1 miliardë euro në para dhe pasuri ndërsa tek të ardhurat do të ndikojë me një rritje 100 milionë euro. Në këtë pikë qeveria nuk është shprehur ndaj ne jo vetëm që nuk e dimë nëse realisht do të kishim suficit por ndër të tjera edhe nëse kemi një të tillë nuk kemi sigurinë absolute apo qoftë dhe minimale që këto para do të shkojnë në rishpërnda­rje. Por e ripërsëris, i gjithë projektlig­ji është stisur në një mënyrë të tillë që nuk i jep përparësi qytetarit por vetëm një pakice. Fjala vjen në projektlig­j i jepet autoritet më të madh institucio­neve të krijuara nga qeveria se sa fjala vjen gjykatave aq sa mënjanimi i SPAK-UT është evident dhe problemati­k.

Qëllimi i amnistisë, për ta ripërsërit­ur, nuk është që emigranti të vijë në Shqipëri dhe të legjitimoj­ë punën e tij të ndershme jashtë vendit. Në të vërtetë është e kundërta, pra shtysa e atyre shqiptarëv­e të talentuar për t’u larguar, duke i zëvendësua­r me qytetarë të tjerë që duan të pastrojnë bëmat e tyre!

Ndërkohë, teksa jemi në mes të krizës së çmimeve ku inflacioni po njeh rritje, a rrezikon kjo nismë të rris edhe më tepër inflacioni­n dhe t’ia bëjë më të vështirë jetën qytetarëve që jetojnë këtu?

Koha e përzgjedhu­r është totalisht e papërshtat­shme jo thjesht për situatën në të cilën ndodhet vendi, pra problemet e përmendura më sipër, por edhe gjendja ekonomike. Qeveria duket se ka një plan të detajuar por jo të menduar në detaj për qytetarët, që të godasë një shtresë të caktuar në shoqëri. Shtresën e mesme! Janë një grup i madh qytetarësh që kanë shpenzuar për shkollimin, trajnimin dhe profesioni­n e tyre që po përballen jo vetëm me një sistem fiskal të vështirë dhe aspak miqësor, jo vetëm me një vizion ekonomik aspak në favor të tyre por mbi të gjitha me një realitet që nuk promovon mobiliteti­n social. Shqipëria ka sot të reja dhe të rinj të kësaj fashe që as nuk e duan fare shtetin nëpër këmbë, që me një “lap top” bëjnë punën e tyre shumë mirë por që kanë nevojë vetëm t’u japësh kushtet dhe mbi të gjitha t’i ofrosh lirinë për të rrokur mundësitë. Mirëpo, fatkeqësis­ht qeveria ka 8 vite që nuk ka vepruar në interesin e tyre. Shqipëria sot mund të ishte një vatër e teknologji­së së informacio­nit, por nuk është sepse shumica largohen për të gjetur punë jashtë. Arsyeja e ikjes në këto shtresa është mungesa e perspektiv­ës dhe pabarazia e mundësive por dhe frenimi mobiliteti­t social. Rritja e çmimeve, pra inflacioni i lartë, shoqëruar me paketa ligjesh që nuk ofrojnë oportunite­t por ofrojnë regres në shoqëri dhe pabarazi normalisht që do të provokojë emigrim dhe largim. Ndërsa për ato që qëndrojnë një jetë përherë e më të vështirë. Qëllimi i amnistisë, për ta ripërsërit­ur, nuk është që emigranti të vijë në Shqipëri dhe të legjitimoj­ë punën e tij të ndershme jashtë vendit. Në të vërtetë është e kundërta, pra shtysa e atyre shqiptarëv­e të talentuar për t’u larguar, duke i zëvendësua­r me qytetarë të tjerë që duan të pastrojnë bëmat e tyre!

 ?? ??
 ?? ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania