Panorama (Albania)

DETYRIMI TATIMOR

-

Në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimi­t të tyre në llogaritë bankare, banka apo institucio­ni financiar mban një tatim të posaçëm prej:

a) 7 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera në 4 muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;

b) 10 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera pas 4 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit. Nëse subjektet që kanë bërë deklarimin vullnetar të shumave në tëholla nëpërmjet depozitimi­t të tyre në llogari bankare, vendosin ti investojnë shumat e deklaruara në tituj shtetërorë, bono thesari apo obligacion­e jo më të vogla se 2-vjeçare, Banka e Shqipërisë në rolin e agjentit fiskal, mban një tatim të posaçëm prej: i) 5 për qind të shumës totale për investime të bëra në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit; ii) 7 për qind të shumës totale për investime të bëra pas katër muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të luajtshme apo të paluajtshm­e të deklaruara vullnetari­sht pranë Njësisë, tatimi i posaçëm paguhet, si më poshtë vijon:

a) 7 për qind të vlerës së deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;

b) 10 për qind të vlerës së deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera pas katër muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

3. Bankat e nivelit të dytë apo institucio­net financiare transferoj­në të ardhurat nga pagesat e tatimit të posaçëm në kuadër të këtij ligji, në llogarinë e posaçme të thesarit, të ministrisë përgjegjës­e për financat.

4. Detyrimet tatimore të subjekteve përfituese, në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaruar, konsideroh­en të paguara rregullish­t dhe autoritete­t kompetente tatimore nuk mund të kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara sipas përcaktime­ve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania