Panorama (Albania)

Deklarimi vullnetar i pasurisë pa penalitete, skema si do të bëhet

Deklarimi vullnetar i pasurive do kryhet pranë Njësisë Speciale, ku plotësohet formulari. E gjithë procedura përfundon brenda 20 ditëve

- ADA HAZIZOLLI

Ka jo hije dyshimi mbi atë që mund të sjellë amnistia fiskale dhe penale, kjo jo vetëm për faktin që favorizon ata të cilët nuk kanë deklaruar në këto 3 dekada pasurinë por edhe mbi mënyrën sesi do të bëhet kjo.

Për ekspertët performanc­a ligjore është e rëndësishm­e për të mos lejuar në rastin më të mirë dështimin e kësaj nisme dhe ne rastin më të keq kthimin e saj në “minë me sahat”, duke i hapur rrugën legalizimi­t të pasurive që vijnë nga bota e krimit dhe trafikut.

SKEMA

Në projektlig­jin e hedhur për konsultim publik është përcaktuar edhe skema se si do të bëhet deklarimi i parave dhe pronave, që s’duhet të kalojnë vlerën e 2 milionë eurove.

“Deklarimi vullnetar i pasurive apo i pasqyrave financiare kryhet pranë Njësisë Speciale, nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklar­imi sipas formularit të deklarimit vullnetar. Njësia, brenda 5 ditëve pune nga depozitimi i formularit të deklarimit vullnetar, kryen verifikime­t paraprake nëse aplikuesi është subjekt përfitues i këtij dhe pajis subjektin ose përfaqësue­sin e tij me një dublikatë (kopje) të formularit të vetëdeklar­imit të certifikua­r/nënshkruar nga Njësia. Formati i formularit të deklarimit vullnetar dhe mënyra e procedimit për deklarimin vullnetar të pasurive dhe të pasqyrave financiare përcaktohe­n me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat. Procesi i deklarimit vullnetar fillon me depozitimi­n e formularit të deklarimit vullnetar dhe përfundon me pajisjen e subjektit me vërtetimin përkatës, të lëshuar sipas parashikim­eve të këtij ligji. Shumat në të holla depozitohe­n në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë, ndërsa për pasuritë e tjera, të detyrueshm­e për t’u regjistrua­r, ndiqen procedurat e regjistrim­it sipas parashikim­eve të legjislaci­onit përkatës të fushës”, thuhet në draft ku vihet në dukje po ashtu

“deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të kësaj procedure nga ana e subjekteve përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetari­sht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administra­tiv të subjekteve përfituese”. E gjitha procedura parashikoh­et që të zgjasë 20 ditë. “Me përfundimi­n e procedurës së deklarimit vullnetar, brenda 20 ditëve nga dorëzimi i dokumentac­ionit, sipas pikës 1, të këtij neni, Njësia lëshon vërtetimin përkatës të përfundimi­t të procesit të deklarimit vullnetar të pasurive, formati i të cilit miratohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat. Personi, në emër të të cilit është lëshuar vërtetimi për përfundimi­n e procesit të deklarimit vullnetar, konsideroh­et subjekt përfitues për pasurinë, përkatësis­ht sipas llojit dhe vlerës së përcaktuar në vërtetimin përkatës për përfundimi­n e procesit

të deklarimit vullnetar”.

KUFIZIMI

Pas zyrtarizim­it të nismës, qytetarët do të mund të deklarojnë të ardhurat deri në 2 milionë euro. Ky është tavani që Qeveria ka vendosur. Nëse deklarimi bëhet brenda 4 muajve të parë nga hyrja në fuqi e ligjit tatimi që do të paguhet do të jetë 7 për qind ndërsa nëse bëhet pas këtij harku kohor atëherë tatimi do të jetë 10 për qind. Por në ligj janë vendosur edhe kufizime. Mbi pasurinë e deklaruar, që mund të jetë në para ose prona s’mund të bëhet asnjë veprim, pra s’mund të tërhiqet pa përfunduar afati 9 mujor i amnistisë. Ndërsa për transferim­et jashtë vendit qytetarët duhet të presin 5 vite. “Shumat në të holla të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferoh­en jashtë shtetit për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i depozitimi­t të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar. Subjekti deklarues nuk mund ti tërheqë shuma në të holla të depozituar­a deri në përfundim të afatit të zbatim të këtij ligji. Në rastet kur subjektet që kanë deklaruar shuma në të holla, dëshirojnë të transferoj­në këto shuma ose ekuivalent­in e tyre jashtë shtetit, përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimi­t të tyre, u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferua­r. Penalitete­t e parashikua­ra në pikën4 të këtij neni kalojnë në llogari të thesarit në Ministrinë përgjegjës­e për Financat, nga bankat, dhe janë në shtesë të shumës fillestare të paguar në çastin e depozitimi­t të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar”, specifikoh­et në ligj. Nga kjo nismë mund të përfitojnë emigrantët, ata që kanë punuar deri më sot në të zezë si edhe sipërmarrë­sit vendas. Nga ana tjetër përjashtoh­en të gjithë ata që i kanë të ardhurat e tyre nga krimi. Ashtu sikundër janë të paamnistue­shme të ardhurat e politikanë­ve dhe të rrethit të tyre familjar, të gjykatësve, prokurorëv­e etj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania