Panorama (Albania)

Fuga tregon bisedën e takimit me Metën: Folëm për opozitën dhe pushtetin

-

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar dje një takim me akademikun e njohur Artan Fuga. Lajmi është bërë i ditur nga vetë, akademiku Fuga, i cili ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga takimi në Skrapar duke theksuar se gjithë jetën është ndjerë më afër personalit­eteve dhe pushtetarë­ve kur ata kanë qenë në fund të një mandati politik. Në mesazhin e tij, Fuga thekson se jeta është e gjatë, edhe me miqtë e dikurshëm, përsëri ritakohesh, ky është një ligj i zotit që kurrë nuk duhet harruar. Akademiku ka treguar edhe disa nga temat e bisedës gjatë takimit me Presidenti­n Meta dhe ajo politike ka marrë fokusin kryesor. Fuga thotë se kanë folur për LSI, Partinë Socialiste dhe PD, opozitën dhe pushtetin e deri tek djegia e mandateve të cilën e quan “si vetëdorëzi­m i përgjegjës­ive që i ishin kërkuar kombit” dhe energjitë e reja politike si alternativ­ë që ka nevojë vendi. “Unë gjithë jetën time nuk e di përse ndihem afër personalit­eteve dhe pushtetarë­ve të lartë kur janë në fund të një mandati politik. Kur janë në fillim u qëndroj larg! Kur janë në mes nuk di çfarë të them! Fundi është fillim dhe fillimi është fund, thoshin të lashtët! Pas një dreke me z. President Ilir Meta! Një bisedë sa substancia­le dhe serioze, aq edhe miqësore, e këndshme, dhe me shumë humor të hollë! U kënaqëm vërtet! Drekë dietike me pak peshk, pak perime dhe sallatë barishtesh! Për çfarë nuk folëm, për burrat e mëdhenj dhe gratë dinjitoze të Skraparit dhe Beratit në histori, për dëshmorët dhe viktimat, për historinë e partisë socialiste që në shumë pika vetëm ne e dimë të vërtetën, për heronjtë e vërtetë të demokracis­ë që pasi çanë muret e ambasadave nuk rrahën gjoksin dhe nuk kërkojnë të dalin në presidiume, për opozitën dhe pushtetin, për barishtet e ziera si ushqim i mirë, për dorëzimin e mandateve si vetëdorëzi­m i përgjegjës­ive që i ishin kërkuar kombit, për traditat e mëdha shqiptare, për skuthat, hipokritët, për verën e Delvinës, për LSINË, për Pd-në, për energjitë e reja politike alternativ­e që Shqipëria ka nevojë. Ja këto! Dhe si kujtim një foto! Lamë takime të tjera sipas kohës dhe mundësive. Jeta është e gjatë, edhe me miqtë e dikurshëm, përsëri ritakohesh! Mos e harrojë njeri këtë ligj të Zotit! Bota është e vogël!”, shkruan akademiku Fuga në mesazhin e tij.

 ?? ?? Meta e Fuga
Meta e Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania