Panorama (Albania)

Shpopullim­i i vendit, Meta: Duhet strategji kombëtare për ta luftuar

Presidenti, thirrje për një front të përbashkët kombëtar: Është një fakt i qartë axhenda e qëllimshme antikombët­are

- KELMENT BAÇI

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se duhet urgjentish­t një strategji e qartë kombëtare dhe efektive për të luftuar fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta bën thirrje që të bashkohen energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektiv­ën e merituar europiane. Kreu i shtetit thotë se tani është fakt i qartë axhenda antikombët­are për shpopullim­in dhe falimentim­in e vendit, për ndalimin e së cilës në thirrje një bashkim në një front të përbashkët kombëtar, kundër këtij fenomeni. “Axhenda e qëllimshme antikombët­are për shpopullim­in dhe falimentim­in e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor. Është detyra e të gjithëve të unifikohem­i pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjsh­mëri, atdhetari dhe profesiona­lizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën. Nevojitet urgjentish­t një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhë­nie demokratik­e në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendum­eve. Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektiv­ën e merituar europiane! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!”, shkruan Meta. Presidenti ka reaguar pas lajmit të publikuar nga “Zëri i Amerikës” që tregon shifrat e largimit të shqiptarëv­e dhe vështirësi­së e krijuara në vend për gjetjen e fuqisë punëtorë në bujqësi. Presidenti është një ndër politikanë­t

më aktivë me qëndrime publike për krijimin e politikave që ndalojnë fenomenin e largimit të shqiptarëv­e nga vendi.

Axhenda e qëllimshme antikombët­are për shpopullim­in dhe falimentim­in e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor. Është detyra e të gjithëve të unifikohem­i pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjsh­mëri, atdhetari dhe profesiona­lizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën

ZËRI I AMERIKËS

Në Shqipëri ka nisur të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e bujqësisë për shkak të emigracion­it dhe rënies së numrit të lindjeve. Punët e bujqësisë tani janë në pikun e tyre, por në ara shihen gjithnjë e më pak njerëz që punojnë. Këtë vit bujqësia në Shqipëri po përballet me mungesën e fuqisë punëtore si dhe me çmimin e lartë të naftës dhe imputeve të nevojshme bujqësore. “Punëtorët po ikin të gjithë jashtë. Ne nuk kemi punëtorë për të korrurat, nuk kemi punëtorë për punët në fabrikë. Çmimi i punëtorëve rritet përditë, fuqi punëtore nuk ka dhe rritja e çmimit të naftës ndikon te fermerët, ndikon edhe tek eksportues­it pasi nga 2500 dollarë që ka kushtu me dërgu 20 tonë në Amerikë, ka shku në 15 mijë dollar. Prandaj ne nuk dimë se si ta përcaktojm­ë çmimin”, thotë Dedë Sterkaj nga kompania “LNL”. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistika­ve, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi. “Jemi një grup pensionist­ësh që e mbajmë bujqësinë. Edhe bujqësia, po t’i vëmë një metaforë, bujqësia është pensionist­e. Nuk ka të rinj më (që merren me bujqësi)”, thotë fermeri Prekë Game. Por, mungesën e fuqisë punëtore po ndikon edhe sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi, industria fasone si dhe biznesi i vogël. Në dyert e shumë prej bizneseve të vogla, tani lexohen shënime me kërkesën për punëtorë. Mjeshtri i punimit të drurit, Zija Karini, tashmë punon i vetëm në zdrukthëta­rinë e tij. Zotërues i 13 teknikave të punimit të drurit, mjeshtri Karini thotë se deri para disa viteve, në punishte vinin mjaft të rinj, të interesuar për të marrë zanatin, po kohët ndryshuan me shpejtësi, një pjesë kanë emigruar dhe të tjerë mendojnë të emigrojnë. Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtore, për shkak të emigracion­it, por edhe rënies së numrit të lindjeve, pritet të ndikojnë në ritmet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve në vazhdim. Kjo ka shtyrë tani disa biznese të fillojnë të kërkojnë dhe punësojnë punëtorë të huaj.

 ?? ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania