Panorama (Albania)

Mjeku Edvin Prifti i pezulluar, kolegët: Vendimi i padrejtë

Profesor Edmond Kapedani: E vlerësoj si aset kombëtar. Me përgjime të porositura merren vendime të dyshimta

- ADA HAZIZOLLI

Mjeku Edvin Prifti nuk do të lejohet të prekë bisturinë deri në shkurt të vitit 2023. Gjykata e Apelit vendosi të lërë të pandryshua­r masën e pezullimit nga detyra për kardiokiru­rgun, duke shkaktuar jo pak indinjatë në radhët e profesioni­stëve të shëndetësi­së, të cilët e konsideroj­në të padrejtë vendimin.

PROFESOR KAPEDANI

Profesor Edmond Kapedani, ndërsa lartëson figurën e Priftit thotë se masa e marrë ndaj tij për të mos e lejuar të ushtrojë profesioni­n është disproporc­ionale në raport me “fajin”. Profesori shkon edhe më tej kur thotë se ndëshkimi i tij nuk ka të bëjë me aftësitë profesiona­le dhe se me përgjime të porositura merren vendime të dyshimta. “Unë gjykoj se masa e marrë në raport me ‘fajin’ është disproporc­ionale. Me përgjime ‘tangencial­e’ të porositura merren vendime të dyshimta. Unë gjykoj se ndëshkimi i tij nuk ka të bëjë me aftësitë profesiona­le të Edvinit. Ai nuk ka bërë asnjë gabim teknik operator kirurgjik dhe dënohet me mos ushtrim profesioni kirurgjika­l. Akoma me keq lejohet të japë mësim, por nuk lejohet të operoje! Habi! Edvinin unë si pedagog i tij, ish-shef i tij, e vlerësoj aset kombëtar. Ai është mjaft i kualifikua­r për punën që bën si për Shqipërinë dhe për vende europiane. Ai është ‘vite drite’ larg të tjerëve që bëjnë vetëm rutinën”, shprehet profesori.

REAGIMI I PRIFTIT

Por, çfarë mund të ishin “arsyet e forta” që çuan në rrëzimin e kërkesës për heqjen e masës së pezullimit dhe a do të dëmtoheshi­n vërtet provat siç edhe doktori parashtroi si pikëpyetje, nëse ai do të operonte qytetarët nga zemra? Përmes një postimi në rrjetet sociale, Prifti hedh dritë mbi arsyet e mundshme të këtij vendimi duke hequr paralele me atë që ju ndodhi mjekëve Ali Spahiu dhe Fadil Spahija, të cilët u burgosen e internuan pasi duhet të punësohej nipi i Byrosë Politike. “Emrat e tyre pak përmenden sot, por kjo është sëmundja e përgjithsh­me e këtij kombi, e cila ka të bëjë me amnezinë ose harresën

dhe mungesën e memories. Kalvari i jetës së tyre ishte i jashtëzako­nshëm me burgje dhe internime dhe ndërkohë ishin dy yjet e mjekësisë shqiptare të kohës. E gjitha filloi pasi në vend të dr. Ali Spahisë duhet të punësohej nipi i Byrosë Politike, i cili nuk dinte ABC e mjekësisë dhe dr. Fadil Spahija e përshkruan këtë në formën e një anekdote në intervistë­n e tij. Pa dashur aspak të krahasoj veten me këta titanë të mendimit dhe profesioni­t, 70 vjet më pas, në detyrën time si shef i Kardiokiru­rgjisë në QSUT, pasi me sakrifica dhe punë të përkushtua­r ne bëmë të mundur që mijëra shqiptarë që kishin të vetmen zgjidhje të shkonin në Turqi për t’u operuar nga zemra, të operoheshi­n në Tiranë. Edhe mua më kërkohet me insistim dhe direktivë që një mjek i ri me mesatare që linte për të dëshiruar, nga ata të fisit revolucion­ar kushëriro-tribal të sistemit të drejtësisë, paçka aftësive teorike dhe praktike të kufizuara, të operonte si i parë pasi duhej të ngrihej emri i tij në kurriz të pacientëve që na kishin mirëbesuar jetën. Me gjithë dëshirën për t’i dhënë edhe atij mundësinë si të gjithë stafit tim, përgjigja ime ishte jo pasi procesi kërkon trajnim, përgjegjës­i dhe sakrifica, dhe konsekuenc­a për mua ishte e ngjashme me atë të mjekëve të mëdhenj. Mbase pa dashje bënë qe te krahasohej jeta ime me të tyren! Është e dukshme se sa përpara ka bërë kjo shoqëria jonë?” shkruan doktori i cili mbyll postimin e tij duke sjellë në vëmendje një shprehje të Alessandro Orsini. “Përpara se një intelektua­l të vritet ai duhet të linçohet, përgojohet, shpifet, duhet thurur fabula e intrigës që ajo të duket e vërtetë, duhet që intelektua­li të simbolizoj­ë heretikun që më pas të digjet në flakët që turma pa memorie ia ‘dhuron’ në shërbim të shëlbimit të tij”.

 ?? ?? Prof. Edmond Kapedani
Prof. Edmond Kapedani
 ?? ?? Prof. Bajram Hysa
Prof. Bajram Hysa
 ?? ?? Prof. Edvin Prifti
Prof. Edvin Prifti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania