Panorama (Albania)

Alarmi i SHISH: Jo vetëm shqiptarët, po edhe të huajt pastrojnë para në Shqipëri

Nga sulmet kibernetik­e, tek aktiviteti i “Call Center”-ave, ja fushat më të lakmuara nga kriminelët ekonomikë

- NIKOLETA KOVAÇI

Në raportin vjetor të aktiviteti­t të institucio­nit të Shërbimit Informativ Shtetëror, një rëndësi e veçantë i është kushtuar korrupsion­it në të gjitha nivelet dhe krimeve ekonomike.

SHISH është ndaluar konkretish­t te pastrimi i parave, që vjen si rezultat i fuqizimit të krimit të organizuar jashtë dhe brenda vendit dhe dobësimit të kontrollit të aktivitete­ve të tyre ekonomike. Sipas verifikime­ve të tyre, bëhet me dije se krimet ekonomike në vendin tonë nuk realizohen vetëm nga shqiptarët që operojnë në paligjshmë­ri të theksuar kriminale, por edhe të huaj, pjesë të krimit të organizuar ndërkombët­ar. Në raport, SHISH flet jashtë fakteve konkrete, por duke sjellë dukurinë dhe mënyrën se si ajo vihet në jetë në vendin tonë. Sipas SHISH, krimet në ekonomi që kanë sunduar vitin që lamë pas, janë evazioni fiskal, kontraband­a, futja e kartëmoned­have të huaja cash dhe metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar. Po ashtu, një nga shqetësime­t e mëdha të 2021-shit është konstatuar informalit­eti i lojërave të fatit, po aq sa huadhënia informale jashtë instrument­eve bankare. Një ndalesë interesant­e, ndonëse e pasqaruar konkretish­t dhe me fakte, për shkak të procedurës që ndjek ky institucio­n, është edhe historia e aktiviteti­t të “Call-center”-ave në vendin tonë. Edhe pse për këta operatorë ekonomikë është folur shumë, në fakt asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë aksion kontrollue­s shtetëror, vetëm në një rast kur në vendin tonë mbërritën ekspertë gjermanë të hetimit, pasi ishin mashtruar me qindra shtetas të vendit të tyre. Por SHISH tregon se është në dijeni të të gjithë aktiviteti­t të dyshimtë që kamuflojnë këto kompani dhe që veprojnë prej më shumë se një dekade në vendin tonë. Në raport zë vend edhe prodhimi i “Bitcoin”, monedha që ka hyrë kohëve të fundit, por që është kthyer në një aktivitet konkret kriminal, sipas raportit, pasi ata funksionoj­në në informalit­et, pasurohen shpejt dhe ekziston rreziku jo vetëm i pastrimit të produkteve të veprës penale, thotë SHISH, por edhe i financimit të terrorizmi­t.

Një tjetër sektor që SHISH thotë që është investuar së tepërmi përgjatë vitit që lamë pas janë krimet kibernetik­e. Ata janë ndalur te ndërhyrja në të dhënat personale të shqiptarëv­e, që pasuan njëra tjetrën pa u ndalur. Në fakt, viti 2021 nisi me skandalin e ‘patronazhi­stëve’, që SPAK e përjashtoi nga hetimi për mungesë kompetence lëndore, ndërkohë që më pas Shqipëria u godit edhe disa herë të tjera nga ndërhyje në të dhënat personale. SHISH informon se ka ndërhyrë disa herë për të përballuar sulmet kibernetik­e përgjatë vitit që lamë pas, të gjitha sulme nga jashtë. Ata kanë mundur të identifiko­jnë shpesh edhe vendin e origjinës së sulmeve, por edhe t`i lexojnë si duhet këto sulme duke i konsiderua­r edhe si terrorizëm kibernetik.

RAPORTI: KORRUPSION­I DHE KRIMET NË EKONOMI

Korrupsion­i dhe krimet në ekonomi mbeten fenomene shqetësues­e që cenojnë barazinë ekonomike mes shtetasve dhe sundimin e ligjit. Pastrimi i produktit të veprës penale mbetet karakteris­tikë

e krimit të organizuar. Ndërveprue­s janë edhe shtetas të huaj, të përfshirë në krimin e organizuar ndërkombët­ar. Krimet në ekonomi më të përhapura janë: evazioni fiskal, nëpërmjet aplikimit të praktikave dhe skemave të ndryshme abuzive; kontraband­a e mallrave të akcizës, shfaqur nëpërmjet manipulimi­t të dokumentac­ionit doganor, si dhe të kartëmoned­have të huaja cash dhe të metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar; realizimi i lojërave të fatit në informalit­et; huadhënia informale jashtë instrument­eve bankare, aplikimi në informalit­et i kriptomone­dhave virtuale dhe brokerimi i palicencua­r. Veprimtari­a e brokerimit të palicencua­r apo të ushtruar në informalit­et nga operatorë ekonomikë, shfaqet në ndërmjetës­imin dhe investimet në bursa jashtë shtetit, në kriptomone­dha dhe metale të çmuara, duke e kamufluar veprimtari­në pas aktivitete­ve të tipit “call center”. Gjithashtu, aktorët e përfshirë në këtë formë paligjshmë­rie kanë krijuar edhe rrethanorë

të përshtatsh­ëm për prodhimin e kriptomone­dhës në informalit­et.

PRODHIMI I “BITCOIN”

Në vendin tonë prodhohet “Bitcoin” nga subjekte të palicencua­ra për këtë aktivitet. Merren objekte me qira, afër vendeve ku mundësia për të abuzuar apo vjedhur energjinë elektrike është më e lartë, por ka edhe raste ku ndërhyhet në matësit elektrikë. Aktiviteti zhvillohet në informalit­et edhe pse ka hyrë në fuqi legjislaci­oni përkatës (ligji Nr.66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologji­në e regjistrav­e të shpërndarë”) që përfshin rregullimi­n e kushteve të licencimit, ushtrimin dhe mbikëqyrje­n e aktiviteti­t të operatorëv­e dhe bursave, tregtimin e monedhave virtuale dhe parandalim­in e praktikave abuzuese në treg, në vendin tonë. Përdorimi i parasë virtuale sjell një sërë përfitimes­h dhe lehtësiras­h të mundshme. Kjo me gjasa rrit rrezikun e pastrimit të parave, financimin e terrorizmi­t apo vepra të tjera gjeneruese të ardhurash kriminale.

SIGURIA KIBERNETIK­E

Vlerësohet se, niveli i kërcënimev­e kibernetik­e është në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim në nivel global. Aktorët e kërcënimev­e keqdashëse do të vazhdojnë të shfrytëzoj­në dobësitë e platformav­e elektronik­e të ruajtjes, administri­mit dhe komunikimi­t, për të siguruar akses në informacio­ne sensitive, që ndikojnë në publik dhe përdoren për synime inteligjen­ce. Infrastruk­turat kritike fizike dhe elektronik­e mbeten shënjestra të kërcënimev­e kibernetik­e nga aktorë shtetërorë kundërshta­rë dhe entiteteve të lidhura me to. Hapësira e shërbimeve online

po shfrytëzoh­et për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetik­e. Aktorët shtetërorë kundërshta­rë po investojnë për të zgjeruar shkallën dhe fuqinë e programeve kibernetik­e të rrezikshme, duke i trajtuar ato si një mjet të politikës së jashtme, në kuadër të rivaliteti­t me faktorin perëndimor, por edhe si aktivitete hibride me synime presioni, përkundrej­t lehtësimit të sanksionev­e perëndimor­e kundrejt tyre. Shërbimet e inteligjen­cës së vendeve jomike zhvillojnë operacione të spiunazhit kibernetik për të grumbullua­r informacio­ne në përgjigje të prioritete­ve të politikave të tyre të brendshme dhe të jashtme. SHISH-I është angazhuar në forcimin e kapacitete­ve mbrojtëse dhe analitike ndaj kërcënimev­e kibernetik­e. Shërbimi ka ndjekur në dinamikë situatat mbi kërcënimet kibernetik­e ndaj infrastruk­turës së SHISH dhe institucio­neve publike e private të RSH-SË dhe ka arritur të identifiko­jë targetin e kërcënimit, llojin dhe natyrën e sulmit.

Vlerësohet se, niveli i kërcënimev­e kibernetik­e është në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim në nivel global. Aktorët e kërcënimev­e keqdashëse do të vazhdojnë të shfrytëzoj­në dobësitë e platformav­e elektronik­e të ruajtjes, administri­mit dhe komunikimi­t, për të siguruar akses në informacio­ne sensitive, që ndikojnë në publik dhe përdoren për synime inteligjen­ce.

SULMET KIBERNETIK­E

Gjatë vitit 2021, SHISH-I ka arritur të përballojë me sukses një numër të madh kërcënimes­h kibernetik­e në perimetrat publikë. Të gjitha këto kërcënime janë neutralizu­ar në fazën e rikonjicio­nit aktiv, ku është arritur të identifiko­het targeti dhe burimi i kërcënimit. Aktorët shtetërorë dhe joshtetëro­rë të vendeve joperëndim­ore, si dhe entitetet e lidhura me to, përbëjnë burimin kryesor të kërcënimev­e, shoqëruar me aktivitet të përhershëm, të shtuar dhe rikonicion aktiv. Objekt i sulmeve përgjatë 2021 kanë qenë në pjesën dërrmuese bazat e të dhënave, infrastruk­turat VOIP, si dhe sigurimi i qëndrueshm­ërisë së depërtimit nëpërmjet serverëve C2 (Command and Control). Hapësira kibernetik­e po shfrytëzoh­et edhe për operacione informativ­e ndikimi edhe për shkak se avantazhi dhe dimensioni i ndikimit është më i madh se sa kostoja e tyre dhe rreziku i ekspozimit.

 ?? ??
 ?? ?? Shërbimi Informativ Shtetëror
Shërbimi Informativ Shtetëror

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania