Panorama (Albania)

“Dosja Dumani”, Njazi Jaho: Kujt i shërbente publikimi i gjatë në media?!

Gjykata e Strasburgu­t, bazuar në “Çështjen Goodvin” kundër Mbretërisë së Bashkuar, ka vendosur standardin për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve

- ARISTIR LUMEZI

Kostitucio­nalisti i njohur, Njazi Jaho, ngre dyshime se përse u lejua për një kohë të gjatë të publikohej në media pjesë nga “dosja Dumani”, i cili pas arrestimit nga Policia u kthye në një bashkëpunë­tor të drejtësisë.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, zoti Jaho duke iu referuar Kushtetutë­s dhe së drejtës për informim, shprehet se duhet pasur shumë kujdes me dëmtimin e sekretit hetimor. I pyetur nëse me ndalimin që SPAK-U i bëri mediave për mospubliki­min e dëshmisë së Nuredin Dumanit, Jaho shprehet se duhet bërë dallimi mes zhvillimit normal dhe objektiv të hetimeve si dhe zbatimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, dhe lirisë së shprehjes. Ai i referohet në këtë rast Gjykatës së Strasburgu­t, e cila sipas tij, ka një përvojë të gjatë dhe të konsolidua­r lidhur me mbrojtjen ligjore të burimeve të gazetarëve. “Shpesh përmendet ‘Çështja Goodvin’ kundër Mbretërisë së Bashkuar. Gazetari ishte dënuar me gjobë, sepse kishte refuzuar të tregonte burimin e informacio­nit, ndërsa GJEDNJ-JA e konsideroi të pabazuar këtë vendim, sepse pa mbrojtjen e burimeve të gazetarit mund të ketë stepje dhe të mos ndihmohet media për të informuar publikun mbi çështjet që ka interes. Në të kundërt, roli jetësor i shtypit mund të minohet”, shprehet Jaho.

Ju jeni njohur kohët e fundit me publikimin e informacio­neve që kanë të bëjnë me deklarimet e bëra në prokurori nga dy të akuzuar për krime të rënda dhe bashkëpunë­torë të drejtësisë: Nuredim Dumani dhe Henrik Hoxha. Si e vlerësoni publikimin e këtyre materialev­e hetimore?

Herë pas here dhe pjesërisht jam njohur. Personat e mësipërm dhe të tjerë akuzohen për vepra me rrezikshmë­ri tepër të theksuar shoqërore në formën e një grupi të strukturua­r kriminal, me implikime nga më të ndryshmet. Në këto publikime, nuk mungonin as emrat e personave të ndryshëm dhe as detajet që mund të bëheshin të njohura në procesin përkatës gjyqësor. Në këtë vështrim, nuk shtrohet çështja e kuriozitet­eve apo hamendjeve tej asaj që lexohet, por e faktit,

e asaj që është kryesore: a i shërben ky publikim publikut të gjerë?! Vlerësuar në aspektin ligjor dhe në mënyrë të veçantë se cilat duhet të jenë kërkesat për një hetim të plotë, objektiv dhe të gjithanshë­m, publikime të kësaj natyre që s’kanë asgjë të përbashkët me informacio­nin e nevojshëm dhe të lejueshëm, shtrojnë natyrshëm disa pyetje që janë njëkohësis­ht edhe shqetësime:

a)në ç’kushte dhe në ç’rrethana u bë ky publikim?

b)përse për një kohë relativish­t të gjatë u lejua vazhdimi i publikimev­e të tilla?

c) A ka pasur sinjalizim­e për pasoja të dëmshme: shqetësime të individëve dhe familjeve, favorizim të inkriminua­rve të mundshëm etj. Kemi parasysh se në urdhrin e tre prokurorëv­e midis të tjerave thuhet: “Deklarimet e këtyre shtetasve kanë vlerë provuese dhe janë shumë të rëndësishm­e për hetimin”.

Përse ishte e nevojshme që në këtë urdhër ku bëhet fjalë për sekretin hetimor të bëhej edhe vlerësimi i deklarimev­e që në vetvete janë të natyrës konkludues­e?

Ku mbështetet urdhri i tre prokurorëv­e të Prokuroris­ë së Posaçme?

Ai mbështetet në nenin 103/1 të Kodit të Procedurës Penale ku thuhet: “Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm me përmbajtje­n e tyre nëpërmjet shtypit ose i informacio­nit masiv si dhe në nenin 179/ 1 të Kodit të Procedurës Penale ku thuhet se: Aktet hetimore janë sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni për to”.

Në paragrafin e tretë të urdhrit theksohet: “Ndalimi i përmbajtje­s së këtyre akteve nëpërmjet shtypit apo informacio­nit masiv”. Në përfundim, për moszbatimi­n e këtij urdhri, përmendet neni 295/a paragrafi 4 dhe 5 ku përkatësis­ht thuhet: “Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave të përmbajtur­a në aktet sekrete nga persona të tjerë që kanë dijeni për të dhëna për procedim penal e që janë paralajmër­uar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbuklim­in e tyre, dënohen me burgim deri në 3 vjet”; “Zbulimi i të dhënave sekrete që kanë lidhje me identiteti­n, procesin e bashkëpuni­mit, të mbrojtjes ose për vendndodhj­en e dëshmitarë­ve e të bashkëpunë­torëve të drejtësisë të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga 2 deri në 6 vjet”.

Pas dy ditëve të urdhrit të mësipërm Prokuroria e Posaçme, ka bërë një sqarim lidhur me përmbajtje­n e urdhrit të prokurorëv­e ku thuhet se gazetari E.Q. ka publikuar disa të dhëna sekrete. A mund të shprehni një mendim për këtë njoftim të SPAK-UT?

Pasi u njoha me këtë sqarim që më vihet në dispozicio­n për ta parë (botim i datës 16 qershor 2022 në një nga mediat e përditshme) shpreh mendimet e mëposhtme:

1. Sqarimi ishte i nevojshëm. Ai parandalon interpreti­met e ndryshme pse jo edhe subjektive.

2. Njoftohet publiku se janë duke u kryer hetime për të sqaruar rrethanat në të cilat informacio­ni hetimor sekret është transmetua­r tek persona që më pas e kanë publikuar atë. Ky është pra sqarim që i shërben publikut të gjerë.

A kanë të drejtë organet e shtypit apo gazetarë të veçantë që për çështje të caktuara që janë denoncuar për ndjekje penale ose që hetohen, të kërkojnë informacio­n nga Prokuroria përkatëse?

Sigurisht që po. E drejta e informimit është e garantuar. Në nenin 23 të Kushtetutë­s thuhet: “Kushdo ka të drejtë në përputhje me ligjin të marrë informacio­n për veprimtari­në e organeve shtetërore, si dhe personave që ushtrojnë funksione shtetërore”.

Ligji “Për të drejtën e informimit” rregullon të drejtën e njohjes me informacio­nin që prodhohet ose mbahet nga autoritete­t publike. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacio­nin publik pa u detyruar të shpjegojë motivet. Si rregull, përgjigja (informacio­ni) duhet të jepet brenda 10 ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës, veç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.

Sipas ligjit (neni 17) e drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshm­e, proporcion­ale dhe nëse dhënia e informacio­nit dëmton sekretin tregtar, të drejtën e autorit, patentat.

Sa i përket të dhënave (informacio­nit) që ka të bëjë me hetimin e çështjeve penale, zbatohen dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Për të mos krijuar asnjë keqkuptim apo keqinterpr­etim, a mund të sqaroni nëse ka gjë të përbashkët midis ndalimit publikimit të sekretit hetimor që përmendëm më lart me mbrojtjen e burimeve gazetaresk­e?

E drejta e informimit është e garantuar. Në nenin 23 të Kushtetutë­s thuhet: “Kushdo ka të drejtë në përputhje me ligjin të marrë informacio­n për veprimtari­në e organeve shtetërore, si dhe personave që ushtrojnë funksione shtetërore”

Janë dy gjëra të ndryshme: e para ka të bëjë me zhvillimin normal dhe objektiv të hetimeve, si dhe me zbatimin e parimit të prezumimit të pafajësisë, ndërsa e dyta, është komponent i veçantë i lirisë së shprehjes. Ndërhyrja në lirinë e shprehjes mund të jetë legjitime, vetëm në raste të jashtëzako­nshme kështu p.sh., kur është çështje e sigurisë kombëtare, e integritet­it territoria­l e sigurisë publike, e mbrojtjes së shëndetit, e paanshmëri­së së gjyqësorit etj.

Gjykata e Strasburgu­t ka një përvojë të gjatë dhe të konsolidua­r lidhur me mbrojtjen ligjore të burimeve të gazetarëve. Shpesh përmendet “Çështja Goodvin” kundër Mbretërisë së Bashkuar. Gazetari ishte dënuar me gjobë, sepse kishte refuzuar të tregonte burimin e informacio­nit, ndërsa GJEDNJ e konsideroi të pabazuar këtë vendim, sepse pa mbrojtjen e burimeve të gazetarit mund të ketë stepje dhe të mos ndihmohet media për të informuar publikun mbi çështjet që ka interes. Në të kundërt roli jetësor i shtypit mund të minohet.

Pas vendimit të mësipërm, në vitin 2000 Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës miratoi rekomandim­in mbi të drejtën e gazetarëve për të mos zbuluar burimet e tyre të informacio­nit.

Te ne, nuk ka një ligj për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. A mundet që ky boshllëk në ndonjë rast të interpreto­het në dëm të gazetarëve?

Në fakt, kjo çështje në të ardhmen duhet të shprehet në ligje. Por, pavarësish­t nga kjo, nëse gjykatat tona do të ndeshen me ndonjë rast të tillë, ato mund të zbatojnë drejtpërdr­ejtë praktikën dhe orientimet e GJEDNJ-SË dhe të udhëhiqen nga parimi i proporcion­alitetit, si dhe roli i shtypit në një sistem demokratik.

 ?? ?? Konstituci­onalisti Njazi Jaho
Konstituci­onalisti Njazi Jaho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania