Panorama (Albania)

“Java Çame”, kreu i PDIU kërkon miqësi me Greqinë

“E drejta njerëzore nuk ka për t’u harruar nga shqiptarët e Çamërisë” Idrizi: I bëj apel Greqisë, sa më shpejt që ne të largohemi nga fantazmat e së kaluarës, aq më shpejt ne do të jemi dy vende mike

- TIRANE

“Java Çame” ka kulmuar me pelegrinaz­hin e përvitshëm në Varrezën Monumental­e “Trëndafila­t e Çamërisë” në Kllogjer të Sarandës, aty ku prehen eshtrat e 2900 shqiptarëv­e të Çamërisë, që humbën jetën gjatë gjenocidit më famëkeq në vitin 1944-1945, nga masakrat e Napoloen Zervës. Qindra shqiptarë të Çamërisë vendosën trëndafili­n e kuq në gurët e memorialit, si shenjë kujtese, dhe lartësimi të jetëve të prera në mes. Mes tyre që vendosën trëndafila ishin kryetari i PDIU-SË Shpëtim Idrizi dhe deputetët e tjerë të PDIU-SË. “Në kuadrin e ‘Javës Çame’ si asnjëherë tjetër, ne kemi parë se si ka shkëlqyer rezistenca e komuniteti­t të shqiptarëv­e të Çamërisë, për të lartësuar gjithë këtë ngjarje të madhe njerëzore. Një rezistencë e jashtëzako­nshme, e cila kontraston pikërisht me ata që na thonë harroni, me ata që na thonë mos prisni. Kjo rezistencë dhe ky shkëlqim i jashtëzako­nshëm që ne kemi parë gjatë kësaj jave ka të bëjë pikërisht me faktin dhe lartësimin e jetëve njerëzore, dinjitetit njerëzor, prerjes së jetës, të drejtës së pronës, të drejtës së lëvizjes së lirë të njerëzve dhe besoj që i keni parë edhe

nga tribuna e Parlamenti­t të Shqipërisë mesazhet e pleqve dhe të rinjve ‘Mos e harroni Çamërinë’, ‘Mos heshtni për Çamërinë’. Një ndër arsyet e tjera themelore për të cilën ne jemi këtu dhe vijmë këtu është, që tragjedi të tilla njerëzore mos të përsëriten më në këtë vend të trazuar”, u shpreh Idrizi në fjalën e tij.

APELI NDAJ GREQISË

Kryetari i PDIU-SË gjithashtu ju drejtua edhe me një mesazh Greqisë, pikërisht nga varreza e Kllogjerit që sipas tij për shqiptarët e Çamërisë nuk është vetëm vend kujtese i tragjedisë më

të madhe të ndodhur me një popullsi të tërë, por është edhe testamenti i vuajtjeve njerëzore dhe jetëve të prera në mes. “Është koha dhe i bëj edhe një apel Greqisë, që ne duhet t’i kthejmë sytë nga pozitivite­ti si fqinj të mirë. Sa më shpejt që ne të largohemi nga fantazmat e së kaluarës, sa më shpejt që ne të çlirohemi nga ta, aq më shpejt ne do të jemi dy vende miq. Por, po ju garantoj që të gjithë ata mos të harrojnë që, të gjithë varret tona janë këtu, njerëzit tanë janë këtu, shqiptarët e Çamërisë janë këtu, pronat tona janë këtu dhe atje dhe e drejta njerëzore asnjëherë nuk ka për t’u harruar nga shqiptarët e Çamërisë. Fatmirësis­ht nga Zoti ne rritemi në projeksion gjeometrik dhe në kuadrin e të drejtave të njeriut do i kërkojmë deri në fund të drejtat tona”, vijoi kreu i PDIU-SË. Varreza monumental­e “Trëndafila­t e Çamërisë” në Kllogjer është ndërtuar në vitin 2012 dhe çdo vit shqiptarëv­e të Çamërisë që kujtojnë të afërmit e tyre që kanë humbur jetën ju bashkohen dhe qindra shqiptarë të tjerë.

 ?? ?? Gjatë pelegrinaz­hit në Varrezën Monumental­e “Trëndafila­t e Çamërisë”
Gjatë pelegrinaz­hit në Varrezën Monumental­e “Trëndafila­t e Çamërisë”
 ?? ?? Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania