Panorama (Albania)

“Mund i çuar dëm”, maturantët protestë sot para Ministrisë së Arsimit

Pas tezës së lëndës me zgjedhje, të rinjtë kontestojn­ë rezultatin e matematikë­s Deputeti Boçi: “Protesta e maturantëv­e, kambanë alarmi për situatën dramatike në arsim. Ata kanë vite që nëpërkëmbe­n”

-

Brenda një harku të shkurtër kohor, maturantët janë njohur me rezultatet e te tria provimeve me detyrim, ndërkohë që premtohen shumë shpejt edhe rezultatet e lëndës me zgjedhje.

Testi i Matematikë­s ishte ai që i vuri “vulën” zemëratës së të rinjve, që deri dje ishin më të qetë krahasuar me vitet e kaluara, ku çdo tezë është kontestuar. Një lumë pakënaqësi­sh kanë vërshuar në rrjete sociale nga maturantët që thonë se do të protestojn­ë sot në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

PROTESTA

Pas protestës së të shtunës së javës që shkoi për tezën e provimit me zgjedhje, e cila, sipas tyre, nuk përputhej me programin e lëndës të zhvilluar në shkolla, maturantët do të dalin sërish sot në rrugë për të kundërshtu­ar skemën e vlerësimit të provimit të dytë me detyrim, Matematikë­s. Pas lumit të komenteve negative në “Facebook”, zemërata do të zhvendoset sot përpara Ministrisë së Arsimit, për atë që ata e cilësojnë si “mund i çuar dëm”. “Të harxhosh miliona lekë në vit kurs, të punosh dhe natën me Matematikë­n dhe të shohësh notën 6 në provim, nuk kam fjalë. Mund në vite i çuar dëm. E dija që do dilja keq, por jo kaq. Edhe Biologjia kushedi se çfarë do të na nxjerrë, duke parë skemën e vlerësimit. Ndërkohë, nxënës që u futën me telefon morën 9.5. Shpresoj të vijnë në protestë sa më shumë nxënës”, shprehet një nga të rinjtë e indinjuar në rrjete sociale.

REAGIMI

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Luçiano Boçi, thotë se protesta e maturantëv­e është një kambanë e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi. Me anë të një statusi në “Facebook”, ai vë në dukje

se maturantët kanë vite që nëpërkëmbe­n, ndërsa “kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminu­es dhe i mangët, përmbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues”. “Protesta e maturantëv­e është kambana më e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi. Padrejtësi­a e ngritur në sistem, ka prekur edhe brezin ku ëndrra është gjithmonë më e fortë se realiteti. Por tashmë gjithçka është thyer. Sot realiteti është më i fortë se ëndrra dhe e tejkalon atë. Hidhtësia e tij ka mbytur çdo ëndërrim rinor, shpresë e perspektiv­ë edhe te mosha më optimiste dhe e sinqertë. Ai thekson se protesta e tyre nuk është thjesht arsimore, por është tërësore, duke theksuar se në 7 korrik, kur Sali Berisha ka thirrur protestën, do të protestohe­t edhe për ta. Atyre dhe familjeve të tyre sot u kanë rrëmbyer gjithçka. Edhe ëndrrën. Përfundimi­sht kësaj qeverisje i ka ardhur ‘ngordhja’”, shkruan Boçi. Deputeti këmbëngul se protesta e tyre nuk është thjesht arsimore, por sepse atyre dhe familjeve të tyre iu kanë rrëmbyer gjithçka, ëndrrën. “Kur studentët e shohin që padrejtësi­a është bërë mal, zemërohen me protestë. Ndryshimi i kërkuar prej tyre gjithmonë është revolucion­ar dhe ata kërkojnë përmbysje. Edhe në këtë rast, një qeverisje serioze vetëlargoh­et. Por ama, kur dalin në protestë 18vjeçarët është fundi, fundi fare. Sepse kjo tregon që drama tërësore ka kapur dhe atë segment të shoqërisë ku fle e ardhmja dhe shpresa. Padrejtësi­a ndaj tyre është kulmi i padrejtësi­së që e bëjnë vetëm regjimet”, thotë Boçi, duke shtuar se në protestën e Pd-së, në 7 korrik, do të protestohe­t edhe për ata.

 ?? ??
 ?? ?? Luçiano Boçi
Luçiano Boçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania