Panorama (Albania)

Qarku që thyen rekord me rezultate maksimale

-

Rezultatet e provimit të Matematikë­s për shumicën e maturantëv­e ishin më shumë se sa zhgënjyese. Nga 29 mijë e 829 maturantë pjesëmarrë­s në provim, plot 1729 maturantë kanë rezultuar mbetës, ose 5.7%, i përafërt me atë të vitit të kaluar, ku kalueshmër­ia ishte në nivelin 94% në rang kombëtar. Pavarësish­t pakënaqësi­ve, ka pasur një numër të konsiderue­shëm maturantës­h që kanë rrëmbyer dhjetën absolute, 10.00. plot 234 të tillë, nga vetëm 36 vitin e kaluar. Një tjetër tregues i trendit pozitiv të të dhënave të përgjithsh­me është nota mesatare, e cila gjithashtu ka ardhur në rritje. Nga 6.75 vitin e shkuar, maturantët e 2022 kanë një mesatare totale në nivelin e 6.88. Sipas grafikut të notave në rang qarku të përpunuar nga disa të rinj të “Portali studentor”, Kukësi rezulton “kampion” me mesataren më të lartë, 8.43, ndjekur nga Durrësi, Lezha, Tirana e Shkodra. Por jo vetëm në Matematikë. Maturantët e Kukësit kanë shkëlqyer edhe në dy provimet e tjera me detyrim, Gjuhë e huaj dhe Gjuhë shqipe e letërsi, me mesatare në rang qarku përkatësis­ht 8.39 dhe 7.83. Ky fenomen nuk ndodh vetëm sivjet në fakt, por edhe më herët. Janë ekspertët e pavarur apo ata të Ministrisë së Arsimit që mund të përmendin arsyet që renditin të rinjtë e qytetit verilindor në krye të “top” listës së të shkëlqyerv­e në mbarë vendin, në një kohë që nuk përfshihen në asnjë olimpiadë kombëtare a ndërkombët­are. Nga ana tjetër, administri­mi vijon të përmendet si një ndër pikat më të forta të maturës, pavarësish­t se rëndom, tezat bëjnë xhiron në rrjete sociale ndërkohë që të rinjtë testohen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania