Panorama (Albania)

Harta e re gjyqësore, avokatët nisin javën e tretë të bojkotit

Në kolaps, edhe disa gjykata administra­tive. Pritet vendimi i Dhomës Kombëtare Qeveria asnjë hap pas për shkrirjen e 18 gjykatave, avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë. Çfarë përjashtoh­et nga protesta

- LEZHE

Në javën e tretë të bojkotit të seancave nga ana e avokatëve, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asnjë hap pas për t’u tërhequr nga miratimi i hartës së re gjyqësore që i shkurton vendit 18 gjykata, duke lënë një sërë qytetesh të mëdha pa institucio­ne të tilla.

Edhe këtë javë, protesta e avokatëve do të vazhdojë. Kështu, avokatët e Gjirokastr­ës dhe ata të Lezhës thanë se do të bojkotojnë seanca gjyqësore për sa kohë institucio­net përkatëse nuk ka pasur asnjë reagim për kërkesat e tyre. PROTESTA NË LEZHË

Edhe Dhoma e Avokatisë në Lezhës, ku janë zhvilluar edhe protestat më të shumta përgjatë këtyre ditëve, ka paralajmër­uar se do të bojkotojë seanca gjyqësore. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, është vendosur siç thuhet në reagim, me unanimitet për vazhdimin e bojkotit. “Duke mbajtur në vëmendje se nga kjo hartë e re e propozuar për miratim, Dhomës Vendore Lezhë i mbyllen tri gjykata të

Shkallës së Parë (Gjykata e Krujës dhe ajo e Kurbinit , si dhe Gjykata Administra­tive e Shkallës së Parë) dhe një gjykatë Apeli (Gjykata e Apelit Shkodër), si rrallë ndonjë dhomë tjetër. Të vetëdijshë­m se sa të rënda do

të jenë problemet që kjo hartë do të shkaktojë për qytetarët, ne vendosëm t’i qëndrojmë kërkesave tona të artikuluar­a me shkrim dhe publikisht”, thuhet në reagim. Dhoma e Avokatisë në Lezhë ka vendosur të bojkotojë

seanca gjyqësore deri më datë 1 korrik, pra gjatë gjithë kësaj jave, duke paralizuar të gjitha proceset gjyqësore në gjykata dhe administra­tive. Kjo Dhomë ka shpallur edhe bojkotin se seancave gjyqësore për masë sigurie,

çka do të thotë se të arrestuari­t rrezikojnë lirimin nga qelitë nëse ndaj tyre nuk merret masë brenda 48 orëve. “Të shpallë bojkotin e masave të sigurimit personal në datat 28, 29, 30 qershor, 1 korrik 2022 në të tre

gjykatat që përfshin juridiksio­ni i Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë, si dhe Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Tiranë”, thuhet më tej. Nga ky vendim për bojkot përjashtoh­en proceset me objekt “Sigurim Padie”.

 ?? ?? Avokatët në Lezhë
Avokatët në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania