Panorama (Albania)

Konflikti për hapësirën në plazhe shkakton një të plagosur rëndë

-

Një person mbeti i plagosur me sende të forta, pas një konflikti për ndarjen e hapësirave në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të së dielës në zonën e Kunës, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Armando Marku. Ai u dërgua me urgjence në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të mundur identifiki­min e autorit të dyshuar. Ai është shtetasi Paris Deda, i cili arriti të largohet pas ngjarjes, duke i shpëtuar prangave të policisë. Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se konflikti mes dy personave të cilët kishin bizneset afër njëri-tjetrit, ka nisur për vendosjen e shezlongëv­e në brezin e rërës, për të cilën pretendoni­n pronësinë të dyja palët. Duke mos gjetur zgjidhje, dy personat janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin, e më pas Paris Deda ka goditur fizikisht dhe me sende të forta Armando Markun, duke i shkaktuar fraktura në kokë. Konflikti mes tyre ka ndodhur në mes të pushuesve të cilët këtë të diele ishin të shumtë në zonën e Kunës në Shëngjin. Policia e cila nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar në komisariat dhe po merre në pyetje disa persona për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa po ushtrohen kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar Paris Deda. Ndarja e rërës në plazh është kthyer shpreh herë në burim konflikti mes subjekteve private në bregdet, ku nuk kanë munguar as viktimat siç ishte rasti i qershorit të vitit 2021 në Velipoje ku mbeten të vrarë 4 persona.

ZONA PA POLICË

Ndonëse se sezoni turistik ka nisur zyrtarisht që prej fundit të muajit maj dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, në Shëngjin ka mungese efektivesh policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike për pushuesit. Për monitorimi­n e të gjithë zonës nga Rana e Hedhur e deri në Kune, aktualisht ka vetëm një patrullë policie me dy efektiv e që shpesh here automjeti ka mungesë karburanti. Përballë kësaj situate pushuesit ndjehen të pasigurt në bregdetin e Shëngjinit, i cili vitet e fundit është kthyer në një nga destinacio­net turistike më të pëlqyera nga vendas e të huaj e që sigurisht nuk mungojnë as ngjarjet kriminale.

 ?? ?? Vendi ku ndodhi sherri
Vendi ku ndodhi sherri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania