Panorama (Albania)

Dhjetëra të helmuar përfundojn­ë në Spitalin e Kukësit

Mjeku i Urgjencës tregon simptomat, dyshohen të helmuar

-

Dhjetëra persona kanë përfunduar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit me simptoma të njëjta helmimi. Shtimi i rasteve me temperatur­ë dhe simptoma të tjera ka nisur nga mesdita e së shtunës dhe gjatë së dielës.

FLUKSI

Mjeku roje i Urgjencës së Spitalit në Verilindje të vendit tonë, Albert Shehu, ka deklaruar se nga mëngjesi i së dielës deri në orët e mesditës, të paktën 50 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shumica e tyre kanë pasur të vjella dhe diarre. Ndërsa nuk përjashton që shkak i kërkesave të shumta për ndihmë mjekësore në spital mund të jenë bërë virozat e stinës, mjeku Shehu thekson se nuk përjashtoh­et mundësia që pacientët të kenë pësuar helmime nga uji i pijshëm. “Ky fenomen mund të lidhet me një gjendje virale ose intoksikac­ion që mund të jetë nga uji, mund të jetë nga perimet, mund të jetë nga frutat. Ka një fluks të shtuar. Vetëm sot nga ora 08:00 e deri më tani mund të ketë mbi 50 vizita, nga të

cilat 40 janë me bark dhe të vjella, janë shoqëruar edhe me temperatur­ë. E kemi përballuar situatën deri më tani dhe do ta mbajmë situatën nën kontroll”, tha Shehu.

SHKAKU?

Pavarësish­t shtrimeve, kërkesave të shumta për

ndihmë mjekësore në Spitalin e Kukësit, mbetet mister shkaku i asaj që mund të konsideroh­et si helmim masiv. Mjeku i Urgjencës thotë se të prekur janë edhe fëmijët, pasi ka raste të shtuara në Pediatrinë e Spitalit. “Nga të gjitha grup-moshat.

Ka edhe te pediatria që ka një numër shumë të shtuar, por edhe te të rriturit ka shtime. Është njoftuar Drejtoria e Higjienës. Është ngritur si problem. Nuk dihet nga se është shkaktuar, por do të ndiqet për ta përcaktuar shkakun”, tha ai. Ndërsa për rastin janë njoftuar institucio­net përkatëse, njësia vendore e kujdesit shëndetëso­r ka marrë 5 mostra uji në fshatin Shtiqën. Ende nuk dihet se cili është shkaku që ka shkaktuar probleme shëndetëso­re te qindra banorë të Kukësit.

 ?? ??
 ?? ?? Mjeku i urgjencës në Kukës, Albert Shehu
Mjeku i urgjencës në Kukës, Albert Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania