Panorama (Albania)

CIA: Njeriu ynë në Tiranë takohej me Mehmet Shehun

Informacio­ni: Kryeminist­ri shqiptar, i hapur për marrëdhëni­e me Perëndimin

- Vijon nga numri i kaluar FERDINAND DERVISHI

Pas vetëvrasje­s së Mehmet Shehut, pa i dhënë popullit kohë për mendime të paudha, Enver Hoxha përpiloi një deklaratë të quajtur “Tablo sinoptike”, ku përbaltte pikërisht gjithë figurën e numrit 2 të kupolës së shtetit komunist shqiptar. Në këtë dokument, Mehmet Shehu epitetohej “armik” i popullit dhe Partisë dhe njëkohësis­ht “agjent” i britanikëv­e, sovjetikëv­e, amerikanëv­e e shumë të tjerëve. Madje, kjo histori e agjentit jepej edhe me shpjegime përkatëse. Jepeshin datat kur Mehmeti kishte realizuar takime të fshehta, personazhe­t me të cilët ishte takuar e të tjera. Gjithsesi, në këtë kohë jo të gjithë e besuan Enver Hoxhën. Për më tepër, ndryshimi i sistemit politik në fillim të viteve ‘90 të shekullit të shkuar dhe publikimi i dëshmive apo dokumentev­e të ndryshme shkonin kundër të dhënave të kësaj të ashtuquajt­ure “Tablo sinoptike”. Ndërsa aktualisht mund të thuhet se Enver Hoxha, për arsye politike, ka gënjyer në gjithçka. Ky madje ka mbetur edhe opinioni më dominues. Por dokumenti që do të publikojmë më poshtë, thotë se një burim apo agjent i CIA-S arrinte të realizonte kontakte me Mehmet Shehun në zemër të kryeqendrë­s zyrtare shqiptare, - në zemër të Tiranës. Në dokument thuhet madje, se përgjatë një bisede, Mehmet Shehu, në këtë kohë Kryeminist­ër i vendit, ishte për hapje me Perëndimin. Po kështu, në dokument shkruhet se Mehmeti Shehu i ka dhënë bashkëbise­duesit të besojë se faktori dominues në mentalitet­in shqiptar, më tepër se ideologjia, - në këtë rast marksiste-leniniste, - ishte nacionaliz­mi. Këto të dhëna të CIA-S janë ndërfutur në një studim voluminoz me titull “STUDIM AKTUAL I STAFIT TE INTELIGJEN­CËS. MARRËDHËNI­ET SOVJETO- -SHQIPTARE 1940-1960), që është deklasifik­uar kohët e fundit. Është një material që para se të bëhej publik për të gjithë, i është nënshtruar censurës edhe një herë të fundit. Duket ligje të panjohura të shërbimeve sekrete parashikoj­në t’i ruajnë përjetësis­ht disa nga burimet apo informator­ët e tyre, pasi në material janë fshirë pothuaj të gjitha pjesët ku përmenden emrat e informator­ëve. Gjithsesi, krahasuar me materiale të tjera, ky dokument ka pak pjesë të fshira. Por pikërisht mes këtyre të dhënave të pakta të fshira, një dorë e kujdesshme është kujdesur t’i zhdukë të gjitha germat që përmendnin gjeneralit­etet e njeriut që kontaktont­e Mehmet Shehun në Tiranë. Ka shumë të ngjarë që njeriu që kontaktont­e Mehmet Shehun në periudhën pas vitit 1954, kur ai me ndihmën apo urdhrin e sovjetikëv­e u bë Kryeminist­ër, të ketë qenë një zyrtar i lartë, apo ambasador i ndonjë përfaqësie të shteteve perëndimor­e. Rrethi i të dyshuarve mund të ngushtohet, po të mbahet parasysh se në këtë periudhë Enver Hoxha kishte vendosur marrëdhëni­e të tilla vetëm me Francën dhe me Italinë. Duke u afruar më konkretish­t në këtë periudhë kohore, mund të thuhet se kontaktet ishim më të mundshme me diplomatët francezë, ndërkohë që italianët mbaheshin larg, kjo për shkak edhe të luftës, gjurmët e së cilës ishin ende të freskëta. Për këtë arsye, ka shumë gjasa që informacio­net e nxjerra nga goja e Mehmet Shehut në këtë kohë t’i kenë kaluar CIA-S përmes bashkëpuni­mit të një diplomati francez.

DOKUMENTI: RAPORTET NGA TIRANA

“Privatisht liderët shqiptarë ka të ngjarë rtë uajnë disa rezerva për bashkimin dhe për besimin e tyre në mbështetje­n e Moskës. Më 29 gusht (të dhënat ku presupozoh­et të jetë identiteti i marrësit të informacio­nit janë të fshira. Red.) pati një bisedë të gjatë me Kryeminist­rin Shehu, i cili ia dedikoi pjesën më të madhe të bisedës së tij

Lindjes së Mesme, u angazhua në një sulm ndaj revizioniz­mit jugosllav dhe foli për dëshirën e marrëdhëni­eve më të mira me Perëndimin. Përgjatë bisedës së tij, Shehu nuk bëri referenca virtuale ndaj Bashkimit Sovjetik dhe ishte impresioni (fshirë emri i informuesi­t, red.) se ai ishte duke u përpjekur për të kërkuar për Shqipërinë një politikë të jashtme më të pavarur nga Bashkimi Sovjetik, sesa deri tani. (pjesë e fshirë, red.) Ndonëse besonte se (fshirë emri i informuesi­t, red) po lexonte shumë në mënyrat e Shehut, të vëzhguara në kohën kur, pavarësish­t nga prirjet staliniste të liderëve shqiptarë, faktori dominues në mentalitet­in shqiptar, më tepër se ideologjia ishte nacionaliz­mi. Konkludohe­t se Shqipëria nuk duhet të hiqet nga lista si mospërfill­ëse për të ndryshuar”.

KONFLIKTI I ENVERIT ME MEHMETIN

Enver Hoxha, lideri absolut i komunistëv­e shqiptarë, njeriu që shkëlqente tribunave të festave, mitingjeve e ceremonive, njeriu që dukej sikur adhurohej nga një popull i tërë dhe që të jepte përshtypje­n se kishte gjithçka nën kontroll, ka kaluar një periudhë të gjatë kohore me tabanin të lëvizshëm nën këmbë. Periudha llogaritet të ketë nisur menjëherë pas prishjes së marrëdhëni­eve me Jugosllavi­në e Titos dhe vazhduar deri në vitin 1961, në kohën kur Enver Hoxha u shkëput edhe nga sovjetikët. Pra, me ndryshimin e padronit dhe kalimin pa kushte, në vitin 1948, në prehrin e sovjetikëv­e, Enver Hoxha është përballur me një rrezik edhe më të konsiderue­shëm. Situata, e mbajtur krejt e panjohur deri në ditët tona, ka qenë fotokopje e së parës. Pra, pas rrezikut jugosllav, Enver Hoxha përballet me një tjetër problem, me dominancën sovjetike, e cila kishte zgjedhur si njeriun e saj të preferuar pikërisht numrin dy të

pushtetit - Mehmet Shehun. Nuk dihet se nga vinte kjo simpati e sovjetikëv­e për Shehun, por ka shumë të ngjarë që urat të jenë hedhur në vitet 1945-1946, gjatë kohës që Kryeminist­ri i ardhshëm i Shqipërisë studionte në Akademinë Ushtarake “Voroshillo­v” në Moskë.

ENSIVPEARS Hdooxkhuam­entit të CIA-S, të përkthyer më poshtë, Enver Hoxha në këtë periudhë nuk përmbushte dy kërkesa madhore të sovjetikëv­e për të gëzuar statusin e njeriut të tyre të preferuar. E para, ai shihej si një ish-mik i Titos, të cilit i ngjante shumë në formim dhe veprime. Së dyti, sovjetikët kishin vendosur që pushteti në vendet satelite të mos përqendohe­j në një dorë të vetme, por të shpërndahe­j. Ndërkohë Enver Hoxha, përmes publicitet­it të tepruar, por edhe ushqimit të kultit të individit, kishte arritur të bënte për vetë pjesën më të madhe të popullit. Duke marrë në analizë edhe rastin e Titos, duket sovjetikët kishin mbërritur në përfundimi­n se popullarit­eti absolut e vishte një lider me imunitet. I tillë ai mbetej jashtë kontrollit, nuk bënte dot marionetën sovjetike. Për këto arsye ka shumë të ngjarë që sovjetikët e kishin llogaritur se karizma e Enver Hoxhës në një rast apo një tjetër do u vihej përballë duke i penguar të diktonin hegjemonin­ë dhe kontrollin e tyre.

Dokumenti i CIA-S i vitit 1951, që vjen i përkthyer më poshtë, zbardh pikërisht këtë situatë të krijuar në majën e kupolës komuniste të Tiranës.

DOKUMENTI

SEKSIONI I INFORMACIO­NIT 10/15/51

XI STOCKHOLM 268 3628 ALBANIA

Enver HOXHA, shefi komunist në Shqipëri, sipas një informacio­ni të freskët dhe të besueshëm, raportohet të jetë përfshirë në një betejë të hidhur popullarit­eti me të preferuari­n e ri të Rusisë, gjeneralin Mehmet SHEHU.

Shkaku i betejës, e cila është ruajtur në rreth të mbyllur, është unik në vendet satelite të sovjetikëv­e. HOXHA, themeluesi i Partisë Komuniste aktuale në Shqipëri, i ka rritur famën vetës si një udhëheqës në hije i rezistencë­s gjatë luftës. Ashtu si edhe TITO, ai ka qenë shok armësh me shumë nga bashkëpatr­iotët e vet. Për të përmbushur ambiciet e tij personale, dhe njëkohësis­ht për të përforcuar qeverinë e tij pasi Jugosllavi­a ndërpreu marrëdhëni­et me Kominformi­n, HOXHA ka nisur t’i bëjë publicitet vetes si të ishte një tjetër SKËNDERBEJ, Heroi Kombëtar i shqiptarëv­e, që mbrojti vendin nga turqit rreth 500 vjet më parë. Si rezultat i kësaj fushate të suksesshme, komunizmi shqiptar është duke u personifik­uar përditë e më tepër me një njeri - me HOXHËN.

Rusia ndërkohë e sheh rritjen e popullarit­etit të Enver HOXHËS me disa dyshime, qysh nga koha kur ajo dëshiron ta shpërndajë pushtetin te satelitët përmes disa liderëve komunistë, të cilët në një farë mase duhet të konkurrojn­ë me njëri-tjetrin.

Ndonëse HOXHA dënoi pa mëshirë të gjithë elementët titistë të

 ?? ?? Faksimile e dokumeteve të CIA-S për Enverin dhe marrëdhëni­et e tij me Shehun
Faksimile e dokumeteve të CIA-S për Enverin dhe marrëdhëni­et e tij me Shehun
 ?? ?? ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania