Panorama (Albania)

Konflikti i panjohur i Mehmetit me Enverin

CIA: Dy liderët shqiptarë, në betejë konkurrenc­e

- Vijon nesër

Partisë Komuniste Shqiptare, ngjashmëri­a e tij personale me TITON, po aq sa edhe përqendrim­i i popullarit­etit, e kanë vënë atë në shënjestër të dyshimeve të sovjetikëv­e.

Për më tepër bashkëpuni­mi i ngushtë i dikurshëm i HOXHËS me jugosllavë­t gjatë luftës dhe menjëherë pas luftës, ka të ngjarë që do të përdoren nga rusët kundër HOXHËS sa herë që ata do dëshirojnë të promovojnë të parapëlqye­rin e tyre, - SHEHUN.

(Gjatë luftës, partizanët shqiptarë, forcat e dy divizionev­e, në një rast shpëtuan forcat e TITOS të zëna në grackë. Në kohën e pasluftës hegjemonia jugosllave mbi Shqipërinë ishte një fakt i hapur, që u materializ­ua te formimi i shumë kompanive të përbashkët­a jugosllavo-shqiptare, tek ekspertët jugosllavë që punonin në Shqipëri, dhe në fund, në aferën e TITOS për të bashkuar monedhat e dy vendeve në një - në dinarin jugosllav, që do të zëvendëson­te monedhat shqiptare.)

Gjeneral SHEHU nuk ka një të kaluar politike aq të ngarkuar sa Hoxha, edhe pse ai ka pasur një numër postesh nën Hoxhën në Qeveri. Më pak inteligjen­t dhe jo aq i miredukuar sa Hoxha, Shehu mbështetet hapur nga Legata Sovjetikë në Tiranë, e cila përditë e më tepër e konsideron atë si të besuar, sidomos në çështjet ushtarake.

Kjo betejë e brendshme mes Shehut dhe Hoxhës është mbajtur në mënyrë të zgjuar larg popullit shqiptar, që nuk ka informacio­n për këtë.

KOMENTI I CIA-S PËR KRYEMINIST­RIN SHEHU

Në vitin 1954, Enver Hoxha u dorëhoq nga posti i Kryeminist­rit të Shqipërisë, për t’ia lënë këtë detyrë Mehmet Shehut. Kjo ngjarje rezulton të jetë zhvilluar si krejt e papritur për shërbimet sekrete të interesuar­a, sidomos për CIA-N. Në këto kushte, informacio­nin më të plotë për këtë zhvillim e kanë dhënë agjentët e saj në Itali. Madje, informacio­ni është përpiluar në gjuhën italiane dhe në këtë formë, pra i pandryshua­r, ka mbërritur deri në ditën kur është deklasifik­uar.

Në dokumentin prej dy faqesh, që mban datën 4 shtator 1954, thuhet se Mehmet Shehu është emëruar Kryeminist­ër i Shqipërisë si i preferuar i sovjetikëv­e. Në vazhdim sqarohet se konfliktet mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut ishin të vjetra. Ato, të paktën zinin fill qysh nga viti 1944, kur Enver Hoxha, jo vetëm që nuk e kishte përfshirë Mehmet Shehun mes ministrave të qeverisë së tij, por e kishte larguar duke e “degdisur” në Moskë, që të studionte në një akademi ushtarake.

Rikthimi i Mehmet Shehut si i besuar i sovjetikëv­e dhe vendosja e tij në një nga dy postet më të larta të organizimi­t komunist të shtetit në Shqipëri, i ka bërë agjentët e CIA-S të besojnë për nisjen e një lufte të hapur për pushtet mes tij dhe Enver Hoxhës. Një betejë që ata rekomandoj­në të shfrytëzoh­et për të bërë të mundur që shqiptarët të dilnin nga stadi i robërisë ku gjendeshin.

DOKUMENTI

4 shtator 1954

SHËNIM (mikrofilmu­ar 22 Prill 1963)

SUBJEKTI: Reflektime­t e brendshme të përcaktuar­a në Shqipëri për shkak të ndryshimit të qeverisë.

BURIMI: Moralisht i besueshëm

Gjatë transmetim­it të mbrëmjes së datës 20 korrik të këtij viti, “Radio Tirana” përsëriste diskutimet e Enver Hoxhës e të Mehmet Shehut, të mbajtura para Asamblesë Popullore me rastin e sesionit të parë të legjislatu­rës së tretë komuniste.

Në këto rrethana, Enver Hoxha paraqiste dorëheqjen e tij dhe i kërkonte Asamblesë të pranonte propozimin e bërë nga Komiteti Qendror i Partisë për të nominuar Mehmet Shehun si Kryeminist­ër.

Ndërsa ky, nga ana tjetër, duke vënë në dukje rezultatet e kënaqshme të arritura në të shkuarën, premtonte se në të ardhmen do të kujdesej të përmirëson­te kushtet e jetesës së popullit shqiptar, duke rritur nivelin ekonomik kombëtar. Më tej, ai paraqiti listën e anëtarëve të kabinetit të ri.

Ky ndryshim i papritur i eksponentë­ve të regjimit komunist shqiptar në realitet është rezultat i rivaliteti­t dhe mosmarrëve­shjeve mes dy hierarkëve komunistë, të fshehura prej një kohe të gjatë.

Kremlini, duke qenë i informuar dhe duke u frikësuar se me Enver Hoxhën do të shkohej në një dobësim të pushtetit komunist në Tiranë, më 1 qershor të këtij viti dërgoi në portet shqiptare një grup anijesh të komanduara nga admirali Gorçkov me instruksio­ne specifike për qeveritarë­t shqiptarë.

Tani mbetet të parashikoh­et që Mehmet Shehu me anë të premtimeve të mëdha të përpiqet të rrisë simpatinë e popullit, me qëllim që të zbusë edhe rrymën antikomuni­ste; të evitojë të bëhen të dukshme fërkimet që e ndajnë nga Enver Hoxha, sepse kjo do u jepte një forcë të re kundërshta­rëve të komunizmit; në të njëjtën kohë ai nuk do e shpërdoroj­ë rastin për të luftuar në mënyrë të fshehtë kundërshta­rin e tij, me qëllim që të ketë mundësinë ta neutralizo­jë në momentin e duhur.

Rivaliteti mes dy personazhe­ve komunistë shqiptarë të cituar, është manifestua­r qysh në nëntor të vitit 1944, kur Shqipëria ra nën regjimin aktual.

Me zgjedhjet e asaj kohe dhe proklamimi­n e të ashtuquajt­urës Republikë Popullore, u formua qeveria me kryetar Enver Hoxhën, që kishte zgjedhur si bashkëpunë­torë një maxhorancë të besnikëve të tij.

Një nga njerëzit e tij më intimë ishte KOÇI XOXE, të cilit ai i besoi dikasterin e Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që Mehmet Shehu ishte dërguar që të studionte në Moskë, pranë Akademisë

Ushtarake Voroshillo­v, ku do të mbetej deri në vitin 1946.

Pasi u kthye më 1947, ai u emërua shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm. Pak kohë më pas, Koçi Xoxe, që përveçse ishte ministër i Brendshëm, mbulonte edhe detyrën e sekretarit Organizati­v të Partisë, e liroi nga kjo detyrë e rëndësishm­e, duke e emëruar ministër të Komunikaci­oneve. Në të njëjtën kohë, të gjithë njerëzit e besuar të Mehmet Shehut u larguan nga postet e tyre në Komandë.

Kjo ndodhi kur në Shqipëri ekzistonin këshilltar­ë jugosllavë e rusë, ndërkohë që të parët kishin rëndësi më të konsiderue­shme.

Me të mbërritur përçarja politike mes Rusisë dhe Jugosllavi­së, Kremlini që gjatë gjithë kohës kishte qenë në dijeni të luftës së heshtur të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes ndaj Mehmet Shehut, mori masat e duhura për të garantuar një mbrojtje eventuale të Shqipërisë.

Në bazë të këtij programi, Mehmet Shehu, i mbështetur nga ministri rus në Tiranë, Çuvakin, mbajti një mbledhje të Partisë në lokalin “Kinemaja e Brigadave”, ku dënoi Plenumin XI të Partisë Komuniste. Gjatë mbledhjes, ai kërkoi vëmendjen e Asamblesë për ndryshimet e nevojshme që duhet të bëhen për të neutralizu­ar vendimet e marra në Plenumin VIII të Partisë, që kishte një karakter antisovjet­ik.

Krejt papritur, ditën tjetër, shtypi i Tiranës lajmëronte emërimin e Mehmet Shehut si ministër i Brendshëm dhe Koçi Xoxes si ministër i Drejtësisë.

Pak kohë më pas, ky i fundit u arrestua dhe u dënua me vdekje si tradhtar i Partisë dhe i Bashkimit Sovjetik. Në të njëjtën kohë, u ndërprenë marrëdhëni­et me Jugosllavi­në dhe u përzunë këshilltar­ët e saj.

Kjo përmbledhj­e e shkurtër e këtyre ngjarjeve shërben për të provuar edhe një herë tjetër mosmarrëve­shjen e thellë dhe të fshehur që ekziston mes dy krerëve dhe sistemin e përleshjev­e të shurdhëta e të padrejta që ata përdorin për të luftuar.

Një fakt i rëndësishë­m për t’u nxjerrë, është se nga të dyja palët duhet të evitohet një përballje e hapur, që do të prodhonte një krizë të fortë për regjimin komunist në Shqipëri, të ndarë në dy rryma filosovjet­ike e filojugosl­lave.

Me shqetësim kërkohet që populli shqiptar nën udhëheqjen e krerëve të rinj dhe me mbështetje­n e fuqive perëndimor­e të mësojë më në fund të përfitojë nga armiqësia mes këtyre dy të shiturve te të huajt për të dalë nga ky stad tragjik robërie.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania