Panorama (Albania)

Tridhjetë e dy

- LEONARD DEMI

Nesër, udhëheqësi­t e NATO-S do të takohen në Madrid për të diskutuar çështjet e rëndësishm­e me të cilat përballet Aleanca. Ky Samit, i tridhjetë e dyti nga dita e themelimit të Aleancës, do të jetë një ngjarje transformu­ese. Ai do të përcaktojë drejtimin strategjik të NATO-S për dekadën e ardhshme dhe më tej me një pikësynim të mirëpërcak­tuar: të adaptohet ndaj një bote në ndryshim që të mund të sigurojë dhe të mbrojë një miliard njerëz.

Pushtimi i paprovokua­r i Ukrainës nga Rusia është një sfidë e drejtpërdr­ejtë për rendin e bazuar në rregulla dhe rrezikon që bota të rikthehet në epokën, kur vendet e fuqishme mund të pushtojnë vendet më të vogla sipas dëshirës (MM).

Samiti do të trajtojë edhe sfidat e tjera, që kërcënojnë sigurinë tonë, si: përballja në rritje midis demokracis­ë dhe autoritari­zmit, terrorizmi dhe përhapja e armëve të shkatërrim­it në masë, sulmet kibernetik­e dhe hibride, hapësira dhe shqetësime­t klimatike.

Vendimet e Samitit të Madridit do të forcojnë më tej NATO-N për të qenë më e fortë dhe më e përgjegjsh­me në këtë botë më të rrezikshme. Ato do të rrokin, kryesisht, pesë fusha: shkurajimi­n dhe mbrojtjen, Konceptin e ri Strategjik, partnerite­tet, zgjerimin (Finlanda dhe Suedia) dhe ndarjen e barës.

1. FORCIMI I SHKURAJIMI­T DHE MBROJTJES

NATO po adaptohet për të qenë e aftë të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat, në çdo kohë dhe kundër çdo kërcënimi.

Strategë të Aleancës vënë re se lufta e Ukrainës nxori në pah rëndësinë e pajisjeve të rënda të dislokuara në vendin e luftimit, të karburanti­t, municionev­e dhe furnizimev­e. Por, mënyra e vetme për të ruajtur paqen, për të menaxhuar një botë të rrezikshme e shumë më të paparashik­ueshme është uniteti i Amerikës së Veriut me Europën.

NATO, në Madrid, do të miratojë strukturën e adaptuar të forcave të veta për të dislokuar më shumë formacione luftarake në kufirin e vet lindor, me qëllim që të forcojë më tej grupet e atjeshme luftarake, për t’i kthyer në Brigada Luftarake me më shumë pajisje të para-pozicionua­ra në pika strategjik­e, me më shumë mbrojtje ajrore, detare, kibernetik­e dhe me më shumë armatime rezervë. Për herë të parë, NATO kërkon të dislokojë forca për të mbrojtur aleatë të veçantë. Kësisoj, NATO po ngre një model të ri force. Modeli i ri

Modeli i ri i forcës përbëhet nga shumë elemente, por komponenti tokësor në pjesën lindore të Aleancës përbëhet, kryesisht, nga tri shtylla:

E para, ka të bëjmë me një prani ushtarake më të madhe në pjesën lindore. Vetëm gjatë muajve të fundit, atje, Aleanca dyfishoi numrin e grupeve luftarake: nga katër në tetë.

E dyta, rriti më tej numrin e trupave dhe formacione­ve luftarake të dislokuara në Lindje me më shumë komandë dhe kontroll, si domosdoshm­ëri për të siguruar organizimi­n dhe përforcime­t. Elementi tjetër i kësaj shtylle është para-pozicioimi, sepse lëvizja e mjeteve të blinduara, lëvizja e municionev­e, apo furnizimet kërkojnë kohë. Kësisoj, ato do të jenë të gatshme në momentin e duhur.

Në shtyllën e tretë bëjnë pjesë trupat e paracaktua­r: forcat që do të stërviten në territorin që do të mbrojnë.

Ky model siguron (i) më shumë trupa, (ii) pajisje të para-pozicionua­ra dhe (iii) forca të paracaktua­ra me përgjegjës­i për një territor të përcaktuar.

Aleanca po shikon nga e ardhmja dhe udhëheqësi­t e NATO-S po bëjnë plane afatgjata për të shkurajuar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-S. Zanafilla e këtij transformi­mi nuk është 24 shkurti i sivjetshëm, por viti 2014, kur Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë.

2. KONCEPTI I RI STRATEGJIK

Në Madrid, NATO do të miratojë Konceptin e ri Strategjik, dokumenti i dytë më i rëndësishë­m i Aleancës, pas Traktatit Themelues. Koncepti Strategjik është themelor për përshtatje­n strategjik­e të NATO-S dhe drejton zhvillimin e saj të ardhshëm politik dhe ushtarak. Koncepti Strategjik ripohon vlerat dhe qëllimin e NATO-S dhe ofron një vlerësim kolektiv të mjedisit të sigurisë. Ai do të riafirmojë unitetin e Aleancës dhe do të na sigurojë se NATO do të jetë e përgatitur për të përballuar sfidat e së ardhmes.

Ky koncept është kërkesë e mjedisit të sotëm të sigurisë, ku rendi ndërkombët­ar liberal, që ndihmoi NATO-N të mbante ekuilibrin ushtarak dhe një sistem ndërkombët­ar konkurrues gjatë Luftës së Ftohtë, është nën trysni, po kështu, tregtia e lirë, sistemi demokratik, stabilitet­i financiar shoqëruar me një rishpërnda­rje marramendë­se të pasurisë dhe fuqisë drejt Azi-paqësorit. Së fundi, kërcënimet jotradicio­nale të sigurisë, që karakteriz­uan epokën pas Luftës së Ftohtë janë zgjeruar në numër dhe intensitet, si: (i) ngritja e Kinës, (ii) përshpejti­mi teknologji­k dhe (iii) ndryshimet klimatike.

Koncepti i ri i referohet Rusisë si kërcënimi më domethënës dhe më i drejtpërdr­ejtë për sigurinë tonë, por do të trajtojë, gjithashtu, Kinën, e cila në Konceptin e tanishëm Strategjik nuk përmendet askund.

NATO nuk e konsideron Kinën si kundërshta­r, por ngritja e Kinës, fakti që ajo po investon shumë në pajisje të reja moderne ushtarake, në teknologji­të kryesore, përfshirë shkallëzim­in e ndjeshëm të aftësive të veta bërthamore, si dhe përpjekja e saj për të kontrollua­r infrastruk­turën kritike në Europë, paraqesin disa sfida për vlerat, interesat dhe sigurinë tonë. Natyrisht, që këto sfida kanë një ndikim edhe në mënyrën se si NATO duhet të reagojë në një botë më konkurrues­e.

Në këtë kontekst, në Samitin e Madridit do të marrin pjesë për herë të parë partnerët e Aleancës në Azi-paqësor, si: Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

3. PARTNERITE­TET

Në Madrid, NATO do të rritë mbështetje­n e vet për Ukrainën dhe partnerët e tjerë në rrezik.

Aleatët dhe partnerët e NATO-S i kanë ofruar Ukrainës mbështetje të pashembull­t për t’u mbrojtur nga pushtuesit rusë, por në Samit, udhëheqësi­t e Aleancës do të miratojnë për Ukrainën një paketë të re ndihme gjithëpërf­shirëse afatshkurt­ër dhe afatgjatë me projekte konkrete, përfshirë pajisje anti-dron, komunikime të sigurta, karburant, pajisje të rënda ushtarake për të kaluar nga ato të epokës sovjetike në pajisjet moderne të NATO-S, sisteme me rreze të gjatë veprimi, rritjen e ndërveprim­it dhe forcimin e mëtejshëm të institucio­neve ukrainase të mbrojtjes dhe sigurisë, mbështetje financiare etj. Presidenti Zelenskyy është i ftuar të flasë në Samit.

NATO do ta mbështesë Ukrainë për aq kohë sa duhet dhe për aq kohë sa ajo të ketë nevojë, pavarësish­t nga kostoja. Çmimi që do të paguanim nëse Putini do ta vazhdonte rrugën e tij pushtuese kundër ndonjë shtetit tjetër europian, do të ishte shumë më i lartë se çmimi që paguajmë sot për të mbështetur Ukrainën.

Krahas kësaj mbështetje­je, NATO, njëkohësis­ht, përpiqet të parandaloj­ë përshkallë­zimin e luftimeve, d.m.th. një luftë midis Rusisë dhe Europës. NATO e bën këtë duke mos u përfshirë drejtpërdr­ejt në terren dhe duke rritur ndjeshëm praninë ushtarake në pjesën lindore të Aleancës. Qëllimi i parandalim­it nuk është të provokojë konflikt, por të parandaloj­ë konfliktin, të ruajë paqen dhe kjo është arsyeja pse NATO forcon shkurajimi­n dhe mbrojtjen.

Aleanca do të miratojë, gjithashtu, një mbështetje më të madhe politike dhe praktike për partnerët e tjerë të ekspozuar ndaj kërcënimev­e dhe ndërhyrjev­e ruse me synim forcimin e qëndrueshm­ërisë së tyre, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnjë Hercegovin­ën. Aleatët janë të palëkundur të mbështesin të drejtën e çdo kombi të zgjedhë rrugën e vet.

4. FINLANDA DHE SUEDIA KËRKOJNË TË BËHEN ANËTARE TË NATO-S

Vendimi i Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO është historik dhe shumë aleatë kanë shprehur mbështetje­n e tyre.

Turqia e kundërshto­n kërkesën e Suedisë dhe Finlandës me arsyetimin se këto shtete u ofrojnë strehim anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistani­t (PKK), e listuar nga Ankaraja dhe aleatët e vet perëndimor­ë si grup “terrorist”. Nga ana tjetër, të dyja vendet nordike, bashke me disa anëtarë të tjerë të NATO-S, kanë vendosur, gjithashtu, një embargo armësh kundër qeverisë turke, pasi trupat e saj hynë në Siri për të sulmuar grupet e milicisë kurde.

Turqia është një anëtare e NATO-S, që ka një rëndësi të madhe për Aleancën. Ushtria turke është forca e dytë më e madhe ushtarake në NATO, pas Forcave të Armatosura të SHBA-SË (775,000 personel ushtarak dhe paraushtar­ak) dhe një nga pesë vendet anëtare të NATO-S (Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë, Turqi), që mbajnë armë bërthamore në territorin e tyre. Si vend kufitar me Irakun dhe Sirinë, ka luajtur dhe luan një rol kyç në luftë kundër terrorizmi­t. Po kështu, Turqia luan një rol të dorës së parë në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë apo për të eksportuar drithin ukrainas.

Kundërshti­met e Presidenti­t Erdogan për pranimin e dy vendeve nordike po merren shumë seriozisht nga Aleanca, pasi ato janë shqetësime legjitime për sigurinë e vendit të vet nga terrorizmi. Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO-S vëren se asnjë aleat tjetër nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste sesa Turqia.

Aleanca po përpiqet fort për të gjetur një zgjidhje që të dyja vendet të mund t’i bashkohen NATO-S sa më shpejt të jetë e mundur, pasi Finlanda dhe Suedia do të bëhen më të sigurta dhe NATO më e fortë, por kjo mund të mos ndodhë në Madrid.

Në Madrid, Aleanca do të angazhohet sërish për të arritur zotimin e vitit 2014: të shpenzojmë të paktën 2% të PBB-SË për mbrojtjen deri në vitin 2024. Sot, këtë objektiv e kanë arritur ose e tejkalojnë tetë aleatë: Amerika, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Kroacia, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania. Shumica e anëtarëve të tjerë kanë plane të qarta për ta arritur atë prag dhe po e shohin 2% si dysheme, jo si tavan. Ky është drejtimi i duhur, që tregon një angazhim të vërtetë për ndarje më të madhe të barrës ndërmjet të gjithë anëtarëve të Aleancës

5. NDARJA E BARRËS

Në Madrid, Aleanca do të angazhohet sërish për të arritur zotimin e vitit 2014: të shpenzojmë të paktën 2% të PBB-SË për mbrojtjen deri në vitin 2024.

Sot, këtë objektiv e kanë arritur ose e tejkalojnë tetë aleatë: Amerika, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Kroacia, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania. Shumica e anëtarëve të tjerë kanë plane të qarta për ta arritur atë prag dhe po e shohin 2% si dysheme, jo si tavan. Ky është drejtimi i duhur, që tregon një angazhim të vërtetë për ndarje më të madhe të barrës ndërmjet të gjithë anëtarëve të Aleancës.

Në prag të këtij Samiti, sondazhet tregojnë se gati 80% e 78% të qytetarëve të vendeve të NATO-S mbështesin ruajtjen ose rritjen e shpenzimev­e të mbrojtjes. Kjo mbështetje vazhdon të rritet, sepse një NATO e fortë është thelbësore për të ruajtur paqen, për të parandalua­r konfliktin dhe për të mbrojtur njerëzit dhe vlerat tona tani dhe në të ardhmen. Shkurajimi dhe mbrojtja janë të domosdoshm­e për mbrojtjen tonë, por që nuk sigurohen falas.

Forcat e Armatosura të vendit tonë po përfaqësoh­en në këtë Samit me dinjitetin e një anëtari kontribuue­s për sigurinë e Aleancës dhe të partnerëve të vet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania