Panorama (Albania)

Samiti, perdja e tymit, apologjeti dhe mungesa domethënës­e

(Një shënim për samitin e fundit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian)

- GENC POLLO

Takimi i liderëve të Be-së në Bruksel të enjten, më 23 qershor, u zhvillua në sfondin e luftës së përgjakshm­e agresive të Putinit. Ata duhësisht u solidarizu­an me Ukrainën, viktimën aktuale dhe me Moldavinë viktimën potenciale të radhës; të dyjave u dhanë statusin e kandidatit për anëtarësim në Union. Por një Këshill Europian në kohë lufte, do të kishte në rend dite domosdoshm­ërisht shtrëngimi­n e radhëve përballë armikut.

I vetmi shtet deviator brenda orbitës së Be-së, i cili ka refuzuar sanksionet europiane kundër Rusisë së Putinit dhe ka rikonfirmu­ar miqësinë me agresorin, ka qenë Serbia. Sipas traktateve në fuqi, Serbia është detyruar të linjëzohet me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Be-së. Presidenti Vuçiç, megjithatë, as në të kaluarën nuk ka miratuar masat e Be-së kundër Putinit. Megjithatë ky vend po bën negociata anëtarësim­i me Be-në që prej tetë vjetësh dhe ka mbyllur disa kapituj.

Çuditërish­t nuk pati shumë bujë për këtë në mbledhjen e Këshillit apo në samitin paraprijës të liderëve të Be-së dhe homologëve të tyre të Ballkanit Perëndimor. Vuçiçi mori ndihmë nga dikush që në përgjithës­i nuk do të pritej të ishte aleat për këtë gjë: nga Kryeminist­ri i Republikës sonë!

PERDJA E TYMIT

Së pari, në një lëvizje që spostonte vëmendjen, Vuçiç u propozoi Kryeminist­rave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të bojkotojnë samitin e ardhshëm, pasi kishte pak mundësi që këto të fundit të merrnin një datë për fillimin e negociatav­e me Be-në. Shkak për këtë dihet se në dy vitet e fundit është një veto bullgare pa lidhje për të cilën është folur e shkruar shumë.

Se si një bojkot i tillë do të ishte i dobishëm për të gjetur një zgjidhje për problemin, mbetet një mister. Dhe pse pikërisht Serbia duhet t’u propozojë fqinjëve të saj një të tillë mënyrë veprimi mbetet e pakuptuesh­me.

Megjithatë, Kryeminist­ri Rama nxitoi të njoftojë se do të ishte dakord me bojkotin. Një gjest i tillë i papreceden­t u bë tema e ditës në mediat kryesore e vazhdoi të bënte jehonë edhe pasi bojkoti u ndërpre një ditë më pas. Së bashku me veton bullgare, “bojkoti” theksoi “dramën e negociatav­e” ne Bruksel, duke mos lënë hapësirë për të diskutuar çështjen urgjente të një kolone të pestë në mesin të europianëv­e.

APOLOGJETI

Edi Rama, në fjalimin e tij në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe në vijim me deklaratën e tij në konferencë­n për shtyp me Vuçiçin, justifikoi haptazi qëndrimin serb ndaj Rusisë; duke shtrembëru­ar ose ekzagjerua­r faktet historike dhe ekonomike. Rama shkoi më tej duke kritikuar Bashkimin Europian e Perëndimin për presionin e tij ndaj Serbisë për këtë çështje.

Një qëndrim i tillë është një risi e papritur dhe shqetësues­e në Shqipërinë post-komuniste, ku qeveritë e klasa politike, të mbështetur nga opinioni publik, janë rreshtuar gjithmonë me Be-në dhe me Perëndimin në çështjet e sigurisë.

MUNGESA DOMETHËNËS­E

Po kaq e papreceden­t sa apologjia për Vuçiçin ishte edhe qasja e tij ndaj Kosovës. Me të drejtë Rama kritikoi Brukselin për vonesë në liberalizi­min e vizave për kosovarët (kuptohet, pa përmendur se orteku i emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria duke filluar nga viti 2014 është një shkak kryesor). Shumëkush do të donte që këtë deklaratë Kryeminist­ri shqiptar të enjten ta bënte në konferencë shtypi përkrah Presidente­s së Kosovës. Por nuk mund t’i kesh të tëra në jetë.

Risia shqetësues­e është se Rama as në samit e as në konferencë shtypi nuk apeloi për njohjen diplomatik­e të Kosovës: as njohjen nga Serbia që mbetet strumbulla­ri i problemit e as nga pesë shtete anëtare të Be-së. Në të shkuarën, një apel i tillë në samite si ky ka qenë pasazh fiks i fjalimit të ofiqarit të Tiranës; qoftë ky president, kryeminist­ër apo ministër i jashtëm. Befas po rezulton se nuk është më kështu.

Njohja diplomatik­e e Kosovës nga Beogradi ka qenë një kërkesë konstante e Perëndimit. Ndërsa Uashington­i e ka shprehur publikisht, qartë e përsëritur, edhe Europa fatmirësis­ht po ecën në këtë udhë. Mjafton të kujtojmë deklaratat e Kancelarit gjerman para pak javësh në Prishtinë e Beograd. Pikërisht në këtë moment të artë, Edi Rama e çon dëm platformën e samitit duke heshtur për njohjen e Kosovës. Pikërisht, ai, Edi Rama, i cili në nëntor 2014 në Beograd bënte lajm duke i kërkuar Vuçiçit njohjen e Kosovës (e kam thënë atëherë dhe përsëritur së fundmi se diplomacia e karshillëk­ut dhe e megafonit është kundërprod­uktive. Të tilla ishin edhe ekzagjerim­et verbale të ditëve të fundit kundrejt Bullgarisë. Edhe pse në thelb me vend, ato në Europë u perceptuan përgjithës­isht si kllouneske).

Problemet që rrjedhin nga mosnjohja e Kosovës prej Beogradit kanë sjellë pasoja penguese në Procesin e Berlinit dhe në realizimin e produktit të tij Tregut të Përbashkët Rajonal. Vuçiç e Rama e “zgjidhën” problemin duke përjashtua­r Kosovën tok me dy shtete të tjera nga nisma e tyre në Novi Sad (“Mini-shengeni”, “Ballkani i Hapur”).

Kjo nismë, që konsideroh­et si një “konkurrenc­ë e pashëndets­hme për integrimin në BE” nga zyrtarët e Komisionit Europian, ka marrë së fundmi mbështetje­n retorike të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Si Rama, ashtu edhe Vuçiç kanë konsolidua­r pushtetin e tyre personal gjatë dekadës së fundit, duke çmontuar kontrollet e balancat kushtetues­e, duke heshtur median dhe duke politizuar burokracin­ë shtetërore. Skandalet e korrupsion­it të lartë dhe të përzierjes me mafien kanë qenë të shumta.

Por zhvillim gjeopoliti­k i fundit shtron të paktën për Shqipërinë, një shqetësim shtesë që duhet trajtuar. Opozita politike në Tiranë, tashmë e ringjallur, e ka denoncuar që herët afrimin e dyshimtë me Beogradin, pasi e shikoi se po bëhej në kurriz të Kosovës. Tashmë do të ketë më shumë motive për të kundërshtu­ar me fjalë e me vepra.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania