Panorama (Albania)

Kompania “Starlink” e Elon Musk-ut ndihmon Ukrainën

Financimi për sistemin e komunikimi­t në Ukrainë, rreth 15 mln USD

-

Kompania “Starlink” e Elon Musk-ut ka vendosur në dispozicio­n të Ukrainës mijëra pajisje për lidhje satelitore. Kjo i ka shërbyer së tepërmi vendit që po lufton ndaj agresionit të Rusisë. Ekspertët thonë se Moska ka treguar interes të veçantë që në fillim të luftës për të ndërprerë sistemet ukrainase të komunikimi­t. Terminalet e kompanisë “Starlink” për lidhjen satelitore të internetit shërbejnë si një sistem rezervë kur rrjetet e internetit në Ukrainë dalin nga përdorimi. Prodhuar nga kompania “Spacex” e Elon Musk-ut, janë dërguar në Ukrainë mijëra nga këto pajisje të lëvizshme, që mundësojnë lidhjen me internetin. Nëpërmjet tyre koordinohe­t zjarri i artilerisë, drejtohen dronët, por edhe mundësohet komunikimi videofonik me programin “Zoom” në zonat e largëta të vendit. Terminalët e parë “Starlink” u aktivizuan në Ukrainë në 26 shkurt, vetëm dy ditë pasi filloi lufta. Sipas Zëvendëskr­yeministri­t

ukrainas, Mykhailo Fedorov, vetëm në Chernihiv u shkatërrua­n nga lufta mbi 10 kilometra lidhje kabllore të komunikaci­oneve. Kompania lokale e internetit arriti të rikthejë shërbimin me vetëm një terminal “Starlink”. Sot, mbi 14 mijë terminale “Starlink” po funksionoj­në në

mbarë Ukrainën, thotë Todd Humphreys, shkencëtar në Universite­tin e Teksasit, që shërbeu si konsulent me kompaninë “Spacex”. Ai thotë se këto terminale janë jetike, pasi rrjeti në Ukrainë vazhdon të sulmohet nga forcat ruse. “Që nga fillimi i luftës, Rusia ka treguar interes të veçantë për ndërprerje­n e linjave të komunikimi­t. E filluan luftën me një sulm kibernetik ndaj terminalev­e ‘Viasat’ në mbarë Ukrainën. Sulmi i tyre ndikoi madje te terminalet ‘Viasat’ në mbarë Europën”, thotë zoti Humphreys. Hakerët rusë u përpoqën të sulmonin edhe terminalet “Starlink”, njoftoi në muajin maj zoti Musk. Por, sulmet nuk patën sukses. Ter- minalet “Starlink” u shërbe- jnë edhe civilëve. “Ukrainasit e përdorin sistemin ‘Starlink’ si lidhje për ‘Wi-fi’”, thotë Konstantin Naumenko, nga kompania “Vodafone” në Ukrainë. Sipas faqes së lajmeve “Politico”, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelen- skyy, gjithashtu e përdor sistemin “Starlink” për të publikuar informacio­n jetik në internet dhe për të bised- uar nëpërmjet programit “Zoom” me udhëheqësi­t botërorë, si me Presidenti­n francez, Emmanuel Macron dhe me Presidenti­n ameri- kan, Joe Biden.

 ?? ?? MIJË terminale “Starlink” janë transportu­ar drejt Ukrainës si rezultat i bashkëpuni­mit te kompaninë “Spacex” me agjencinë amerikane USAID. Qeveria e SHBA-SË ka mbështetur ofrimin e terminalev­e “Starlink” për Ukrainën që në fillim të agresionit rus
MIJË terminale “Starlink” janë transportu­ar drejt Ukrainës si rezultat i bashkëpuni­mit te kompaninë “Spacex” me agjencinë amerikane USAID. Qeveria e SHBA-SË ka mbështetur ofrimin e terminalev­e “Starlink” për Ukrainën që në fillim të agresionit rus

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania