Panorama (Albania)

Yjet që tregojnë mbështetje për Ukrainën na ndihmojnë vërtet

-

Paul Mccartney tregoi solidarite­tin e tij me Ukrainën duke valëvitur flamurin e vendit gjatë spektaklit të tij epik ne Glastonbur­y të dielën mbrëma. Legjenda e “Beatles” fitoi brohoritje të madhe teksa qëndronte nën vijat blu dhe të verdha të flamurit kombëtar ukrainas, por për muzikantët ukrainas në festival, ishte më shumë se thjesht një gjest. “Për ushtarët, për njerëzit në Ukrainë dhe në mbarë botën, kur yjet tuaj të mëdhenj ju mbështesin dhe ju kuptojnë, kjo tregon se keni të vërtetën në anën tuaj”, thotë Marko Galanevych i grupit të kuartetit folklorik “Dhakabrakh­a”. “Na jep frymëzim për të qëndruar”. Fituesit ukrainas të Eurovizion­it, Orkestra Kalush, gjithashtu vlerësoi yllin e muzikës se rokut Paul Mccartney për mbështetje­n e tij. “Shumë njerëz ndjekin dhe dëgjojnë idhujt e tyre, kështu që superyjet si ai, duke shprehur mbështetje­n e tyre për Ukrainën, na ndihmojnë vërtet të promovojmë kauzën tonë”, tha muzikanti i grupit, Olek Psiuk. Të dyja grupet performuan në festival këtë fundjavë, duke ndihmuar në përhapjen e mesazhit të tyre të rezistencë­s - dhe duke shpresuar të fitojnë fansa të rinj gjatë rrugës. Gjatë shfaqjes së tyre, ata vendosën një kavanoz në skenë, në mënyrë që fansat të mund të dhuronin para për kauzën ukrainase. Vetëm javë më parë, ata nxorën në ankand trofeun e tyre të Eurovizion­it për të njëjtën arsye. “Ne morëm rreth 900,000 dollarë për të”, tha këngëtari ukrainas Psiuk, “dhe e gjithë kjo shkon për të mbështetur ushtarët ukrainas dhe njerëzit që janë zhvendosur brenda Ukrainës”.

 ?? ?? Paul Mccartney në koncert
Paul Mccartney në koncert

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania