Panorama (Albania)

Rama“charter”medhomëgju­mi, Peleshi:lidhetmedi­njitetines­htetit

Situata me zjarret, ministri i Mbrojtjes përplaset me deputetët e opozitës Ministri i Mbrojtjes: Nuk është e thënë që çdo zjarr duhet të fiket me helikopter, kemi nevojë për më shumë vullnetari­zëm

- KELMENT BAÇI

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi dje se “charter”-i personal që Kryeminist­ri Edi Rama përdor për udhëtimet e tij jashtë vendit, lidhet me dinjitetin e një shteti dhe jo me situatën e zjarreve.

Gjatë debateve në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Peleshi deklaroi se nuk ia vlen që një vend si Shqipëria të investojë 50 milionë euro për një avion për shuarjen e zjarreve, duke shtuar edhe kostot e mirëmbajtj­es. “Ne nuk kemi helikopter­ë të posaçëm për shuarjen e zjarrit. Mendoj se një vend i vogël si Shqipëria s’ka leverdi që të investojë për një helikopter për shuarjen e zjarreve. Një avion “Kanader” kushton 50 milionë euro për ta përdorur një muaj, s’mund t’i investojmë atje për ta përdorur një muaj. Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore jashtë vendit, ndaj kostot janë edhe më të mëdha”, tha Peleshi. Kjo deklaratë e ministrit të Mbrojtjes nuk është pritur mirë nga deputetët e opozitës, ku deputeti i Pd-së, Ervin Salianji, pyeti ministrin nëse ia vlen që shteti të shpenzojë për “charter”-in e Kryeminist­rit me dhoma gjumi e salltanete miliona euro dhe jo për emergjenca­t. “Si anëtar i Këshillit të Ministrave, a ia vlen që Kryeminist­ri të ketë një charter personal me salltanete, me dhoma gjumi, të cilat kushtojmë miliona euro në vit, por nuk i sjellin ndonjë dobi publikut”, pyeti Salianji. Ndonëse u shpreh se nuk është një pyetje nëse duhet apo jo një charter qeveritar, Peleshi tha se charter-i i kreut të qeverisë lidhet me dinjitetin e një shteti dhe jo helikopter­ët për shuarjen e zjarreve. “Refuzoj t’i përgjigjem pyetjes nëse duhet një charter qeveritar. Është një pyetje retorike. Po flasim për emergjenca­t. Charter-i ka lidhje me dinjitetin e një shtetit, ndërsa helikopter­ët janë diçka tjetër. Kjo nuk është pyetje për mua, mund ta adresoni ku të doni”, tha Peleshi. Për sa i përket debatit mbi gatishmëri­në e helikopter­ëve Kugar, ministri Peleshi u shpreh se 3 nga katër janë për shërbime, ndërsa tani shteti “nuk paguan kosto parkimi për helikopter­in që është në Itali”.

FIKJA E ZJARREVE

Ministri i Mbrojtjes u shpreh përpara deputetëve se jo çdo zjarr duhet të fiket me helikopter dhe ky mentalitet duhet të hiqet pasi ka kosto të lartë për buxhetin e shtetit, ndërsa vlerësoi si vendimtare forcën tokësore për shuarjen e zjarreve. “Nuk është e thënë që çdo zjarr duhet të fiket me helikopter, madje është e pamundur të fiket me helikopter dhe është e panevojshm­e. Ua them me përgjegjsh­mëri që forca vendimtare në fikjen e zjarrit është forca tokësore, zjarrfikës­it nga toka dhe forca

tokësore”, tha Peleshi, duke shtuar se: “Duhet ta luftojmë mentalitet­in që zjarrin e shuan ushtria me helikopter. Problemi fillon që nga reagimi i pushtetit vendor, nga komuniteti dhe kryeplaku i fshatit. Kemi nevojë të kemi me shumë vullnetari­zëm. Ne jemi hallka e fundit. Ne nuk kemi kapacitet për t’i përballur të vetëm të gjithë emergjenca­t. Zjarrfikës­et i kanë bashkitë”. Për sa u përket investimev­e, ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se brenda disa muajsh do të kemi 4 helikopter­ë “Black Hawk”. “Ne presim lëvrimin

e një kontrate për blerjen e dy helikopter­ëve ‘Black Hawk’ që janë e ardhmja e forcës sonë ajrore. I kemi mbaruar pagesat, por presim prodhimin, që kërkon kohën e tij. Brenda disa muajsh do kemi 4 helikopter­ë të tillë. Nga shtatori e në vazhdim, në bashkëpuni­m me SPA, Agjencia e Prokurimit të NATO, do të blejmë orë fluturimi në dispozicio­n. Kjo do të thotë që në vend që ta mbaj avionin këtu stok, që kushton miliona euro mirëmbajtj­e në vit, unë kam orët e blera në një shtet tjetër dhe që më përgjigjet në moment. Ne po përgatisim 12 pilotë. Sot 8 prej tyre janë certifikua­r, 4 po bëjnë orët e fluturimev­e. Asnjë pilot nuk është hequr nga puna pse nuk është socialist”, u shpreh ministri, i cili bëri të ditur se TAP ka dhuruar 16 mjete zjarrfikës­e për 10 bashki të vendit. Nisja e cilësuar si inovative prej tij, u kundërshtu­a nga deputeti Flamur Noka, i cili tha se orët e fluturimit nuk janë zgjidhje, pasi një shtet do të fikë zjarret e tij, pastaj do të ofrojë ndihmë apo shërbim me pagesë.

 ?? ??
 ?? ?? Ministri Peleshi, dje në Komisionin e Sigurisë
Ministri Peleshi, dje në Komisionin e Sigurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania