Panorama (Albania)

Ministri: S’ka kërkesa për privatizim­in e Ishullit të Sazanit për ndërtime

-

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri të ditur se për Ishullin e Sazanit nuk ka asnjë kërkesë për privatizim dhe për ta përdorur për investime nga oligarkët. Deputeti i Pd-së, Ervin Salianji, e pyeti Ministrin: “A keni dijeni për ndonjë kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligarkë apo institucio­n tjetër publik i çfarëdollo­ji qoftë, që kërkon në përdorim apo privatizim të ishullit të Sazanit duke kërkuar nga ju si Ministri e Mbrojtjes që ta nxirrni nga plani juaj i mbrojtjes. A është e njëjta kërkesë edhe për zonën nën administri­m ushtarak në Karaburun. Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për t’i hapur rrugë privatizim­it për ndërtimin e hoteleve me 5 yje nga oligarkë afër jush?”. Peleshi e mohoi këtë teori, duke theksuar se nuk ka asnjë kërkesë dhe asnjë indicie që ajo zonë të privatizoh­et. “Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizim­e të bazës. Baza ndihmuese. Nuk është bazë e mirëfilltë. Është një bazë në planin e vendosjes së përhapjes. Nuk ka kërkesë. Nuk ka indicie. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiraci­on për të hapur territorin për të ndërtuar”, tha ministri. I pyetur nëse ka qeveria kapacitet të përballojë situatën nga zjarret këtë vit, ministri u shpreh se do të bëhen të gjitha përpjekjet ashtu si dhe vitin e kaluar. Për sa i përket zjarrit të parë për këtë vit, atij në Sazan, ministri u shpreh se: “Ne kemi pasur një zjarr pothuajse serioz në Sazan. Zoti Xhaferraj e bën sikur është bërë nami. Dëmi në Sazan është zmadhuar më shumë se është në realitet. Nëse e shikon nga sipër, bëhet fjalë për një fraksion shumë të vogël të një ishulli shumë të vogël. Nuk bëhet fjalë për bazën. Ra zjarr në një pjesë të ishullit të Sazanit, përgjithës­isht me shkurre. Nuk ishte i gjithë ishulli në flakën. Kur zjarri merr përmasa të mëdha, duhet ndërhyrja me trupa. Pavarësish­t se janë përqeshur në publik si të paveshur. Ushtarët tanë në Sazan bënin 4-5 orë rrugë në këmbë në majë të malit. Ça mund të mbërrinin më shumë se me një lopatë?! U aktivizuan 280 trupa, tokësore dhe detare. Sa i përket zjarrit të Sazanit, ka pasur një reagim shumë të fortë”, tha Peleshi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania