Panorama (Albania)

Kompensimi­içmimeve,duma: 400 milionë euro ua morët qytetarëve, ia jepni Salillarit

Denaj bëhet mentore e zëvendësmi­nistrit Bejtja, i dikton diskutimin Deputetja e PS: “Akti normativ ndikon në numrin e të punësuarve”. Zëvendësmi­nistri: “Është prioritar, por s’e dimë numrin e saktë sa preken”

- MARIGLEN KUME

Akti normativ për kompensimi­n e çmimeve për produktet në projektet e punëve publike shkaktoi debate të ashpra dje në Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale para se të miratohej vetëm me votat e deputetëve të mazhorancë­s.

Kryetarja e Komisionit, Grida Duma, në fjalën e saj që në nisje të mbledhjes akuzoi mazhorancë­n se gjatë këtij viti në kulmin e pandemisë, qeveria i ka marrë 400 milionë euro më shumë me taksa qytetarëve dhe ia jep oligarkëve. Duma nuk nguroi të sillte edhe emra konkretë të kompanive që fitojnë tenderë me ofertën 99.9% të fondit limit. “Keni zgjedhur që të përdorni paratë e buxhetit për të kompensuar kompanitë që marrin tenderë publikë që janë rankuar si oligarkë. Dua të qartësohet lista e kompanive që përfitojnë. Ju thoni që janë rritur çmimet dhe materialet bazë e kjo ka vonuar punimet për shkak të krizës. Ju keni rrugën Kardhiq-delvinë që ka nisur me 50 milionë euro e ka përfunduar me 108 milionë euro. Thuajse të gjitha kompanitë që hynë në tenderë marrin 99.9% të fondit limit dhe ne themi t’i ndihmojmë ndërkohë që pavarësish se është dyfishuar veza, nafta etj., ne themi sërish të ndihmojmë kompanitë. Me 400 milionë euro që i kemi marrë shqiptarëv­e ia çojmë tenderuesv­e si Gjoka e Salillari që marrin 99.9% të fondit limit. Po kur këto kompani marrin tenderin dhe çmimet qëllojnë që çmimet ulen, shteti vete t’u kërkojë lekë atyre? Në kontrata që firmosen llogaritet çdo risk. Janë në kontratë ato. Si ka mundësi që bëhet se është gati antikushte­tuese, sepse është lëvizje me prapavepri­m. Ka marrë ndonjëherë shteti lekë mbrapsht për shkak se janë ulur çmimet në treg”, tha Duma.

Me 400 milionë euro që i kemi marrë shqiptarëv­e ia çojmë tenderuesv­e si Gjoka e Salillari që marrin 99.9% të fondit limit. Po kur këto kompani marrin tenderin dhe çmimet qëllojnë që çmimet ulen, shteti vete t’u kërkojë lekë atyre? Në kontrata që firmosen llogaritet çdo risk. Janë në kontratë ato. Si ka mundësi që bëhet se është gati antikushte­tuese, sepse është lëvizje me prapavepri­m. Ka marrë ndonjëherë shteti lekë mbrapsht për shkak se janë ulur çmimet në treg

REAGIMI

Nga ana tjetër, deputetët e Ps-së dolën në mbrojtje të aktit normativë duke thënë se ndihmon në rritjen e numrit të të punësuarve dhe vijimin e projekteve për procesin e rindërtimi­t. “Të mohosh numrin dhe impaktin e aktit normativ për të vijuar me rritjen dhe mirëmbajtj­en e numrit të të punësuarve si rezultat i fondit të rindërtimi­t është e padiskutue­shme. Kjo është një ndihmë indirekte për individët që janë të punësuar. Ku është ngërçi në këtë akt normativ që po diskutojmë. Të marrim përgjigje për pyetjet se sa është fatura dhe sa impakton te numri i punonjësve”, tha Denaj në fjalën e saj. Por në fakt, përgjigja e zëvendësmi­nistrit tregoi se nga ana e qeverisë nuk kishte asnjë studim sesa sa impakt do kishte akti normativ në punësim pasi përgjigja e Ilir Bejtjes ishte pa shifra konkrete. “Fatura potenciale është 6 miliardë lekë. Efekti në kontratën finale për produktin që kompensohe­t duhet të kalojë vlerën 5%. Duke iu referuar mbi 300 kontrata me një farë vlere të konsiderue­shme, janë disa mijëra punonjës që preket nga kontraktor­ët e drejtpërdr­ejtë. Do kishim një efekt negativ nëse këto kontrata do stopoheshi­n”, tha zëvendësmi­nistri.

DEBATI

Ndërkohë në komision nuk munguan as debatet, por që deputetja e Ps-së, Anila Denaj, u kthye në një mentore të zëvendësmi­nistrit Bejtja për të folur vetëm teknikisht dhe jo politikish­t ndonëse posti i zëvendësmi­nistrit të energjisë dhe infrastruk­turës s’është politik.

Ilir Bejtja: Shteti nuk është ortak në asnjë kompani që të marrë fitime apo të shpërndajë fitime. Ka një procedurë tenderimi publik që zgjedhë një fitues dhe para se të fillojë gara përcaktohe­t një fond limit. Fituesi shpallet mbi bazën e çmimeve që janë 5 muaj jo më larg se data e shpalljes së garës. Fitimet që realizojnë në shitjen e materialev­e nuk shkojnë asnjëherë më shumë se 10 apo 15%. Qeveria nuk e di sa vjen fitimi në çdo zë. Do duhet të ndërrojmë regjim. T’u themi që fitoni shumë. Ne si diktaturë proletaria­ti nuk ju lejojmë. Ne jemi në ekonomi tregu dhe nuk e bëjmë këtë.

Anila Denaj: Ilir, qëndro vetëm në çështjet teknike. Znj. kryetare, debati është për të gjithë dhe jo mes juve të dyve. Nuk mund ta sulmoni.

Grida Duma: E di që keni ardhur në radhë dhe respektoni edhe urdhrin. Ky është urdhër i rëndësishë­m. Por z. ministër të lej diktaturën e proletaria­tin, por te më përgjigjet për pyetjet që kam bërë. Thotë se nuk jemi diktaturë proletaria­ti, por në fakt jeni diktaturë mjerimi. Në telefonin tim më shkruajnë se japin miliona euro për Kardhiq-delvinë, ndërsa neve nuk na japin as bonusin e strehimit.

Anila Denaj: Ilir, vazhdo të lutem. Qëndro në aspektin teknik.

Ilir Bejtja: Ja të më jap fjalën se nuk po më lejon.

Duma: Vazhdoni!

Bejtja: Akti nuk ka fuqi prapavepru­ese. Të gjitha zhvillimet nga 18 maji do të jenë subjekt i këtij akti. Përveç vonesave të bëra për shkak të mos fillimit të punës. Ne nuk kompensojm­ë kompanitë, por produktet që nevojiten për të zhvilluar kontratën për punët publike.

 ?? ?? Duma:
Duma:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania