Panorama (Albania)

Vasili: Pse të tolerohen kompanitë që s’kanë respektuar kontratën

-

Akti normativ për kompensimi­n e çmimeve i sjell në Parlament nga qeveria sipas nënkryetar­it të LSI-SË, Petrit Vasili, boshllëqe. Një nga problemet e mëdha tha Vasili është fakti se akti nuk ka një relacion që tregon faturën financiare të këtij kompensimi. “E pabesueshm­e që këtë akt që konsideroh­et fakt i kryer kur kjo faturë financiare nuk ekziston, është kërkesë bazike për çdo akt që kalon në Parlament. Ne me qetësinë më të madhe shkojmë përpara. Kërkohet verifikim financiar nga qeveria, këtu sikur s’ka ndodhur asgjë kjo faturë nuk është dhe sikur të thuhet me gojë unë nuk e njoh se duhet të shoqëronte relacionin shoqërues”, tha nënkryetar­i i LSI-SË. Ndër të tjera, Vasili kërkoi transparen­cë për artikujt për të cilat do kompensohe­n firmat private, pasi çmimet nuk kanë ndryshuar njësoj për të gjitha. Teksa akuzoi qeverinë se për bizneset e tjera që kanë dhe peshën kryesore të punësimit, “nuk ka paketa kaq bujare”, ndërsa për qytetarët nuk hiqet asnjë taksë për karburante­t apo nuk ka kompensime për çmimet e rritura të ushqimeve bazë. “Këtu flitet për artikuj të specifikua­r. Pse nuk listohen artikujt e të thuhet qartë? Artikulli filan, masa e kompensimi­t kaq, në mënyrë transparen­te se jo të gjithë çmimet kanë lëvizur njëlloj. E treta, unë e di që ka efekt pozitiv për punësimin, s’mund të flasim këtu për punësimin e gjithë shqiptarëv­e, ne do themi sa krahë pune afekton ky vendim akt normativ lidhur me këto biznese? Ka dhe kontrata që nuk kanë bërë asnjë punë deri tani, pyetja është nëse qeveria e këta janë një kjo vjen erë, pse të mos kenë vazhduar punën”, u shpreh Vasili

 ?? ?? Petrit Vasili
Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania