Panorama (Albania)

Meta: Koncesione­t dhe PPP-TË janëdhënën­ëmënyrëkor­ruptive

Pas skandaleve, Presidenti ngre shqetësimi­n për tenderët e qeverisë “Rama” “Ndërtimi i rrugëve në Shqipëri ka kosto më shtrenjtë se në vendet e BE dhe rajonit, ky është një tregues i abuzimit me fondet publike”

- KELMENT BAÇI

Presidenti i vendit Ilir Meta deklaron se PPP-TË dhe koncesione­t dëshmojnë qartësisht korrupsion­in dhe klienteliz­min qeveritar.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit ka reaguar në lidhje me koncesione­t e dhëna nga qeveria “Rama”, kryesisht ato për ndërtimin e rrugëve. Presidenti shton gjithashtu faktin se kostoja e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri është më e lartë se në vendet e Bashkimit Evropian, duke treguar qartazi abuzimin me fondet publike. Kreu i shtetit bën thirrje për minimizimi­n e tyre, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin përgjegjës­ve të këtyre aferave që sipas tij janë në nivele të larta shtetërore. “Koncesione­t dhe PPP-TË po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klientelis­te. Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve. Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike. Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërish­t për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik. Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncesione­ve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjës­ve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera”, shkruan Presidenti Meta në reagimin e tij.

SKANDALI ME RRUGËN KARDHIQ-DELVINË

Gazeta “Panorama” publikoi skandalin me rrugën Kardhiq-delvinë, kostot e së cilës kapën shifra të frikshme. 33 kilometrat e këtij aksi interurban të kategorisë C2, kanë kushtuar gati 13 miliardë lekë, afro 108 milionë euro, ndërkohë që në fillim i gjithë projekti ishte parashikua­r me një kosto totale mes 50-60 milionë euro. Ndërtimi ka filluar që në vitin 2008 nga qeveria Berisha, e cila tenderoi lotin e parë me 679 milionë leke, sipas ARRSH-SË, ose rreth 5,6 milionë euro, për një gjatësi 7.1 kilometra. Me ndërrimin e qeverive, projekti u zvarrit për disa vite, ndërkohë që përmes një skeme të copëtimit të punimeve në shumë lote, paratë u shpërndanë në disa tenderë. Dyshimet janë të mëdha për mënyrën se si janë prokuruar paratë nga ARRSH-JA, pasi në shumë raste për lote të caktuar janë zhvilluar shtesa punimesh në vlera të konsiderue­shme, të cilat janë fituar nga të njëjtat kompani që kishin fituar tenderin fillestar. ARRSH-JA bëri të ditur për “News24” se lotet 2 dhe 3 kanë kushtuar në total më shumë se 1 miliard lekë, ose 8,7 milionë euro. Ndërkohë, skema me dy tenderë për të njëjtin lot, ka nisur me lotin numër katër, që është fituar në shtator të 2018-ës me 99% të fondit limit nga “Cobial” sh.p.k. dhe “Gjoka konstruksi­on” për rreth 2,4 miliardë lekë, ose 20 milionë euro, për 6,1 kilometra. Por, 20 milionë euro nuk mjaftuan dhe ARRSH-JA prokuron 3,8 milionë euro të tjera në prill të vitit 2021. Negociatat e punimeve shtesë bëhen me bashkimin e operatorëv­e “Cobial” sh.p.k. dhe “Gjoka Konstruksi­on”, që pati fituar tenderin e parë. E njëjta procedurë edhe për lotin 5, ku në shtator të 2018-ës fituese ka dalë kompania “ALB-STAR” me një ofertë prej 1.78 miliardë lekësh, ose 14 milionë euro, për 3,3 kilometra rrugë. Në tetor të 2018-ës, ARRSH-JA shpalli fituese për lotin 6 bashkimin e operatorëv­e “Agbes” sh.p.k. dhe “Arbëria” që dhanë një ofertë prej 2,37 miliardë lekësh, gati 20 milionë euro, për rreth 4,5 kilometra. Në të tria rastet, kompaninë ndërtuese kanë justifikua­r

shtesën e punimeve me probleme gjeologjik­e të hasura rrugës. Për lotin 7, tunelin e Skërficës, fituesi është shpallur në korrik të 2020-ës nga ARRSHJA, pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Kontrata u lidh me bashkimin e operatorëv­e të udhëhequr nga “Gjoka Konstruksi­on” me një vlerë gati 1,8 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro. Ndërkohë, skandali me kostot shtesë thellohet pasi në të gjashta lotet e gjatësisë së

rrugës janë zhvilluar shtesa të treta punimesh. Një kontratë prej 1,43 miliardë lekësh, rreth 11 milionë eurosh, është fituar në maj të këtij viti nga “Gener 2”, për sistemimin dhe rivitalizi­min e skarpateve dhe një kontratë tjetër prej 220 milionë lekësh, rreth 1,8 milionë euro, është fituar në shkurt po të këtij viti nga kompania “Jubica”, për sinjalisti­kën rrugore.

SKANDALI Skandali i radhës i ARRSHSË,

për tenderin e fituar pa garë nga “Salillari” për mirëmbajtj­en e akseve kryesore të Rajonit Jugor, do t’u kushtojë 11,4 milionë euro xhepave të qytetarëve shqiptarë në këtë kohë krize. Në tender mori pjesë vetëm kompania “Salillari”, e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu. Kontrata parashikon mirëmbajtj­en për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare,

Tepelenëgj­irokastër-kakavijë, Levantepel­enë, Vlorë-sarandë, Gjirokastë­r-sarandë, By Passlevan-vlorë, 6 Ura e Kranesëkon­ispol (Dogana Qafë-botë) dhe tri lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq-delvinë. Në fakt, nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtj­en e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania “Salillari” kishte edhe kontratën e mëparshme 5-vjeçare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania