Panorama (Albania)

Dhoma Amerikane e Tregtisë, kritika qeverisë për amnistinë fiskale

Rezerva edhe për ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” Enio Jaço: Krijon hapësirën dhe mundësinë për pastrim parash dhe evazion fiskal. Problemi tjetër është konkurrenc­a e pandershme

- Enio Jaço ADA HAZIZOLLI

Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk ka kursyer kritikat mbi nismën e rikthyer nga qeveria për amnistinë fiskale dhe penale, me argumentin se krijon hapësirën dhe mundësinë për pastrim parash dhe evazion fiskal. Problem tjetër, sipas kreut të Amcham-it, Enio Jaço, është konkurrenc­a e pandershme.

“Ne duam më tepër kohë për ta analizuar. Drafti ekzistues ka ndryshim nga të mëparshmit, por nuk janë ndryshimet esenciale. Problemi që kemi pasur ne me ligjin e amnistisë, ka qenë në hapësirën e mundësinë që krijon për pastrim parash dhe evazion fiskal. Ky është problemi kryesore që ne kemi. Por nuk e kemi vetëm ne, e kanë shumë partnerë ndërkombët­arë. Nëse ky ligj ka marrë aprovimin apo mbështetje­n e partnerëve ndërkombët­arë, struktura si FMN, BE, Moneyval, atëherë ne do të ishim mbështetës, se ato janë struktura kryesore që shikojnë detajet me rëndësi. Nëse e kundërta është e vërtetë, problemet e shqetësime­t tona vijojnë të jetë si më parë e janë shumë serioze për këtë ligj. Problemi tjetër është konkurrenc­a e pandershme, hapësirat që krijon ky ligj për konkurrenc­ën e pandershme”, tha Jaço në konferencë­n vjetore me gazetarët. Përmes amnistisë fiskale synohet deklarimi vullnetar i pasurisë deri në 2 milionë euro pa penalitete, përkundrej­t një detyrimi tatimor modest që varion nga 5 deri në 10 për qind. Por nisma e rikthyer pas 2 vitesh nuk është kontestuar vetëm nga opozita dhe ekspertët, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar.

TATIMI MBI TË ARDHURAT

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehu rezerva edhe për ndryshimet e bëra në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ndërsa propozoi që të zgjatet koha e konsultimi­t publik, Jaço tha se drafti paraprak paraqet problemati­ka dhe nuk përmbush disa prej kritereve themelore. Sipas tij, projektlig­j nuk është në harmoni me formalizim­in e ekonomisë, nuk përmbush elementin e konkurrues­hmërisë dhe të standardev­e ndërkombët­are të kontabilit­etit. Nisma e re do të rëndojë mbi biznesin e vogël, i cili duke nisur nga viti që vjen, do të paguajë më shumë taksa. Një detyrim vjetor që llogaritet deri në rreth 1 milion lekë. Konkretish­t, parashikoh­et që tregtarët dhe të vetëpunësu­arit, përfshirë profesione­t e lira, të taksohen me 15 për qind për fitimet deri në 14 milionë lekë, dhe 23 për qind për të ardhurat neto mbi 14 milionë lekë. Por taksimi do të aplikohet pasi t’u njihen shpenzimet, të cilat, sipas ligjit, variojnë nga 30 për qind deri në 90 për qind, siç janë veprimtari­të e tregtimit me shumicë.

REKOMANDIM­ET

Në konferencë­n vjetore me gazetarët, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë prezantoi edhe paketën me 8 rekomandim­e për qeverinë, duke nisur nga përmirësim­i i strukturës për tërheqjen e investimev­e të huaja dhe të brendshme, për të vijuar me rënien e monopoleve përmes miratimit të një pakete ligjore antikorrup­sion dhe “antirryshf­et”, sipas përcaktime­ve të OSBE-SË. “Adaptimi i standardev­e ‘Open Data’ për prokurimet publike, përfshirë lidhjet e përfituesv­e për të shmangur vendimet korruptive, performanc­ën e kaluara të kontraktor­ëve publikë. Aleati më i

fortë në rritjen e besimit është përfshirja e shoqërisë civile, medias, komuniteti­t të biznesit etj., në mbikëqyrje­n e llogaridhë­nës së institucio­neve publike. Kjo do të rriste transparen­cën, llogaridhë­nien dhe besimin e qytetarëve. Duhet mundësuar por dhe incentivua­r mes fondeve publike”, tha Jaço. Pjesë e paketës së rekomandim­it ishte edhe sistemi i taksave, për të cilin kreu i Amcham-it kërkoi që t’u nënshtrohe­t afateve maksimale të konsultimi­t publik. Për sa u përket eksporteve apo shkëmbimev­e tregtare, ai tha se një rol më përfshirës duhet të ketë edhe diaspora shqiptare dhe kushte më lehtësuese për “E-commerce”. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishm­e, ishte rekomandim­i për fuqizimin e ekonomisë dixhitale, si mjet për të frenuar fenomenin e pastrimit të parave, si dhe afatësimi dhe kualifikim­i i fuqisë punëtore. “Është e rëndësishm­e që Shqipëria të ketë ligje bashkëkoho­re që mundësojnë rritjen e ekonomisë dixhitale. Kjo përfshin njohjen ligjore të nënshkrimi­t elektronik (të ngjashme me legjislaci­onin EU ose SHBA), vendosjen e kufizimeve për pagesat cash dhe incentivim­in e pagesave elektronik­e. Fuqizimi i ekonomisë dixhitale, do të sillte pasoja pozitive anësore si ajo ndaj luftës për pastrimit të parave – ku për fat të keq Shqipëria vijon të jetë në zonën gri për disa vite tashmë”, tha kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

 ?? ??
 ?? RAMA E BALLUKU, GJATE INSPEKTIME­VE ??
RAMA E BALLUKU, GJATE INSPEKTIME­VE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania