Panorama (Albania)

PAKETA E REKOMANDIM­EVE

-

Strukturë të përmirësua­r mbi tërheqjen e investimev­e të huaja dhe të brendshme

Procedura të shkurtuara – ku shembulli më i mirë në rajon është Maqedonia e Veriut. Praktikat dominuese në Shqipëri, ku shteti takon investitor­ët, nuk janë të qëndrueshm­e. Sistemet që funksionoj­në mirë kanë rregullat transparen­te dhe interaksio­n sa më të ulët me administra­tën.

Incentiva të qarta për investimet e huaja mbi 2 variabla: përmasën e investimit dhe numrit të vendeve të reja të punës që krijohen.

Shpërqendr­imin e tregut dhe uljen e nivelit të monopoleve

Aprovimin në Parlament të një pakete antikorrup­sion, me fokus:

Parandalim­in komplement­ar me organet ligjore prapavepru­ese.

Miratimin e legjislaci­onit anti-ryshfet – standardet e OSBESË, ku përfshin si zyrtarët e lartë, ashtu edhe të mesëm. I lidhur ngushtë me antikorrup­sionin është reformimi i sistemit të Prokurimev­e Publike (bashkohemi me të gjitha rekomandim­et e BE):

Konsultimi publik – ku theksi është zbatimi i ligjit

Ne rekomandoj­më krijimin e një numri mekanizmas­h që sigurojnë zbatimin e ligjit, ose penalitete për shkelësit, ose detyrimin e Parlamenti­t për ta refuzuar ligjin që ka shkelur konsultimi­n publik.

Sistemi i taksave

Ligji i ri nuk duket të përmbushë standarde ndërkombët­are të kontabilit­etit.

Ligji nuk është në harmoni me luftën ndaj informalit­etit duke pranuar elemente të shpenzimev­e jashtë strukturav­e të fiskalizim­it, segmentimi i bizneseve nga xhiro, statutit – jo fitimin.

Elementi i konkurrues­hmërisë nuk është përmbushur – duke e rritur më tej barrën tatimore.

Krijimi i hapësirave te reja për shkëmbimet tregtare Prioritet mbi ekonominë dixhitale

Aftësimi dhe kualifikim­i i forcës punëtore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania