Panorama (Albania)

Kancelaria nën kontrollin e Kryeminist­rit, Rama i merr dekoratat Presidenti­t

Dekorata e “Flamurit Kombëtar” bëhet “Urdhri Suprem i Shqiponjës” Projektlig­ji i ri kufizon titujt e nderit. Rama ka të drejtë t’u japë qytetarëve medalje të artë, të argjendtë ose të bronztë

- TIRANE

Një projektlig­j i ri i propozuar nga qeveria e Kryeminist­rit Edi Rama parashikon krijimin e një kancelarie nën kontrollin e Kryeminist­rit, kufizimin e numrit të dekoratave dhe përcaktimi­n e një dekorate që ta japë vetë Rama.

Qeveria shqiptare ka në plan të reformojë sistemin e dekoratave në vend, i cili deri më sot ka qenë në masë të gjerë diskrecion i Presidenti­t të Republikës, duke propozuar një projektlig­j që parashikon një numër titujsh nderi të dhënë me sasi të kufizuar çdo vit dhe pas një procesi përzgjedhë­s të realizuar nga një institucio­n i ri, kancelari i të cilit do të emërohet dhe shkarkohet nga Kryeminist­ri Edi Rama. Projektlig­ji parashikon gjithashtu që Rama të ketë të drejtë të japë një dekoratë, ndërsa dekoratat e dhëna nga Presidenti do të miratohen paraprakis­ht nga një këshill, në të cilin zyra e Presidenti­t do të ketë vetëm një anëtar, ndërsa të tjerët do të jenë praktikish­t vartës të Kryeminist­rit. Projektlig­ji “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” u publikua për konsultim publik në faqen e konsultime­ve publike. Relacioni shoqërues i propozimit argumenton se projektlig­ji në fjalë përbën një “rikthim te tradita shtetërore shqiptare e periudhës 1914-1944”, një periudhë gjatë së cilës, në fakt, Shqipëria ishte në pjesën më të madhe një monarki absolute dhe në një pjesë jo të vogël, nën pushtimin nazifashis­t.

KOMANDAR, POR KUR JE GJALLË

Projektlig­ji parashikon njëmbëdhje­të tituj nderi dhe medalje, ku secili nga titujt ka disa kategori. Titulli më i lartë do të quhet “Urdhri Suprem i Shqiponjës”, i cili zëvendëson në këtë mënyrë dekoratën e “Flamurit Kombëtar”, e cila ishte dekorata

më e lartë e ligjit aktual. Ajo do të jepet në gjashtë kategori: “Gjerdani i Madh”, “Ylli i Madh”, “Oficer i Madh”, “Komandar”, “Oficer” dhe “Kalorës”. Presidenti i Republikës, për shkak të funksionit, shpallet menjëherë komandant i këtij urdhri me titullin “Ylli i Madh”, ndërsa mbajtësit e titullit “Ylli i Madh” do të nderohen pas vdekjes me funeral ushtarak. “Urdhri i Skënderbeu­t” do të ketë gjithashtu të njëjtat kategori,

ndërsa në rang të tretë do të jetë “Urdhri i Lisit Akademik”, në bazë të së cilit, qytetarët me merita të veçanta në kulturë, shkencë, arte apo sport, do të mund të nderohen me titujt: “Ylli i Madh”, “Komandar” ose “Kalorës”. Edhe në këtë rast, Presidenti i Republikës shpallet kryesisht komandant i “Urdhrit të Lisit Akademik”, pavarësish­t nëse është apo jo akademik. Projektlig­ji parashikon 20 tituj “Kalorës të Shqiponjës” dhe

50 “Kalorës të Skënderbeu­t”, pasuar nga 80 “Kalorës të Lisit Akademik” të dhënë çdo vit. Në vitet pasardhëse, këta kalorës do të kenë mundësinë të ngjisin shkallët e karrierës së titujve, duke u bërë “Komandarë”, “Oficerë” e të tjerë më sipër, deri sa të bëhen “Yll i Madh”. Rama ka ruajtur për vete “Medaljen e Meritës Civile”, të cilën do të ketë të drejtë t’ua akordojë qytetarëve të ndryshëm. Rama do të ketë të drejtë të pajisë qytetarët me

medalje të artë, të argjendtë ose të bronztë, ndërsa ka të drejtë të pajisë të njëjtët njerëz më shumë se një herë. Projektlig­ji thekson se urdhrat duhet të jepen për njerëzit që janë gjallë “ose menjëherë pas vdekjes”, me përjashtim­e të medaljes “Pishtar i Demokracis­ë”, dukshëm ky një reflektim ndaj dilemave të shkaktuara nga dekretet e Metës për të shpërndarë dekorata për figura të ndryshme historike, si Pjetër Bogdani. Medaljet dhe dekoratat nuk mbartin shpërblim financiar, por të dekoruarit, sipas projektlig­jit, do të kenë trajtim prioritar në protokolli­n e shtetit, pra në rastet kur ka ceremoni publike, ata do të mund të zënë vend në radhë të parë apo të hyjnë të parët. Ligji i vitit 2013 që rregullon

dekoratat përcakton se ato “jepen kryesisht” nga Presidenti i Republikës ose me propozim të një numri titullarës­h institucio­nesh. Në rastin e projektlig­jit të ri, Presidenti­t i lind e drejta të japë vetëm 10% të dekoratave të përcaktuar­a me kuota vjetore, ndërsa pjesa tjetër, pra 90%, duhet të kalojë përmes Kancelaris­ë dhe Kolegjit. Kolegji, sipas projektlig­jit, përbëhet nga nëntë anëtarë, nga të cilët, kancelari, drejtuesi i protokolli­t të shtetit dhe dy ekspertë, emërohen nga Këshilli i Ministrave, njëri emërohet nga Akademia e Shkencave, ndërsa tre duhet të jenë të moshuar të dekoruar më parë. Presidencë­s, institucio­nit që deri më sot jepte dekorata, i lihet një përfaqësue­s në këtë këshill. BIRN

 ?? ?? Kryeminist­ri Rama me Presidenti­n e ri, Bajram Begaj
Kryeminist­ri Rama me Presidenti­n e ri, Bajram Begaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania