Panorama (Albania)

Sherri me Metën dhe komisioni kryeminist­ror

-

Maxhoranca socialiste aktuale dhe Kryeminist­ri Edi Rama kanë shprehur vazhdimish­t pakënaqësi në lidhje me dekoratat e shpërndara nga Presidenti në largim, Ilir Meta. Në një rast, vetë Rama deklaroi se “Meta shpërndan dekorata të pavlera”, ndërsa deputetët socialistë, në hetimin parlamenta­r që synoi shkarkimin e Metës, konsiderua­n dhënien e dekoratave prej tij si “shkelje ligjore”. Në fakt, Meta firmosi disa qindra dekorata në një numër të lartë ceremonish, ndërkohë që funksionet e tij politike si President ishin të kufizuara dhe u kufizuan akoma edhe më shumë gjatë zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ndërsa vëzhguesit vërejtën se si Meta vendosi të përdorë sa më shumë të mundej të vetmin mjet politik në dispozicio­n të tij, me synimin e fitimit të simpatisë nga individë, familje apo grupime shoqërore të ndryshme, Rama duket se ka në plan që të përcaktojë vetë dekoratat që do të jepen. Sipas projektlig­jit të propozuar, medaljet, pavarësish­t se do të firmosen formalisht nga Presidenti, do të kalojnë fillimisht nga një institucio­n i ri i quajtur Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve. Kancelaria do të drejtohet nga Kancelari, i cili, sipas projektlig­jit, do të emërohet dhe shkarkohet nga Kryeminist­ri dhe pranë tij do të funksionoj­ë një “Kolegj i Urdhrave dhe Medaljeve”, i cili do të përbëhet nga përfaqësue­s të institucio­neve të kontrollua­ra kryesisht nga Kryeminist­ri, si dhe një përfaqësue­s i Presidencë­s, i cili do të ketë rolin e nënkryetar­it. Projektlig­ji i jep dorë të lirë Kryeminist­rit të emërojë dhe shkarkojë Kancelarin sipas dëshirës, “bazuar në kodin e punës”. Në administra­tën publike shqiptare, Kodi i Punës zbatohet për marrëdhëni­et e punës së rëndomta dhe nuk u jep mbrojtje zyrtarëve publikë nga pushimet e padrejta nga puna, ndërsa Statusi i Nëpunësit Civil është ligji që duhet teorikisht të mbulojë marrëdhëni­et e punës së zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe të lartë të administra­tës publike dhe t’i mbrojë këta të fundit nga diskrecion­i politik i drejtuesve politikë të institucio­neve. Fakti që Kryeminist­ri ka zgjedhur Kodin e Punës për rregullimi­n e marrëdhëni­eve të punës së Kancelarit, i jep atij mundësi të zgjedhë dhe shkarkojë kancelarë sipas dëshirës. Pavarësish­t kësaj, projektlig­ji sanksionon që kancelari, për shkak të funksionit, të mbajë një titull të lartë. Ai do të quhet “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.

 ?? ?? Rama e Meta
Rama e Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania