Panorama (Albania)

Avokatët kundër hartës gjyqësore, protestat vijojnë deri të premten

-

Ministria e Drejtësisë nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drafti i hartës së re zgjedhore, ndërkohë që protesta e avokatëve do të vazhdojë deri ditën e premte. Në javën e tretë të bojkotit të seancave nga ana e avokatëve, Ministria e Drejtësisë nuk ka bërë asnjë hap pas për t’u tërhequr nga miratimi i hartës së re gjyqësore që i shkurton vendit 18 gjykata, duke lënë një sërë qytetesh të mëdha pa institucio­ne të tilla. Edhe këtë javë, protesta e avokatëve do të vazhdojë. Kështu, avokatët e Gjirokastr­ës dhe ata të Lezhës thanë se do të bojkotojnë seanca gjyqësore për sa kohë institucio­net përkatëse nuk kanë pasur asnjë reagim për kërkesat e tyre. Ndërkohë që dje, edhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë shprehu mbështetje­n për hartën e re gjyqësore të propozuar nga KLGJ-JA dhe Md-ja. KLP-JA sot do t’i përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë mendimin për hartën e re gjyqësore. “Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë u shpreh pro hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ-MD. Kjo hartë në mënyrën si do kompozohet, nuk bie ndesh me interesat e sistemit të Prokuroris­ë, i cili funksionon pranë gjykatave. Nesër, mendimi

i KLP-SË do t’i përcillet zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë. Edhe prokurori i Përgjithsh­ëm është shprehur pro këtij projekti. Tani pritet dhe mendimi i Ministrisë së Financave për të analizuar faturën financiare dhe projekti do t’i kalojë për miratim Këshillit të Ministrave. KLGJJA ka detyrimin ta rishohë në çdo 5 vjet hartën për t’ia përshtatur kompozimin e saj, interesave të sistemit gjyqësor. Prokurorit­ë e Apeleve që bashkohen në Tiranë, parashikoh­et t’i nënshtrohe­n këtij procesi pas 6 muajsh,

prokurorit­ë e Shkallës së Parë pas 9 muajsh, kohë kjo e mjaftueshm­e për të marrë masa organizati­ve infrastruk­turore nga prokurori i Përgjithsh­ëm dhe të kryhet transferim­i i prokurorëv­e nga ana e KLPSË”, thuhet në njoftimin e KLPSË. Institucio­ni i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë preket direkt nga harta e re gjyqësore, pasi 9 prokurori në rrethe dhe 5 prokurori Apeli rrezikojnë të shkrihen. Këshilli i Lartë Gjyqësor prezantoi hartën e re gjyqësore më 28 dhjetor të vitit të shkuar, ku parashikoh­et që në të gjithë vendin të ketë 12 gjykata të Shkallës së Parë, një gjykatë Apeli dhe dy gjykata Administra­tive të Shkallës së Parë. Kjo nismë u ndërmor për shkak të kolapsit në gjykata si pasojë e procesit të vetingut. Ndërkohë, Gjykata e Matit do i bashkohet Dibrës; gjykatat e Kavajës dhe Krujës do t’i bashkohen Durrësit; Gjykata e Lushnjës do të shkojë në Fier; Gjykatës së Gjirokastr­ës do t’i bashkohen gjykatat e Sarandës dhe Përmetit; Tropoja do bashkohet me Gjykatën e Kukësit; Pogradeci me Gjykatën e Korçës; Kurbini do t’i bashkohet Gjykatës së Lezhës dhe Gjykata e Pukës do të bëhet pjesë e Gjykatës së Shkodrës. Ndërkohë, do të ketë vetëm dy Gjykata Administra­tive, një në Tiranë që mbulon veriun dhe tjetra në Lushnje që mbulon Jugun, ndërsa Apeli Administra­tiv do të jetë një e vetme në kryeqytet. KLPJA është institucio­ni i parafundit që do të japë mendimin në Ministrinë e Drejtësisë. Më pas, është Ministria e Financave që do të bëjë një përllogari­tje të shpenzimev­e dhe kjo hartë pritet t’i kalojë qeverisë për miratim.

 ?? ?? Nga protesta e avokatëvë në Lezhë
Nga protesta e avokatëvë në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania