Panorama (Albania)

Hartaeregj­yqësore,olsiançela: Riorganizi­mi,nevojëemer­gjente

Shkresa për ministrin Manja: Lehtëson ngarkesën e dosjeve Drafti, Kryeprokur­ori: Në ndihmë të prokurorëv­e, oficerëve të Policisë Gjyqësore, administra­tës dhe shërbimeve mbështetës­e

- VALENTINA MADANI

Në një kohë kur qindra avokatë kanë bojkotuar seancat gjyqësore, Prokurori i Përgjithsh­ëm, Olsian Çela, shprehu dje mbështetje­n institucio­nale ndaj hartës së re gjyqësore.

Dakordësin­ë ndaj draftit të ri kryepropur­ori e shprehu përmes një shkrese dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Sipas tij, ky koordinim institucio­nal pritet të lehtësojë ngarkesën e dosjeve. Në letër Çela vlerëson frymën e bashkërend­imit dhe koordinimi ndërinstit­ucional në përballje me nevojat për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetet veprimtari­në e prokurorëv­e me numër të reduktuar. “Në këtë vështrim sipas Kushtetutë­s dhe ligjit përfshihet sistemi i Pprokurori­së me ndikim në riorganizi­min e prokuroriv­e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Apelit me juridiksio­n të përgjithsh­ëm sipas kompetenca­ve të gjykatave, riorganizi­m të cilin e vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësim­in e funksional­itetit, efecient në sistemin e prokuroriv­e”, thuhet në shkresën e kryeprokur­orit drejtuar ministrit Manja. Sipas Çelës, harta e re gjyqësore vjen në kuadrin e procesit të pritshëm që sjell rritjen e kapacitete­ve akomoduese me ambiente pune për prokurorët, oficerët e Policisë Gjyqësore të seksioneve, administra­tës dhe shërbimeve mbështetës­e në prokurorit­ë me juridiksio­n të përgjithsh­ëm. Ky vendim i kryeprokur­orit vjen në një kohë kur shumë gjykata të vendit janë në kaos, pasi avokatët po bojkotojnë seancat gjyqësore për shkak të hartës së re gjyqësore. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se bojkoti që po zhvillojnë avokatët kundër hartës së re gjyqësore është i papranuesh­ëm, pasi po u mohojnë qytetarëve aksesin në drejtësi. Manja “këshilloi” avokatët që të shohin rrugën e përballjes ligjore, pas miratimit të hartës së re gjyqësore, ndërsa shtoi se janë marrë në konsiderat­ë

sugjerimet e tyre. Mbyllja e 18 gjykatave të rrethit dhe apelit, pritet që të sjellë kosto të shtuara për qytetarët, ndërkohë që aksesi në drejtësi do të bëhet gjithnjë dhe më i vështirë. 13 gjykata të Shkallës së Parë, 2 gjykata Administra­tive dhe 1 gjykatë Apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimi­sht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultime­sh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një Gjykatë e Shkallës së Parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ-JA ka miratuar draftin, i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Relacioni i Këshillit të Lartë Gjyqësor shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet daneze, portugeze, suedeze, holandeze dhe modelin e Moldavisë. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një Gjykatë e Shkallës së Parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. Prej tri javësh, avokatët në mbarë vendin janë në protesta, duke bojkotuar seancat gjyqësore, ndërkohë që edhe opozita dhe Presidenti

e kanë kundërshtu­ar draftin. Ilir Meta është shprehur se ky riorganizi­m përpiqet të fsheh problemati­kat me të

cilat përballet sistemi i drejtësisë sot dhe nuk e zgjidh problemin e mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e.

Për Presidenti­n, vetëm pas plotësimin të vakancave të krijuara me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve,

mund të kishim një hartë të re gjyqësore, që mund të trajtonte rishpërnda­rjen e burimeve njerëzore.

 ?? ?? Olsian Çela
Olsian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania