Panorama (Albania)

Si kamuflohes­hin paratë e krimit me ‘bukë e qofte’ në plazh

Aktiviteti kriminal i familjes Dumani, ngjarje dhe histori të 4 burrave të shtëpisë Agim, Dashnor, Nuredin dhe Fitim Dumani, babai me tre djem; një jetë e mbushur me trafik femrash, vrasje e pengmarrje

- NIKOLETA KOVAÇI

Me 10 maj të vitit 2011, Policia e Tiranës do të lakonte për herë të parë emrin e një grabitësi serial, të dhunshëm dhe të rrezikshëm.

Në të zbardhur të kësaj dite, Policia e komisariat­it të Kombinatit do të hynte në operacion pasi brenda 1 ore e gjysmë ishin grabitur me dhunë, armë e maska dy banesa. Intensifik­imi i kërkimeve, dëshmitë e ‘viktimave’ të tyre çuan në një identifiki­m mjaft interesant: Flisnin gjuhë dibrane! Por, ndërkohë, Policia e Tiranës ngrihet në këmbë për të identifiku­ar dibranët grabitës me armë, Durrësi kërkon ndihmën e Tiranës; ishin grabitur në të zbardhur dy automjete. Asokohe, Policia kishte momente kur edhe e tregonte veten se mund t’ia dilte! Shpejt bien në gjurmët e tyre dhe sjellin në pranga një nga dy djem, vëllezër, nga Selishtë e Peshkopisë që jetonin të shpërndarë, një në Durrës, një në Kavajë, një nëpër banesa të ndryshme në Tiranë. U arrestua Nuredin Agim Dumani, 24 vjeç. Pas arrestimit, ai i tha Policisë se ishin fukarenj dhe se i kishte shtyrë fukarallëk­u të ndërmerrni­n akte të tilla. Policia bëri me dije në një njoftim të gjatë, 11 vite më parë, që dy personat-vëllezër, njëri i arrestuar e tjetri në kërkim, ishin të një rrezikshmë­ri të lartë, ndaj u bë me dije se Nuredin dhe Fitim Dumani duhej të mbaheshin në burg pasi u ishin faktuar të paktën 4 akte të rënda kriminale.

TË PATHËNAT E AKTIVITETI­T TË DUMANËVE

Po ndërkohë që Nuredin Dumani kryente katër grabitje për një natë mes Tiranës dhe Durrësit dhe hiqej si njeri që s’kishte bukë të hante bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, ishin kryer dy grabitje të tjera të bujshme; njëra në Elbasan dhe tjetra në Kavajë, diku brenda një harku kohor prej 4 muajsh. Policia me dashje apo nga mungesa e profesiona­lizmit nuk i dyshoi vëllezërit ‘pabuksa’ si të përfshirë në ato dy grabitje spektakola­re, ku në Elbasan ishin rrëmbyer nën kërcënimin e armëve rreth 9 kilogramë florinj dhe në Kavajë ishte sulmuar dhe grabitur një kambist në dalje të Kavajës. E ndërkohë që Nuredini vihet në pranga, e Fitimi, vëllai më i vogël i Nuredinit, shpallet në kërkim, i ati i tyre kishte nisur aktiviteti­n si tregtar ambulant nëpër plazh, herë në Durrës e herë në Spille. Ky aktivitet u bë streha e parave të krimit të tre djemve, Dashnorit, Nuredinit dhe Fitimit, ndërsa të tre ndaloheshi­n dhe akuzoheshi­n për shfrytëzim prostituci­oni brenda dhe jashtë vendi, trafik minash të telekomand­uara, grabitje dhe vrasje. Por Agim Dumani mundi ta mbante larg profilin e vet nga ai i të bijve deri ditën që në Spille të Kavajës, në mesin e korrikut, tre djem e rrëmbejnë, e fusin në bagazhin e një automjeti dhe e dhunojnë barbarisht. Policia e Kavajës, e Tiranës, ajo e shtetit e të gjitha policitë e prokurorit­ë bashkë nuk e identifiko­jnë në asnjë moment pengun si të atin e djemve Dumani. Ata e lënë ngjarjen në një sherr birrash, ndërkohë tre pengmarrës­it jo vetëm që nuk u larguan, por edhe nuk e mohuan ngjarjen për asnjë moment. Policia i liroi, por ata ia arritën të dilnin shumë shpejt nga qelitë. Agim Dumani vijoi të njëjtin aktivitet, madje duke u bërë edhe pjesë spotesh elektorale të liderëve të partive të vendit jo më larg se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021. Tashmë, prej muajsh, ai e ka braktisur aktiviteti­n, familjen dhe Shqipërinë. Ka ikur menjëherë sapo iu arrestua i biri, ndërkohë që menjëherë pas daljes së dëshmisë tronditëse të killerit Nuredin Dumani, Policia i prangosi edhe të vëllanë, Fitimin, i cili është në burg në vendin tonë, ndërkohë që vëllai tjetër, Dashnori, 37 veç, gjendet duke vuajtur dënim në Gjermani, vend në të cilin gjendet edhe i ati.

DËSHMIA E KILLERIT TË PENDUAR

Nuredin Dumani e nisi dëshminë tij rreth dy javë pasi ishte plagosur dhe prangosur. Pavarësish­t që SPAK dhe institucio­net e tjera të përfshirë në operacioni­n e madh të 19 majit, kanë nxjerrë vetëm episodet kriminale ku Nuredinit gjithnjë i bllokohet arma, ai ka rrëfyer gjithçka ka kryer për të paktën 14 vjet aktivitet kriminal, bashkë me vëllezërit, miqtë-armiq dhe vëllain e gishtit, Festim Qoli, një ndërtues dhe biznesmen mjaft i njohur në Durrës e më gjerë. Ai e nis rrëfimin me dy grabitje: “Grabitja e parë që

kam bërë ka qenë te një argjendari në Elbasan, në fund të vitit 2010 ose fillimi i 2011. Ka qenë 8.3 kg flori si dhe 30 ora ose diçka më shumë”, ka rrëfyer bashkëpunë­tori i drejtësisë, Nuredin Dumani. Më pas dëshmon: “Grabitja e dytë ka qenë po me të njëjtët persona në Kavajë në vitin 2011. Ishte një kambist në dalje të Kavajës”. Te dyja këto grabitje ishin bërë në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal, para se sa ai të arrestohej si person me gjendje të mjerueshme ekonomike në Kombinat, më 10 maj 2011.

POLICIA, 10 MAJ 2011

“Ju informojmë se sot, më datë 10.05.2011, Specialist­ët e Seksionit kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, në policinë e Tiranës, kanë bërë të mundur identifiki­min, kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit, Nuredin Agim Dumani, vjeç 24, lindur në Dibër dhe banues në Kombinat, Tiranë. Kapja dhe më arrestimi i këtij shtetasi u realizua mëngjesin e ditës së sotme, sepse është kapur në flagrancë nga Komisariat­it i Policisë Nr.6 Tiranë, në afërsi të gomisteri “Xhabafti” e ndodhur në Kombinat. U prangos menjëherë, pas vjedhjes me armë të banesave të shtetasve Theodhori

Bakiu dhe Feleke Lusha, vjedhje të cilat janë realizuar nën kërcënimin e armës dhe me maska, përkatësis­ht në oraret 02:00 dhe 03:30 minuta, të natës 10 maj 2011, në Kombinat Tiranë. Gjithashtu, nga hetimet e kryera deri tani, ka rezultuar se shtetasi Nuredin Agim Dumani, së bashku me vëllain e tij, shtetasin Fitim Agim Dumani, vjeç 23, i dënuar më parë për “Dezertim”, përveç vjedhjes me armë të dy banesave në Kombinat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dyshohet se kanë realizuar vjedhjen në qytetin e Durrësit, të automjetit tip ‘Opel’ Kadet me targa Dr.0805 B, si dhe më pas kanë vjedhur edhe automjetin me targa Tr. 6406 N në pronësi të një shtetasi me banim në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n: 2 mjetet me targë DR 0805 B dhe me targa TR 6406 N, një armë zjarri pistoletë e kalibrit 7.65 mm, e markës ‘Ekol Special 99’, me krehër me fishekë, një celular”.

...VIJIMI I GRABITJEVE

Por pavarësish­t se Policia e arrestoi me bujë të madhe

grabitësin e dhunshëm që arrinte të kryente 4 grabitje brenda një nate, ai në 2013 gjendet i lirë dhe madje në një prej grabitjeve më të bujshme të atij viti në Shijak. Nuredin Dumani tregon: “Informacio­nin na e dha Dorian Shkoza. Ishte një person që kishte një servis dhe jepte para me fajde!”. Policia nuk e zbardhi asnjëherë atë grabitje dhe asnjë prej tyre, ata kryenin grabitje parash dhe automjetes­h për të siguruar mjetet për kryerjen e vrasjeve në Elbasan-tiranë-durrës.

DURRËS, 18.01.2015

Policia bën me dije se “U kapën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 3 mina me celular të montuara, 1 ‘Fiat Punto’, 7 telefona celularë, mjete të tjera për prodhimin e këtyre minave (nastro, tela elektrikë, kaçavida) etj. dhe u arrestuan 4 banorë të Durrësit; Febjus Dauti,

31 vjeç, lindur në Has; Dashnor Dumani, 30 vjeç lindur në Dibër; Asllan Plaku, 24 vjeç, dhe Bledar Plaku 31 vjeç. Sektori për trafiqet dhe narkotikët dhe njësia operaciona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, organizuan operacioni­n e koduar “twix” që zgjati dy muaj”. Edhe pse me mina të telekomand­uara, Dashnori, djali i madh i familjes Dumani u la i lirë nga policia, ndërkohë që dy djemtë e familjes Plaku rezultojnë pjesë e skuadrës së vrasjes nën komandimin e kapove të krimit në vend.

19 KORRIK 2017

Një tregtar ambulant, i cili shiste bukë me qofte në plazhin e Spillesë në Kavajë, u mor peng për gati 2 orë dhe u dhunua nga tre të rinj. Policia bëri me dije vetëm emrat e personave, duke mos e identifiku­ar pengun si të atin e djemve Dumani, i cili iu tregonte tregtarëve shifrat marramendë­se që fitonte me punën e tij përgjatë muajve të verës, ndërkohë që dy djem merreshin me vrasje, trafik

femrash dhe grabitjesh, ndërsa më i madhi siguronte armatimin shkatërrue­s të minave me telekomand­ë. Policia tha asokohe: “3 persona, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip ‘Rover’, pa targa, shtetasin Agim Dumani, 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht. Më pas e kanë mbajtur peng, jashtë vullnetit të tij në vende të ndryshme. Disa orë pas ngjarjes, oficerët e Hetimit të Krimit të Policisë së Kavajës arritën të arrestonin autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Zaimir Xhelezi, 31 vjeç, Bledar Çaça, 32 vjeç dhe Bedri Muça, 25 vjeç, banues në fshatra të ndryshme të Kavajës. Këta persona, njihen si problemati­kë dhe kanë qenë të skeduar edhe më parë nga organet e rendit. Nga ana tjetër, ata kishin njohje me tregtarin ambulant që morën peng, i cili aktualisht jeton me familjen e tij në Durrës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka nisur për shkak se tregtari 54-vjeçar u ka kërkuar të rinjve që të largonin makinën, pasi e kishin parkuar para tezgës së tij dhe e pengonin në punë”.

 ?? NUREDIN DUMANI ??
NUREDIN DUMANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania