Panorama (Albania)

Paratë e prostituci­onit, në llogaritë e miqve të Dumanëve Trafiku i femrave, Fitim Dumani shkoi në gjyq për 3 vajza

-

Pesë ditë para se të merrej peng Agim Dumani, babai i djemve Dumani, Policia e Durrësit ndërhyn në port. Bllokon dy vajza adoleshent­e, të cilat po trafikohes­hin. Dëshmia e tyre hedh dritë mbi një grup të frikshëm kriminal që shfrytëzon­te femra në zonat e plazhit, një ndër ta ishte më i vogli i Dumanëve, Fitimi. Ata treguan se ishin nisur për Itali bashkë me të fejuarat e tyre, ndërkohë që dy vite më vonë në Gjykatë, një kushëri i afërt i Fitimit do të trondiste me dëshminë e tij: “Ai më thoshte se i kam të fejuara të dyja. Ndërkohë mua më erdhën para edhe nga vajza K., për të cilën Fitimi më thoshte se është gruaja e tretë e imja. Unë çuditesha se si rrinin tri femra me Fitimin, por nuk pyeta më gjatë. Paratë që më erdhën ia ktheva Fitimit!”.

OPERACIONI, DURRËS, 14 KORRIK 2017

“Policia e Durrësit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas një hetimi 2-mujor me metoda speciale ka finalizuar me sukses operacioni­n e koduar “Black Hats” (Kapelet e zeza), duke parandalua­r trafikimin e dy vajzave të reja drejt shtetit italian.

Të arrestuari­t janë:

• Fitim Dumani 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

• Reinaldo Greca 28 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

• Denis Shaba 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzim prostituci­oni”. Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj u dokumentua me prova ligjore se shtetasi Denis Shaba gjente dhe shfrytëzon­te me qëllim prostituci­oni femra, ndërsa shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinje. Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në zonën e plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetës­ve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100-300 •. Në sajë të një vëzhgimi të pandërprer­ë dhe profesiona­l nga ana e Specialist­ëve për Hetimin e Trafiqeve është bërë e mundur parandalim­i i trafikimit të dy femrave drejt Italisë. Specialist­ët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasit Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca, në PKK Durrës, në momentin për t’u larguar për në Itali, për të trafikuar dy femra, shtetaset me iniciale K.B. 18 vjeçe dhe K.L. 19 vjeçe”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania