Panorama (Albania)

“Bashkëpunë­torë” të Dumanit, Apeli merr vendimin për 8 të akuzuarit

Apeli lë prapa hekurave edhe ish-shefin e Krimeve në Policinë e Lezhës Nga vrasjet me pagesë te vjedhjet, kush janë të arrestuari­t që u lanë prapa hekurave dhe veprat penale që rëndojnë mbi ta

- TIRANE/ SAJMIR LLESHI

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj të arrestuarv­e në kuadër të operacioni­t “Plumbi i Artë”, arrestime të cilat u kryen pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij, Enrik Hoxha.

MASAT

Gjatë ditës së djeshme, Apeli i Posaçëm ka lënë prapa hekurave shtetasit Ilirian Feçi, i akuzuar për vjedhje me dhunë në Kavajë në vitin 2012. Të akuzuarit Fatos Gosa (Tos Gosa) dhe Aldin Ndoci, akuzohen për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi. Gjykata la në burg edhe të akuzuarin tjetër, Elvis Koçi (Çaushllari), i akuzuar për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Sokol Sanxhaktar­it, kryer në bashkëpuni­min në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Ndërkohë, Adrian Uzuni, i lënë gjithashtu prapa hekurave, akuzohet se porositi vrasjen e “të fortit” të Tropojës, Filip Gjeloshi. Gjithashtu, Apeli la në burg shtetasit, Petrit Qoli dhe Agron Qoli, të akuzuar për vrasje me paramendim, kundrejt pagesës, në dëm të viktimës Fatmira Habili

(Dedaj). Po kjo masë sigurie u vendos edhe ndaj Gentian Sharrës, i akuzuar për vjedhje në vitin 2011 në Elbasan. Ndërkohë, në masën e sigurisë “Arrest me burg” është lënë edhe oficeri i Policisë së Lezhës, Leonard Palushi, i arrestuar në kuadër të të njëjtit operacion. Në këtë mënyrë, Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e një shkalle më poshtë, atë të 21 majit të këtij viti.

OPERACIONI

Nga operacioni “Plumbi i artë”, detajet e të cilit u publikuan më 19 maj, përfunduan në pranga 18 persona, ndërsa 14 persona të tjera janë shpallur në kërkim, shumë prej të cilëve emra të njohur të botës së krimit në vendin tonë. SPAK-U dhe Policia e Shtetit thanë se kanë goditur 8 grupe kriminale, të cilët e kishin shtrirë veprimtari­në e tyre përkatësis­ht 2 në Tiranë, 4 grupe në Elbasan dhe dy në Durrës. Këto tetë grupe, edhe pse kundërshta­rë të njëri-tjetrit, kishin një lidhje të përbashkët, që ishte vrasësi serial, Nuredin Dumani. Midis të akuzuarve ishte edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit. Leonard Palushi, i cili në momentin e arrestimev­e rezultonte shef i Krimeve në Policinë e Lezhës, u akuzua për “Shpërdorim detyre”, pasi gjatë periudhës që shërbente në Elbasan, u shiste informacio­neve grupeve kriminale atje. Gjatë operacioni­t, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve, janë sekuestrua­r 3 armë zjarri (konkretish­t 2 kallashnik­ovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtari­a kriminale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania