Panorama (Albania)

Çfarë dëshmuan në Gjykatë 6 dëshmitarë­t

-

Në marsin e vitit 2019, procesi ishte në fazën e shqyrtimit të provave të Prokuroris­ë, ndërsa para Gjykatës erdhën dhe dëshmuan 6 persona. Këta i treguan Gjykatës njohjen e tyre me Dumanin dhe marrëdhëni­en që ky i fundit ka pasur me dy vajzat që dyshohet se i ka shfrytëzua­r. Nga dëshmitë e dhëna, u faktua se Dumani kishte përdorur llogaritë e personave që njihte për të bërë tërheqjet e parave të dërguara nga vajzat, kryesisht nga Italia. Në proces u mësua se dy prej vajzave kanë ushtruar prostituci­onin edhe në Durrës, kundrejt shumave 100 deri në 300 euro. Dëshmitari me inicialet B.H. tha para oficerëve të Policisë Gjyqë- sore, se shtetasen K. e njihte si bashkëshor­ten e tretë të Fitimit, ndërsa tregoi edhe për një rast të kalimit të eurove në llogarinë e tij. “Kushëriri më ka thënë se është gruaja tij e tretë. Fitimi jetonte me këto dy femra në një dhomë të vogël pranë plazhit. Gjithmonë kam pyetur veten se si i mbante të dyja”, iu tha ai OPGJ-VE. Edhe një person tjetër me inicialet S.E. tha para Gjykatës se, mendonte se Fitimi ishte i martuar me shtetasen K., ndërsa tregon se me ta ka pirë vetëm një kafe dhe se kjo e fundit i ka dërguar një herë një shumë eurosh. Sipas deklaruesi­t, shtetasja K. i kishte dhënë 500 euro, kjo pasi më herët ai i kishte dhënë Fitimit një borxh. Edhe dëshmitarë­t e tjerë treguan shumat e parave që kishin marrë dhe që ia kishin dorëzuar Fitimit dhe që Prokuroria ishte e bindur që ishin të gjitha para të ardhura nga shfrytëzim­i i vajzave në plazh, në Itali dhe më herët edhe në Francë bashkë me Nuredinin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania