Panorama (Albania)

Dekani i ‘Luarasi’: Reforma po “zbraz” gjyqësorin, nevojiten prurje të reja

Prof. Maks Haxhia shpalos edhe vizionin e tij në drejtimin e Fakultetit Haxhia: “Studentë nga ‘Luarasi’ po përfaqësoh­en me dinjitet në Magjistrat­urë. Do vijojmë rrugën drejt krijimit të elitave”

- TIRANE

Fakulteti i Drejtësisë në universite­tin “Luarasi” tashmë është në duart e sigurta të një ndër personalit­eteve më të njohura të jurisprude­ncës në vend.

Ish-prokurori i Përgjithsh­ëm dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë më një kontribut të jashtëzako­nshëm akademik në brumosjen e qindra gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe avokatëve, Maks Haxhia, e ka të kristalizu­ar vizionin e tij për drejtimin e Fakultetit të parë privat të drejtësisë në vend themeluar nga ish-profesori i tij i ndjerë, Aleks Luarasi. Prof. Maks Haxhia i ka thënë po propozimit për drejtimin e Fakultetit

nisur nga niveli i lartë i studentëve të “Luarasit” në Shkollën e Magjistrat­urës, si dhe në Shkollën Kombëtare të Avokatisë. “Unë u nisa nga emri i ‘Luarasit’, sepse ka ardhur koha, që të krijohet elita. Elitën e bëjnë universite­tet. Kjo do të thotë që në zgjedhjet e mia, Fakulteti i Drejtësisë në Universite­tin ‘Luarasi’, ka hyrë në rrugën e prodhimit të elitave.

Aq më tepër që sot Reforma në Drejtësi kërkon kapacitete të tilla, që të kenë elementet bazike të formimit, t’i kenë të atillë që të renditen në standardet dhe kërkesat e kohës. Një arsye tjetër është pasi në Shkollën e Magjistrat­urës, e cila prodhon prokurorë dhe gjyqtarë, ka treguar se studentë nga ‘Luarasi’” po përfaqësoh­en me dinjitet. Kjo ishte dhe

arsyeja që unë e vlerësova aq më tepër, që Fakultetin e Drejtësisë ‘Luarasi’ e ka krijuar profesori im, i ndjeri Aleks Luarasi. Ky Fakultet është i konkurrues­hëm me shtetin, dita ka ardhur, këtë e tregojnë rezultatet në Shkollën e Magjistrat­urës, është një tregues, edhe në provimet e avokatisë, studentët e ‘Luarasit’ dallohen dhe janë pozicionua­r në një

stad të lartë”, u shpreh prof. Maks Haxhia, dekan i Fakultetit të Drejtësisë “Luarasi”. REFORMA NË DREJTËSI

Reforma në Drejtësi ka krijuar kushte e mundësi të reja për studentët e juridikut e veçanërish­t të Fakultetit të Drejtësisë në universite­tin “Luarasi”. Teksa reforma po i “zbraz” gjykatat nga gjykatësit dhe prokurorët, dekani Maks Haxhia thotë se brezi i ri me përgatitje­t ne formimin etik dhe profesiona­l, në Fakultetin e Drejtësisë në “Luaras” do të jetë i gatshëm të përballet në procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare. “Pikërisht këtu është sakrifica që do bëjë stafi akademik në transmetim­in e dijeve cilësorë të nivelit të lartë natyrisht dhe edukimi me integritet i studentëve që ata jo

vetëm të futen në procesin e shkollimit nga pikëpamja profesiona­le të gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe avokatëve, të krijohet traditë siç e kanë vendet jashtë që kanë elitë universita­re, unë shpresoj duke qene se ‘Luarasi’ e ka krijuar profilin e vet e them me garanci që ka potencial për t’u bërë fakultet elitë. Do jetë tepër konkurrues dhe i paarritshë­m në treg. Kam besim se Fakulteti i Drejtësisë do vijojë rrugën drejt krijimit të elitave, e them sepse tregu i avokatisë, por në radhë të parë, Gjyqësori dhe Prokuroria, kanë mungesa dhe kanë nevoja për prurje të reja. Kjo prurje do të jetë sasiore. Ne do përpiqemi dhe kemi objektivat tona për t’i përgatitur nga pikëpamja cilësore, që nesër të lartësohet emri i ‘Luarasit’”.

 ?? ?? Dekani i Fakultetit të Drejtësisë te “Luarasi”, Maks Haxhia
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë te “Luarasi”, Maks Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania