Panorama (Albania)

Kjo është shqiptarja që humbi jetën tragjikish­t në Itali

-

Një 35-vjeçare me origjinë shqiptare gjeti vdekjen në një aksidenti rrugor në Xhenova. Mediat italiane shkruajnë se ajo quhet Matilda Hidri, e cila drejtonte një piceri me emrin “Luma” në rrugën “Fieschi”, në qendër të Xhenovas. Aksidenti ndodhi kur gruaja shqiptare u përplas nga një automjet tip “Volvo” që ecte në drejtim të gabuar në autostradë­n A7 Xhenova-milano. Ajo po kthehej në kryeqyteti­n e Ligurias, pasi kishte dërguar djalin e saj 10-vjeçar te gjyshërit e tij, me banim në provincën e Vareses. Në mbrëmje, ajo do të hapte restoranti­n bashkë me bashkëshor­tin, Arjan Çejku, të cilin e kishin marrë me qira pak më shumë se një muaj më parë. Dinamika e aksidentit ende po shqyrtohet nga Policia Rrugore e Assagos. “Volvo” i drejtuar nga Giuseppe Maria Garavaglia, një milanez 46-vjeçar, eci në drejtim të gabuar në autostradë për më shumë se 4 kilometra. Rreth orës 15:00, përplasja ndodhi përplasja e tmerrshme. BMW-JA e drejtuar nga Matilda, u gjend përballë fuoristrad­ës me shpejtësi të lartë. Gruaja e pati të pamundur për të shmangur fatkeqësin­ë. Nga përplasja, ajo dhe shoferi tjetër humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa udhëtonin të vetëm në automjetet e tyre. Në makinën e shkatërrua­r kishte dhjetëra fletushka nga piceria e tyre, të shpërndara në asfalt pas aksidentit. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se çifti hapën picerinë më 13 maj. “Piceria ‘Luma’, piceria më e mirë në Genova”, thotë fëmija i tyre, një futbollist i vogël në një video të postuar më 23 qershor në faqen e klubit në “Instagram”, me pamje nga trotuari përballë godinave të Rajonit. Një ëndërr e thyer për shkak të një manovre të çmendur që askush nuk do të mund ta shpjegojë kurrë.

 ?? ?? Matilda Hidri
Matilda Hidri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania