Panorama (Albania)

Covid-19 në rritje, shënohet viktima e parë pas dy muajsh

Nënvariant­i i “Omicron BA5” pushton vendin, rikthehen rastet e vdekjeve Ministria: “Humb jetën nga Covid-19 një 72-vjeçar i pavaksinua­r”. Manastirli­u: “Pritet rritje e rasteve. Vaksinimi, fjala kyçe”

- TIRANE

Ditën e djeshme u shënua viktima e parë e Covid pas thuajse dy muajsh. Ishte harruar dita kur infektimet numërohesh­in me qindra e fatalitete­t për shkak të Covid-19, por duket se periudha e qetë ka përfunduar duke i lënë vendin një vale të re. Një e katërta e të testuarve ose gati 30% rezultojnë pozitivë, rritje e reflektuar edhe në spitalet gati të boshatisur­a. Prej 9 majit, kur u shënua viktima e fundit për shkak të Covid-19, dje u regjistrua fataliteti i radhës pas thuajse dy muajsh.

SITUATA

Në buletinin e radhës, Ministria e Shëndetësi­së bën me dije se një 72-vjeçar i pavaksinua­r humbi betejën me Covid, ndërkohë që mbi 100 të tjerë e kapërcyen. “Janë kryer 366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 90 qytetarë, në këto bashki: 59 në Tiranë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastë­r. Janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht, në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-cov2: një qytetar nga Tirana, 72 vjeç, i pavaksinua­r. Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,844 që nga fillimi i epidemisë”, citohet në njoftimin nisur për mediat, ku nuk harrohet apeli për t’u vaksinuar, të moshuar e fëmijë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësi­së u bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojn­ë vaksinimin anti-covid, posaçërish­t në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. “Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetëso­re, për t’u vaksinuar me dozën përforcues­e. Vaksinat ANTI-COVID reduktojnë

mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", nënvizohet në buletinin ditor.

MINISTRJA

Nga Instituti i Shëndetit Publik, ministrja e Shëndetësi­së tha se vjeshta mund të sjellë variante të reja të virusit pandemik, ndaj apeloi për vaksinim. “Ashtu sikurse edhe Organizata Botërore e Shëndetësi­së ka alertuar, do të kemi edhe një rritje të rasteve. Vjeshta sigurisht që do të vijojë që të ketë sfidat e saj në raport edhe me rastet Covid, në raport edhe me variantet e reja. Por vaksinimi është fjala kyçe. Ne do të vijojmë procesin e vaksinimit”, deklaroi Manastirli­u.

“Omicron”, varianti më i fundit i Covid-19 që po qarkullon prej dy vitesh në botë, vijon të pësojë mutacione, duke nxjerrë lloje të reja në qarkullim. Pas nënvariant­it “BA2” që qarkulloi në dimër e deri më tani kanë qarkulluar disa variante, ku më i fundit është “BA5”.

 ?? ?? Manastirli­u, dje nga ISHP
Manastirli­u, dje nga ISHP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania