Panorama (Albania)

Alimehmeti: Fundi i korrikut, kulmi i infektimev­e

“Pritet edhe rritje e hospitaliz­imeve, shfaqet me dhimbje kockash”

-

Java e dytë e muajit qershor solli një rritje të ndjeshme të infektimev­e ditore me Covid. Për mjekun epidemiolo­g Ilir Alimehmeti, shkak është nënvariant­i i ri “Omicrom 5”. Sipas tij, ky virus ka aftësinë të kapërcejë imunitetin e Covid. “Aktualisht kemi një variant, një nënvariant i ‘Omicrom’ që ka siglën ‘AB5’, por është dhe ‘BA4’, që kanë një kapërcim të mundshëm të ofruar nga ‘Omicrom’-i i parë. Ne kemi filluar rritjen e rasteve rreth para dy javësh, dhe po ta shihni, çdo 5-6 ditë ka një dyfishim të numrit të rasteve. Por ajo çfarë ka më rëndësi është përqindja e testimeve. Ishim më pak se 5%, shkuam qetë për shumë javë, tani jemi në nivele mbi 30%”, tha mjeku epidemiolo­g Ilir Alimehmeti. Muaji korrik do të jetë edhe kulmi i rritjes së infektimev­e me Covid, i cili do të pasojë rritje të numrit të pacientëve

në spital. Lajmi i mirë është që virusi nuk do të shfaqë agresivite­tin e mëparshëm. “Sytë duhen mbajtur te spitalet. Spitalet patjetër do të kenë një rritje të numrit. Ndërkohë që ishin 45, tani janë 18, dhe është e destinuar për t’u rritur. Gjithmonë

10 ditë më pas nga rastet e reja do kesh një reflektim spitalor. Dhe duke qenë se pritet që për dy-tri javë të tjera të kesh rritje rastesh, më pas kjo të kulmojë dhe të fillojë të zbresë, do të thotë që korriku do të jetë muaji që do të shohim rritje rastesh pak më shumë seç kemi parë. Por asnjëherë skenat që kemi parë përpara me 500-600 pacientë”. “Omicron 5” ka një simptomë dalluese nga variantet e tjera. “Është i ngjashëm shumë me ‘Omicrom’-in. Duket se ka një dhimbje shumë të madhe trupore, kockash e me radhë. Është një situatë virale që kalon 3 deri në 5 ditë, për shumicën e njerëzve. Përqindja e atyre që shkojnë drejt formave më të rënda është shumë më e ulët se më parë”. Gjatë një periudhë 2-mujore u shënuan edhe rastet më të pakta. Jo më shumë se 10 qytetarë rezultonin pozitive, ndërsa në spitale kishte vetëm 2-3 pacientë. Rritja e rasteve ndodhi menjëherë, ndërsa reflektimi i situatës në spital ndodhi 2 javë pas rritjes. Aktualisht në Spitalin Covid 3 po marrin ndihmë të specializu­ar 18 pacientë. Për fat të mirë, prej më shumë se 2 muajsh në vend nuk është shënuar asnjë rast fataliteti.

 ?? ?? Ilir Alimehmeti
Ilir Alimehmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania