Panorama (Albania)

Nga çezmat del ujë i ndotur, Policia nis hetimet për helmimet masive

-

Megjithëse në rastin e helmimeve masive analizave bëhen nga Instituti i Shëndetit Publik, për rastin e Kukësit ka nisur hetimet edhe Policia. Me anë të një deklarate në orët e mbrëmjes së shkuar, Policia tha se kishte nisur hetimet pas pamjeve në rrjetet sociale se në rubinetet e fshatit Shtiqën dilte ujë i ndotur. Ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje të qëllimshme në rrjetin e tubacionev­e. “Strukturat e Komisariat­it të Policisë Kukës, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetet e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqën, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast. Shërbimet e Policisë kanë marrë kontakt me specialist­ët e ujësjellës­it, të cilët kishin dijeni për ndotjen dhe më pas kanë shkuar në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me simptoma helmimi”, sqaroi Policia. Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialist­ët e ISHSH-SË Kukës, ka mar

rë mostra të ujit te depoja qendrore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka pasur ndotje uji, me qëllim përcaktimi­n e shkaqeve të ndotjes. Gjithashtu, thuhet se po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë. Zonat më të preku- ra nga helmimi janë lagjja “Muja” dhe fshati “Sh- tiqën”, të cilat furnizohen me një rrjet të përbashkët të ujit të pijshëm. Priten analizat nga institucio­net shëndetëso­re për të përcaktuar shkaqet e sakta.

 ?? ?? Uji i ndotur
Uji i ndotur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania