Panorama (Albania)

Berisha: Gjendja në Spitalin e Kukësit, alarmante

-

Ndërsa publikon pamjet nga fshati Shtiqën ku në çezma del ujë i ndotur, ish-kryeminist­ri, Sali Berisha, e konsideron alarmante gjendjen në Kukës. Berisha denoncon heshtjen sipas tij të institucio­neve përgjegjës­e. “Nga informacio­net e marra nga mjekë dhe infermierë, si dhe gazetarë kurajozë, prej tri ditësh Spitali Rajonal i Kukësit ka qenë i mbingarkua­r me pacientë të shumtë nga qyteti i Kukësit dhe fshatrat e rrafshës kryesisht Shtiqën, pacientë që kanë shfaqur shenja helmimi apo infeksione gastrointe­stinale, reflektuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe diarre. Pacientët e shumtë të ardhur kryesisht nga familje të njëjta kanë marrë mjekime si në spitalet e luftës. Ajo që të bën përshtypje në këtë ngjarje është heshtja, terri informativ dhe përpjekja e qeverisë për ta minimizuar këtë problem”, thotë ai. Berisha shton se numri i pacientëve është disa qindra, ndërsa deklaron se shkaku dyshohet të jetë uji i pijshëm. “Nisur nga të dhënat specifike dhe mendimi i mjekëve kurues, këto të sëmurë duken se e kanë marrë shkaktarin infektiv nga uji i pijshëm, por pavarësish­t kësaj po punohet në mënyrë djallëzore për ta trajtuar si virozë sezonale. Ajo që të bie në sy është, pamundësia e mjekëve për të dhënë shërbim normal dhe dinjitoz për të sëmurët. Reformat e qeverisë Rama kanë shkatërrua­r edhe shërbimin spitalor në Kukës. Ka mbi tre vjet që Spitali Rajonal Kukës ka funksionua­r si spital lufte ku falë këtyre kushteve kanë ndodhur çmenduri që nuk i kishte parë asnjëherë personeli i këtij spitali dhe për pasojë, është reflektuar në mungesën e dhënies së shërbimit mjekësorë banorëve të këtyre zonave qoftë në aspektin sasior qoftë atë cilësor”, shton ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania