Panorama (Albania)

Helmimi masiv në Kukës, Gjici: Uji u përzje me atë vaditës

Pasi zbuloi të vërtetën, kryebashki­aku fshin videon dhe qetëson qytetarët: Uji analizohet çdo ditë. Institucio­net po hetojnë

- KUKES

Atë që institucio­net shëndetëso­re u përpoqën të mos e thoshin qartësisht në lidhje me helmimin e dhjetëra banorëve të qytetit të Kukësit gjatë së dielës, e tha me zë dhe figurë kryetari i Bashkisë së qytetit, Safet Gjici. Ndërsa përpiqej të theksonte se helmimi masiv nuk kishte ardhur nga uji i pijshëm, kryebashki­aku bëri edhe një gafë, duke theksuar se kishte pasur një përzierje të ujit të pijshëm me atë të vaditjes. Videon e hodhi në profilin e tij në “Facebook”, për ta fshirë më vonë, ndërsa momenti u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht. Kryetari i Bashkisë tha se problemi kishte ndodhur në lagjen “Muja” të qytetit. “Për lagjen ‘Muja’ të cilën flisni ju, nuk është e vërtetë që ka problem me ujin e pijshëm, aty ka një problem që është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, duke ndërhyrë një nga banorët, që Policia po heton atë rast. Po s’ka lidhje fare, uji është i pijshëm vetëm se është përzier me ujin vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është totalisht brenda normave dhe analizave. Drejtoria e Ujësjellës­it është në krye të detyrës”, thotë Gjici.

KRYEBASHKI­AKU QETËSON BANORËT

Kryetari i Bashkisë së Kukësit deklaroi gjithashtu se analizat e ujit të pijshëm në qytetin verilindor bëhen tri herë në ditë për të pasur siguri nga qytetarët, duke mohuar dyshimet e mjekut të spitalit Albert Shehu, i cili deklaroi gjatë së dielës se nuk përjashtoh­ej mundësia që banorët të ishin helmuar nga uji, për shkak se shumica e tyre kishin simptoma të njëjta dhe për pasojë. “Nuk është normale të abuzosh me një temë sensitive si uji i pijshëm. E dimë që viroza e stinës është gjithandej. Nuk ka lidhje fare me ujin e pijshëm. Një deklaratë e mjekut në spital është keqkuptuar. Policia do bëjë hetimet e veta. Ka kërkuar edhe analizat e ujit. Uji i pijshëm është brenda normave dhe analizave. Nuk ndodh që të kemi probleme me ujin e pijshëm. Mund të jetë për shkak të virozës. Mjeku nuk duhet të flasë në këtë mënyrë pa ardhur analizat. Kemi pasur edhe raste të tjera, por nuk janë bërë kaq abuzive. Uji i pijshëm është shumë i rëndësishë­m për qytetarë. Ne kemi rregulla strikte për ujin e pijshëm. Çdo ditë bëhen anali

zat. Tri herë në ditë. Për ujin nuk ka problem. Sa i përket ujit të pijshëm, ne do kërkojmë nga Prokuroria dhe Policia përgjegjës­i për ata që hapin panik te qytetarët për ujë të pijshëm dhe ujë të papijshëm”, u shpreh Gjici.

RASTET

Mjeku roje i Urgjencës së Spitalit, Albert Shehu, deklaroi se nga mëngjesi i së dielës

mbi 120 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencë, ndërsa shumica e tyre kanë pasur të vjella dhe diarre. Mjeku Shehu tha se nuk përjashtoh­et mundësia që pacientët të kenë pësuar helmime nga uji i pijshëm. “Ky fenomen mund të lidhet me një gjendje virale ose intoksikac­ion që mund të jetë nga uji. Ka një fluks të shtuar”, tha Shehu.

 ?? ?? Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici
Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania