Panorama (Albania)

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, dy drejtues e 6 policë nën akuzë

Xhuvani u vra 4 ditë para zgjedhjeve, ngjarja ende e pazbardhur plotësisht Kush janë zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit dhe efektivët që gënjyen në lidhje me krimin. AMP-JA i zbulon pas një viti

- ELBASAN/ ENES MOLLAJ

Më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në qytetin e Elbasanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithsh­me, tetë efektivë policie janë vënë nën akuzë në lidhje me ngjarjen.

tyre janë caktuar masa më të lehta sigurie se ajo e “Arrestit me burg” si ajo e “Arrestit shtëpiak” dhe pezullimit nga detyra.

MASAT PËR DREJTUESIT E POLICISË

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore për rajonin Elbasan-korçë njoftoi mbrëmjen e shkuar se ka ekzekutuar urdhrin e Prokuroris­ë së Elbasanit dhe vendimin e Gjykatës atje për efektivët e Policisë, dy prej të cilëve me pozicione të rëndësishm­e në radhët e forcave të rendit. Ata janë Albert Nushi, 55 vjeç, aktualisht zëvendësdr­ejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë Berat dhe Nikollaq Palla, ish-zëvendësdr­ejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Elbasan, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë së “Arrestit

në shtëpi”. Dy zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit kanë qenë të pranishëm mesditën e 21 prillit 2021 në vendin ku mbeti i vrarë mjeku, Pjerin Xhuvani, i cili ishte angazhuar në fushatë për Partinë Socialiste, ngjarje e cila ka ende dritëhije të shumta. Dy zyrtarët e Policisë akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Deklarim të rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. EFEKTIVËT E AKUZUAR

Në të njëjtën kohë, gjashtë efektivë policie pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit

janë pezulluar detyra, nën akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës” dhe “Deklarimit të rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore”. Efektivët e hetuar dhe të pezulluar me urdhër të Gjykatës së Elbasanit nga ushtrimi i funksionev­e publike, janë Dedjon Duraku, 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja”, Pëllumb Biçaku, 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja”, Erjon Balla, 26 vjeç, me detyrë punonjës policie

në forcën e posaçme “Shqiponja”, Erjon Meçja, 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja”, Donald Dedja, 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja”, si dhe Besmir Kadiu, 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në Elbasan. “Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe

4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokuroris­ë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrje­s Policore.

VRASJA

Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të shkuar, fushata elektorale në Elbasan u përgjak, duke lënë pas një të vdekur e katër persona të plagosur. Pjerin Xhuvani,

me profesion mjek psikiatër dhe drejtues i një sërë institucio­nesh, mbeti i vrarë nga shtënat pas një përplasjej­e të armatosur, ndërsa të vërtetat e atij momenti ende nuk dihen saktësisht. Xhuvani, mjek dhe politikan lokal, ish-drejtues i LSI-SË në Elbasan, por i afruar së fundmi me Partinë Socialiste, mbeti i vrarë në një konflikt me armë në lagjen “5 Maji” të qytetit, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën, mes të cilëve edhe Xhensila Sota, një efektive e Policisë që ndërhyri për të ndaluar konfliktin. Si autor i dyshuar i ngjarjes, u arrestua Arbër Papleka, ish-efektiv i Forcave Speciale, i cili ishte angazhuar pranë shtabit elektoral të Partisë Demokratik­e.

 ?? ?? Nikollaq Palla, zv.drejtori në Policinë e Elbasanit
Nikollaq Palla, zv.drejtori në Policinë e Elbasanit
 ?? ?? Albert Nushi, zv.drejtor në Policinë e Beratit
Albert Nushi, zv.drejtor në Policinë e Beratit
 ?? ?? Pjerin Xhuvani
Pjerin Xhuvani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania