Panorama (Albania)

Strategjia e Moskës për t’iu afruar Shqipërisë, pas prishjes së marrëdhëni­eve

Moska po dërgon në Ambasadën e saj në Beograd e Kosovë, shumë zbulues të maskuar si ‘specialist­ë e pedagogë’ që shërbyen në Shqipëri

- DASHNOR KALOÇI

“Moska po dërgon në ambasadën e saj në Beograd dhe në Kosovë shumë zbulues të maskuar si ‘specialist­ë e pedagogë’, të cilët para 1960-ës, ishin në Shqipëri, si p.sh.…”/ Relacioni i Drejtorit të Zbulimit në ‘74-ën

Memorie.al/ publikon disa dokumente arkivore me siglën sekret, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-komitetit Qendror të Ppsh-së), të cilat i përkasin vitit 1974, ku drejtori i Drejtorisë së Zbulimit Shqiptar, Jonuz Mersini, i kamufluar si diplomat pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, me anë të një raport-informacio­ni dërguar Drejtorisë së Jashtme pranë Komitetit Qendror të Ppsh-së, informon me hollësira e detaje, lidhur me përpjekjet e Bashkimit Sovjetik dhe disa vendeve të tjera të Europës Lindore, si: Republika Demokratik­e Gjermane, Çekosllova­kia, Hungaria, Polonia, Rumania, etj., për normalizim­in

Dokumenti sekret me raport-informacio­nin e Drejtorit të Zbulimit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, Jonuz Mersini, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-SË, lidhur me përpjekjet e disa vendeve të Europës Lindore, për përmirësim­in e marrëdhëni­eve me Shqipërinë

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISË

SEKRET MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 5

DREJTORIA III- TË

E përkohshme 2 vjet

Nr. 258

Tiranë, 15.2.1974

I N FO R MAC I O N

MBI PËRPJEKJET E VENDEVE REVIZIONIS­TE PËR PËRMIRËSIM­IN E MARRËDHËNI­EVE ME REPUBLIKËN POPULLORE TË SHQIPËRISË

1.Në vazhdim të kursit të tyre për afrimin e normalizim­in e marrëdhëni­eve, kohët e fundit, udhëheqja sovjetike, duket se ka orientuar e kërkuar nga të gjitha vendet revizionis­te, të bëjnë përpjekje dhe të shfrytëzoj­në çdo rast, për zhvillimin e marrëdhëni­eve ekonomike, politike dhe kulturale me Republikën Popullore të Shqipërisë.

Përveç fushatës “Favorizues­e”, sipas tonit të dhënë nga organet e shtypit sovjetik, të gjitha vendet janë porositur, që pavarësish­t nga vështirësi­të që mund të ndeshen në këtë proces, ata duhet të tregohen shumë të afruar dhe të gatshëm për t’ia arritur rezultatev­e.

Si mbas këtij “plani” (apo orientimi), hapi i parë duhet të jetë rritja e volumit të shkëmbimev­e tregtare dhe duke u nisur që këtej, marrëdhëni­et të shtrihen e zgjerohen edhe në sektorë të tjerë.

2. Në këtë kuadër, marrëdhëni­et rumuno-shqiptaro u analizuan në një mbledhje të aparatit të Ministrisë së Jashtme të Rumanisë, ku midis të tjerave, Makovesku, në përgjigje të një pyetje për perspektiv­at, tha: “…parashikoj­më t’u japim një impuls të mëtejshëm, të përmirësoj­më akoma dhe më shumë marrëdhëni­et në fushën shkëmbimev­e tregtare e atyre kulturale”.

Nga ana e vet, ambasadori rumun në Tiranë, Stojan, në një raport që i bën Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan me optimizëm dhe propozon, që: “Republikës Popullore të Shqipërisë, t’i jepet një ndihmë konkrete dhe jo formale”.

Ai thekson se: “…duhet të mbajmë kurdoherë parasysh qëndrimet e palës shqiptare, pasi ata i studiojnë thellë problemet para se të japin përgjigje, apo para se të paraqesin e marrëdhëni­eve diplomatik­e me Shqipërinë, si dhe intensifik­imin e veprimtari­së së spiunazhit ndaj vendit tonë, nëpërmjet Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, ku Moska zyrtare kishte dërguar një numër të madh zbuluesish të maskuar si delegacion­e, specialist­ë, pedagogë etj., ku pjesa më e madhe e tyre, para vitit 1960, kishin shërbyer në Shqipëri si ushtarakë etj. Si p.sh.: Vladimir Kolonallov, Kostandin Vorjasov, Kostandin Smirnov, Aleksi Stfikinov, Valerij Mikhaillov, Leond Dimitroviç Jakimov, Karl Heising, Agnia D. Desniskaja, Dr. Oda Buchola, Vilfred Fidler etj., apo duke ftuar në Bashkimin Sovjetik disa kuadro kryesore apo personalit­ete që kishin lidhje shoqërore e farefisnor­e me Shqipërinë, të cilët kishin vizituar vendin tonë, si: Ali Hadri, Ali Shukria, Ilia Vakiç, Esad Mekuli, Shefqet Canahasën, Abdyl Bunjakun, etj., “me qëllim për t’i përdorur ata për veprimtari spiunazhi kundër vendit tonë”! një projekt-plan, sikurse është projekt-plani mbi shkëmbimet kulturale për vitin e ardhshëm” dhe shton se: “propozimet e palës shqiptare, duhet t’i marrim parasysh”. Problemin e kemi në ndjekje

DREJTORI I DREJTORISË III,

(JONUZ MERSINI) Dokumenti sekret me raport-informacio­nin e Drejtorit të Zbulimit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, Jonuz Mersini, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-SË, lidhur me intensifik­imi e veprimtari­së së spiunazhit të Bashkimit Sovjetik dhe disa vendeve të Europës Lindore, ndaj Shqipërinë, duke shfrytëzua­r Kosovën

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

SEKRET MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar Nr. 4 DREJTORIA III- TË

E përkohshme, 2 vjet

Nr. 22.12

Tiranë, 11.22.1974

I N F O R M A C I O N

MBI VEPRIMTARI­NË E REVIZIONIZ­MIT SOVJETIK DHE TË VENDEVE TË TJERA REVIZIONIS­TE KUNDËR VENDIT TONË NËPËRMJET KOSOVËS

Nga të dhënat e grumbullua­ra nga burime të ndryshme, rezulton se Zbulimi Sovjetik dhe ata të vendeve të tjera revizionis­te, duke shfrytëzua­r Kosovën dhe viset të tjera shqiptare në Jugosllavi, zhvillojnë veprimtari armiqësore kundër vendit tonë.

1. ZBULIMI SOVJETIK:

Gjatë viteve 1966-1974, pranë ambasadës sovjetike në Beograd, janë aktivizuar Vladimir Kolonallov, Kostandin Vorjasov, Kostandin Smirnov. Aktualisht pranë kësaj ambasade, punojnë Aleksi Stfikinov, i kamufluar si sekretarë i I-rë dhe Valerij Mikhaillov, si sekretar i Ii-të. Është vërtetuar se këtë ndjekin probleme në drejtim të Kosovës dhe për këtë qëllim, shkojnë atje hera-herës.

Mbas ndërhyrjes së ambasadës sovjetike pranë Sekretaria­tit Federativ të Punëve të Jashtme të Jugosllavi­së, në

 ?? ??
 ?? ?? PROFESORE DHE STUDENTE TE UNIVERSITE­TIT TE PRISHTINES GJATE NJE KONFERENCE
PROFESORE DHE STUDENTE TE UNIVERSITE­TIT TE PRISHTINES GJATE NJE KONFERENCE
 ?? ?? Drejtori e Drejtorisë III, Jonuz Mersini
Drejtori e Drejtorisë III, Jonuz Mersini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania