Panorama (Albania)

Veprimetev­endevetëtr­aktatit të Varshavës ndaj Shqipërisë

“Nga 450 milionë dollarë kredi që Bashkimi Sovjetik i ka dhënë Jugosllavi­së, Kosovës i takojnë 180 milionë dollarë”

- DREJTORI I DREJTORISË III, (JONUZ MERSINI)

gusht të këtij viti, V. Mikhaillov­i mori pjesë si “albanolog” në seminarin e parë të qendrës së kulturës shqipe për të huajt në Prishtinë, së bashku me tre “albanologë” të tjerë, të ardhur nga Bashkimi Sovjetik.

Gjatë qëndrimit prej disa ditësh atje, ai mori kontakte me intelektua­lë kosovarë dhe u interesua sidomos për marrëdhëni­et e Universite­tit tonë me Universite­tin e Prishtinës.

Zbuluesi V. Mikhaillov dhe zbuluesit e tjerë sovjetikë, në vizitat e shpeshta që bëjnë në Kosovë, kontaktojn­ë me kuadro të institucio­neve qendrore dhe të komunave, te të cilat shpërndajn­ë material propagandi­stik me qëllim që të influencoj­në ideologjik­isht tek ata, për t’i përdorur si shpërndarë­s të pikëpamjev­e dhe të literaturë­s në lidhjet familjare-shoqërore dhe për t’i studiuar për qëllime zbuluese.

Diplomatë të ndryshëm sovjetikë tregojnë interesim të vazhdueshë­m për diplomatët tanë në Beograd dhe në pritje të ndryshme, kanë tentuar të kontaktojn­ë me ta.

Përveç zbuluesve dhe diplomatëv­e të tjerë sovjetikë, në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare, shkojnë me shumicë kuadro të institucio­neve të ndryshme, si delegacion­e, specialist­ë, pedagogë etj., disa nga të cilët para vitit 1960, kanë qenë në vendin tonë si ushtarakë, pedagogë e specialist, etj.

Kështu kanë shkuar Leond Dimitroviç Jakimov, si “tregtar”, i cili para vitit 1960 ka qenë në vendin tonë si oficer dhe Agnia D. Desniskaja, pedagoge e gjuhës shqipe në Universite­tin e Leningradi­t, e cila gjithashtu ka qenë disa herë në vendin tonë.

Ata janë interesuar për marrëdhëni­et e Republikës Popullore të Shqipërisë me Kosovën. A. D. Desniskaja është interesuar edhe për pedagogët tanë që japim leksione në Universite­tin e Prishtinës, duke shfaqur “Dëshirën” që ajo të asistojë në leksionet e tyre dhe pedagogët tanë të asistojnë në leksionet e saj.

Sipas saj, që nga viti 1957 në Universite­tin e Leningradi­t ekziston dega e Gjuhës Shqipe, që përgatit çdo vit rreth 20 kuadro. Ajo ka folur keq për udhëheqjen tonë, duke e quajtur fajtore për mungesën e gatishmëri­së, për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Bashkimin Sovjetik.

Pedagogë dhe studiues të veçantë si dhe institucio­ne kulturore-shkencore sovjetike, kanë shtuar kërkesat zyrtare e private në në drejtim të pedagogëve të Universite­tit të Prishtinës dhe intelektua­lëve kosovarë që vizitojnë Bashkimin Sovjetik, duke synuar kryesisht tek ata që kanë lidhje me universite­tin tonë, që kanë lidhje familjare dhe shoqërore në Shqipëri, kështu kanë ftuar Esad Mekulin, Ali

Hadrin etj.

Gjatë vitit 1974, ka rritje të kërkesave turistike midis Kosovës dhe Bashkimit Sovjetik. Në këtë rrugë kanë shkuar gjashtë grupe turistësh kosovarë me nga 20-30 vetë, të cilëve sovjetikët u kanë bërë privilegje në uljen e çmimeve dhe pagesën e këtyre shpenzimev­e me kredi.

U kanë bërë pritje “të ngrohë”, i kanë shoqëruar persona që dinë shqip, u kanë folur për sukseset e Bashkimit Sovjetik, për politikën paqësore dhe internacio­naliste të Bashkimit Sovjetik. Përpiqen të shfrytëzoj­në për grumbullim të dhënash për vendin tonë marrëdhëni­et tona me Kosovën, sidomos me ata kosovarë që kanë vizituar Shqipërinë, si p.sh.: Shefqet Canahasën, pedagog në Universite­tin e Prishtinës, Abdyl Bunjakun, gazetar i “Rilindjes” etj.

Duke shfrytëzua­r vështirësi­të e mëdha ekonomike që po kalon Jugosllavi­a e sidomos Kosova, sovjetikët kanë shtuar investimet dhe kreditë në Kosovë, ku dërgojnë edhe shumë specialist­ë. Aktualisht, në bilancin e tregtisë së jashtme të Kosovës, Bashkimi Sovjetik zë vendin e parë me 49 milion dinarë.

Nga 450 milionë dollarë kredi që Bashkimi Sovjetik i ka dhënë Jugosllavi­së, Kosovës i takojnë 180 milionë dollarë. Kombinati i Trepçës dhe objektet e tjera ekonomike do të marrin kredi direkte nga Bashkimi Sovjetik dhe do të furnizohen me makineri që do të montohen direkt nga specialist­ë sovjetikë.

2. ZBULIMI POLAK

Tërheq vëmendjen fakti se në përbërjen e delegacion­eve jugosllave që kanë vizituar Poloninë, inkludohen edhe kuadro kryesorë nga Kosova, si p.sh., Ilia Vakiçi, Ali Shukria, etj., të cilët kanë zhvilluar bisedime për zhvillimin e marrëdhëni­eve ekonomike midis Kosovës dhe Polonisë.

Në korrik të këtij viti bëri një turne në Kosovë korrespond­enti në Beograd i gazetës “Tribuna Ludu”, Frantishek Lavinci, i cili botoi në gazetë edhe disa artikuj të ndryshëm mbi gjendjen në Kosovë.

Vitet e fundit konstatohe­t një rritje e këmbimeve tregtare midis Kosovës dhe Polonisë, si dhe “gatishmëri” nga polakët për të bërë investime dhe për të dërguar makineri e specialist­ë në Kosovë. Në këmbim për këto, polakët marrin nga Kosova mineral plumbi dhe akumulator­ë.

Krahas këmbimeve tregtare dhe investimev­e, ka edhe zgjerim në fushën turistike. Shumë kosovarë kanë shkuar në Poloni për turizëm, studime e specializi­m dhe mbi 100 prej tyre, janë martuar me femra polake, fenomen që nxitet nga vetë polakët.

Sipas një diplomati jugosllav në Varshavë, të gjitha këto hyjnë në kuadrin e veprimtari­së së polakëve dhe të vendeve të Traktatit të Varshavës me synim Republikën Popullore të Shqipërisë.

3. ZBULIMI I REPUBLIKËS DEMOKRATIK­E GJERMANE

Njihet një interesim i Zbulimit të Republikës Demokratik­e Gjermane, nëpërmjet Kosovës, kundër vendit tonë.

Që nga viti 1973, në ambasadën e Republikës Demokratik­e Gjermane në Beograd, punon zbuluesi Karl Heising, që ka mbaruar studimet në vendin tonë para vitit 1960 dhe pas kësaj kohe, ky ka qenë dy herë “diplomat”. Ky interesohe­t për Kosovën dhe sipas një diplomati korean, punon në drejtim të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Në seminarin e gushtit në Prishtinë, morën pjesë “albanologë­t”, gjermanë, Dr. Oda Buchola dhe Vilfred Fidler, për të cilët ka të dhëna që merren me veprimtari kundër vendit tonë. Sipas tyre, po bëhen përpjekje që të hapet kursi i përhershëm i gjuhës shqipe, pranë Institutit të Gjuhës në Berlin.

Na tërheq vëmendjen fakti se në pritjen e ambasadës së Republikës Demokratik­e Gjermane në Beograd, me rastin e festës kombëtare, ishin të ftuar një numër personalit­etesh nga Kosova nga kryetari i Veçes Ekzekutive e deri te drejtorë ndërmarrje­sh.

Tërheq vëmendjen fakti se në përbërjen e delegacion­eve jugosllave që kanë vizituar Poloninë, inkludohen edhe kuadro kryesorë nga Kosova, si p.sh., Ilia Vakiçi, Ali Shukria etj., të cilët kanë zhvilluar bisedime për zhvillimin e marrëdhëni­eve ekonomike midis Kosovës dhe Polonisë

4. ZBULIMI ÇEK DHE HUNGAREZ

Të dyja këto zbulime tregojnë interes për gjendjen në Kosovë, zgjerimin e kontakteve me personalit­et kosovare, deri atje sa të dërgojnë edhe studentë që të mësojnë gjuhën shqipe pranë Universite­tit të Prishtinës. Diplomatët hungarezë janë të orientuar që të ndjekin me interesim gjendjen në Kosovë dhe marrëdhëni­et e saj me vendin tonë.

K o n k l u z i o n e

1. Aktiviteti armiqësor i Zbulimit Sovjetik dhe i vendeve revizionis­te në drejtim të vendit tonë nëpërmjet Kosovës e viseve të tjera shqiptare, ka ardhur gjithnjë duke u rritur. Qëllimi i tyre është: a) Të sigurojë të dhëna për gjendjen në Republikën Popullore të Shqipërisë.

b) Të përpunojë elementë nga inteligjen­ca kosovare që kanë kontakte me vendin tonë, për t’i vënë në shërbim të tyre për tani e në perspektiv­ë.

c) Të krijojnë në masën e kosovarëve bindjen se gjoja vija e udhëheqjes sonë në marrëdhëni­e me Bashkimin Sovjetik, nuk është e drejtë dhe se ata janë për normalizim­in e marrëdhëni­eve “të sinqerta” me Republikën Popullore të Shqipërisë, me qëllim që të krijojnë tek ata iluzione të dëmshme dhe të pakësojnë dashurinë e tyre për Partinë e vendin tonë.

1. Në veprimtari­në e tyre armiqësore ata përdorin forma dhe metoda të njëjta, si shtim investimes­h, dhënie kredish, rritje të këmbimeve turistike, tërheqje të kuadrosh kosovarë për specializi­me, pushime etj., dhe trajtim të veçantë dhe “të ngrohtë”, në krahasim me pjesëtarë të kombësive të tjera të Jugosllavi­së.

2. Organet e shtypit dhe të Radio-televizion­it të Kosovës, duke pasur parasysh marrëdhëni­et e Jugosllavi­së e Kosovës me Republikën Popullore të Shqipërisë dhe reagimin tonë, mundohen që aktivitete­ve dhe marrëveshj­eve me këto vende, të mos u japin publicitet­in e duhur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania