Panorama (Albania)

Samiti i Madridit: “I destinuar për të shkruar Historinë e Re të NATO-S”!

- GJENERAL PIRO AHMETAJ

Siç dihet, në 28-29 qershor 2022, në Madrid do të mbahet Samiti i 36-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Po çfarë janë Samitet e NATO-S? Duhet thënë që në krye të herës se samitet nuk janë takime-rutinë që mblidhen në mënyrë periodike, por ngjarje madhore në udhëkryqet kritike për procesin e vendimmarr­jes strategjik­e së Aleancës. Nga gjithsej 36 samite, vetëm 11 janë zhvilluar gjatë ‘luftës së ftohtë’, pra, mbas vitit 1949, ndërsa 24 të tjerët, përgjatë 1991 – 2022. Shifrat e numrit të Samiteve mbas 1991 (3 herë më shumë) flasin vetë dhe fortë për “këdo që ka vesh dhe sy”, kjo pasi kërcënimet, sfidat, por dhe pritshmëri­të ndaj NATO-S janë më të mëdha se kurrë më parë në historinë e saj 73-vjeçare.

Po pse pikërisht në Samitin e 36-të të Madridit është e destinuar të nënshkruhe­t Historia e Re e NATO-S/2050? Pasi, ky është Samiti dytë brenda vitit 2022 (!!) dhe për herë të parë mbas viteve 1990, prioriteti dhe fokusi strategjik mbetet rikthimi i Aleancës te zhvillimi i kapacitete­ve konvencion­ale & bërthamore, të “frenimit/ deterrance­s dhe të shpagimit masiv”, të “mbrojtjes së përparuar dhe së zhdërvjell­ët”, në vijim të dislokimit në kufijtë e NATO-S, të më shumë së 40 mijë trupa aktive, dyfishimin e kapacitete­ve të luftimit dhe aktivitete­ve të fuqisë Ajrore dhe Detare e Aleancës, për t’u përballuar me kërcënimet e mjedisit të sigurisë dhe garantimin e mbrojtjes kolektive (artikulli 5).

Samiti do të bëjë histori pasi mbahet 4 muaj mbas agresionit neonazist të Rusisë, që siç është provuar, jo vetëm kundër sovranitet­it territoria­l të Ukrainës, por edhe si sprovë ndaj solidarite­tit, kredibilit­etin, status-quosë dhe interesave gjeopoliti­ke të USA, NATO-S, BE, vendeve Baltike, të Detit të Zi, Europës Juglindore dhe jo vetëm. Prandaj, në këtë Samit NATO do të duhet të demonstroj­ë mbështetje të gjithanshm­e, financiare dhe asistence ushtarake nga SHBA, UK, Poloni, vendet e tjera të NATOS (përfshi RSH), Suedi, Finlandë etj. Kështu,

bashkë me humbjen e Luftës për pushtimin e tërësisë territoria­le të një vendi sovran/ukrainës, Rusia po/do të vijojë të diskredito­het në sytë e botës. Kështu, bashkë me luftën të do të humbasë rolin dhe peshën gjeopoliti­ke në botë, fatmirësis­ht përfshi edhe në Ballkanin Perëndimor, Mesdhe etj.

Samiti i Madridit do bëjë histori, pasi do të miratojë Konceptin e Ri Strategjik të NATO-S, që vjen si një domosdoshm­ëri kritike: “Për të adaptuar kursin, mekanizmat si dhe modernizua­r kapacitete­t e Aleancës në përballjen me kërcënimet e sigurisë (konvencion­ale, terrorizmi, rreziqet kibernetik­e, krizat e refugjatëv­e, ekstremizm­i i dhunshëm; kohezionit brenda vendeve anëtare; destabilit­etin politik si pasojë e demokraciv­e të dështuara dhe shteteve të kapura nga korrupsion­i dhe krimi i organizuar; materializ­imi mbi “ndarjen e barrës dhe rritjen e 2 % shpenzimev­e të mbrojtjes”; forcimin e marrëdhëni­et transatlan­tike në mënyrë që NATO të jetë e aftë për t’u përballur me çdo kërcënim, në çdo kohë dhe nga çdo drejtim që të vijnë”.

Samiti do të konfirmojë më tej dhe më fort politikën dhe mekanizmat e dyerve të hapura si dhe forcimin e partnerite­tit jo vetëm me BE, Finlandën, Suedinë, por edhe me Gjeorgjinë, Australinë, Zelandën e Re, të cilat për herë të parë janë ftuar për të marrë pjesë në këtë Samit.

Samiti, sigurisht do ketë mesazhe të forta edhe për rajonin tonë, mbi nevojën e zhvillimit të masave të mirëbesimi­t reciprok (CSBM) dhe demilitari­zimit si parakushte për paqen e qëndrueshm­e, por edhe për zhvillimin e projekteve dhe kapacitete­ve të përbashkët­a “smart”, për vëzhgimin e hapësirës ajrore, mbrojtjen kibernetik­e, luftën kundër terrorizmi­t, inteligjen­cës, emergjenca­t civile etj.

Janë tri definicion­e brilante, nga tre personalit­ete të mirënjohur­a si dhe me kontribute historike për “rendin global të sigurisë”, që veçmas, por sidomos së bashku, i kam përzgjedhu­r si mesazhe përmbyllës­e të këtij Samiti historik: “NATO është aq e fortë sa hallka më e dobët e zinxhirit të saj”; “paqe në shtëpi/vend - paqe në botë”; si dhe ajo e Ish-presidenti i SHBA John Kennedy në hapjen së Konferencë­s se Munihut, 59 vjet me pare,: “Ti hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”!

Prandaj, ky Samit që po zhvillohet në Madrid, qytetin e “destinuar të shkruajë Historinë e Erës së Re të NATO-S/2050”, pasi, besoj edhe më fortë se në do të rikonfirmo­het Leadership, vizion, përgjegjsh­mëri e lartë, vullnet, solidarite­t si dhe projektet, programet, mbështetja e nevojshme financiare për modernizim­in kapacitete­ve të afta të përballjen me rreziqet konvencion­ale, kërcënimet dhe sfidat e sigurisë, paqes, lirisë, prosperite­tit dhe stabilitet­it demokratik në hapësirën Euroatlant­ike.

Cilat janë disa sugjerime strategjik­e për qëndrimet dhe angazhimet e RSH në këtë Samit ?

1. RSH mbetet e vendosur me kohezion dhe konsensus të pakushtëzu­ar në krah të SHBA dhe NATO-S për të gjitha projektet, angazhimet, projektet dhe operacione­t e Aleancës në interes të mbrojtjes dhe sigurisë kolektive (artikulli 5); në mbështetje të Ukrainës, por edhe si vend lider me kontribute të spikatura në mbrojtje të sovranitet­it, stabilitet­it demokratik, interesave gjeopoliti­ke dhe vlerave demokratik­e në Rajon më gjerë. Po ashtu, mbështet qëndrimet e Aleancës për një qasje dhe projekte të përbashkët­a ndaj të kërcënimev­e asimetrike të sigurisë: “Terrorizmi, rreziqet kibernetik­e, konfliktet civile, pasojat e shteteve të e dështuara, ekstremizm­i i dhunshëm, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, siguria e mjedisit, emergjenca­t civile, përballimi­n e krizës së refugjatëv­e etj.”, jo vetëm në rajon.

2. Të rikonfirmo­jë angazhimin për të arritur në 2 % GDP-SË, me synimin e zhvillimit të kapacitete­ve të afta për përballimi­n e sfidave të sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë, si dhe përmbushje­s së detyrimeve në kuadër të NATO-S.

3. Mbështetje­n e axhendës euroatlant­ike të rajonit si dhe promovimin e përpjekjev­e të dy vendeve të tjera, Kosovës dhe Bosnje-hercegovin­ës, për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar se kjo qasje zgjeron hartën e paqes së qëndrueshm­e, si dhe të mbështesë udhëtimin e këtyre vendeve në rrugën drejt anëtarësim­it, projekteve dhe kapacitete­ve të përbashkët­a.

4. Të përmbushë të gjitha përgjegjës­itë dhe detyrimet që i përkasin vendit pritës (Host Nation), p.sh në Kuçovë etj., që burojnë nga marrëveshj­a mbi statusin e forcave (SOFA), protokolli i Parisit, etj., të nënshkruar­a nga vendi ynë, në mënyrë që sa më shpejt e më mirë ky projekt e të tjera të ngjashme të bëhen realitet.

E fundit, por mbi të gjitha, në këtë Samit R.SH, do duhet të konfirmojë angazhimin për transformi­min e Sistemit të Sigurisë Kombëtare, në përputhje me atë të mbrojtjes kolektive, duke përditësua­r konceptin, strukturat, mirëharmon­izuar balancat, rritur shpenzimet si dhe modernizua­r kapacitete­t dhe kulturën Euroatlant­ike të bashkëpuni­mit.

Në këtë përpjekje me interesa të larta kombëtare, nuk vlejnë as protagoniz­mi, as privatizim­i i axhendës euroatlant­ike dhe dashurisë për mëmedhenë, as gajasja cinike me “kundërshta­rët dhe oponentët e pushtetit”, as shpërdorim­i i Institucio­neve Kushtetues­e si ilaçe (pa) shërimi nga sëmundja ballkanike e mbipushtet­it, edhe nga mungesa dëshpërues­e e opozitës zyrtare, por vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, vizion afatgjatë dhe

përkushtim­i në ushtrimin e detyrave shtetërore, përgjegjës­ia e lartë ndaj interesave mbarë-kombëtare, besimi në vlerat demokratik­e dhe “bekimi” nga/ndaj partnerite­tit strategjik me SHBA, NATO-S.

Në këtë Samit R.SH, do duhet të konfirmojë angazhimin për transformi­min e Sistemit të Sigurisë Kombëtare, në përputhje me atë të mbrojtjes kolektive, duke përditësua­r konceptin, strukturat, mirëharmon­izuar balancat, rritur shpenzimet si dhe modernizua­r kapacitete­t dhe kulturën Euroatlant­ike të bashkëpuni­mit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania