Panorama (Albania)

13 të vdekur dhe 50 të plagosur nga sulmi ajror në Kremenchuk

Në qendër tregtare në Ukrainën lindore kishte me më shumë se 1000 njerëz Kryeminist­ri Johnson: Sulmi në qendrën tregtare në Ukrainë tregon shkallën e mizorisë dhe barbarizmi­t të Putinit

-

Trembëdhje­të persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë u plagosën dje pas sulmit ajror në një qendër tregtare në Kremenchuk, në Ukrainë qendrore, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i Zyrës së Presidenti­t të Ukrainës.

Nga 50 personat e plagosur, nëntë janë në gjendje të rëndë, shtoi ai. Raportet fillestare nga Presidenti Volodymyr Zelenskyy tregonin se të paktën 1,000 njerëz mund të kenë qenë në ndërtesë kur u godit. Ajo nuk përbënte asnjë kërcënim për ushtrinë ruse, asnjë vlerë strategjik­e, njerëzit donin vetëm të jetonin një jetë normale, gjë që i zemëron aq shumë pushtuesit. “Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh qe rusët të jenë të arsyeshëm apo njerëzorë”, tha Zelenskyy. Ndërsa Kryeminist­ri britanik, Boris Johnson, tha se sulmi në qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk tregoi “thellësinë e mizorisë dhe barbarizmi­t” në të cilin është zhytur Presidenti rus, Vladimir Putin. “Edhe një herë mendimet tona janë me familjet e viktimave të pafajshme në Ukrainë. Putini duhet të kuptojë se sjellja e tij nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të forcojë vendosmëri­në e Ukrainës dhe të çdo vendi tjetër të G7 për të qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet”, tha Kryeminist­ri britanik. Ndërkohë, të paktën tre persona u vranë dhe 15 u plagosën nga bombardime­t e reja nga forcat ruse në periferi të Kharkivit, thanë autoritete­t ukrainase. Sipas zyrës së kryetarit dhe administra­tës rajo

nale, artileria ruse goditi North Saltivka, një zonë banimi në skajet verilindor­e të qytetit. Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve dhe numri i të plagosurve pritet të rritet. Ndërkohë, gjatë një vizite në kryeqyteti­n e Ukrainës, Presidentj­a e Moldavisë, Maia Sandu, ka vizituar periferi të qytetit të shkatërrua­r nga lufta, duke përfshirë qytetet Borodyanka, Bucha dhe Irpin “për të parë me sytë e saj pasojat e pushtimit rus të territorev­e ukrainase”, shkruan në “Telegram” kreu i administra­tës ushtarake rajonale të Kievit, Oleksiy Kuleba. Presidentj­a e Moldavisë e ka përshkruar shkatërrim­in në periferi të Kievit si një “tragjedi të paimagjinu­eshme”. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i bëri thirrje homologes së tij moldave, Maia Sandu, për një përgjigje të koordinuar ndaj kërcënimev­e të Rusisë, ndërsa dyshja u takua në Kiev të hënën. “Vendet tona kanë kërcënime me fillesa të përbashkët­a, të krijuara nga agresioni rus dhe politika ruse. Nëse kërcënimet kanë rrënjë të përbashkët­a, ne duhet të kemi një përgjigje të koordinuar ndaj tyre”, tha Zelenskyy gjatë një konference të përbashkët shtypi.

Zelenskyy përsëriti gjithashtu se “Ukraina mbetet një garantues” në rregullimi­n e situatës në Transnistr­ia – rajoni separatist i Moldavisë me praninë ushtarake ruse – dhe “do të ndihmojë në mënyrë aktive Moldavinë për të ecur përpara”. Sandu vizitoi qytetet Borodyanka, Bucha dhe Irpin, të cilat u shkatërrua­n nga pushtimi rus në mars. Sandu përsëriti qëndrimin e Moldavisë “me zë të lartë dhe të qartë”, duke dënuar “dhunën e pakuptimtë të kësaj lufte dhe pushtimin”. Sandu shtoi se vendi i saj prej 2.6 milionë banorësh ka mirëpritur gjysmë milioni refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës në shkurt. Bashkimi Europian javën e kaluar ra dakord që Ukrainës dhe Moldavisë t’i jepet statusi kandidat - një hap i rëndësishë­m në rrugën drejt anëtarësim­it të plotë. Megjithatë, ka ende gjasa që të kalojnë vite përpara se Ukraina të jetë në gjendje të anëtarësoh­et në BE. Procesi është i gjatë dhe kërkon marrëveshj­e nga 27 shtetet anëtare pothuajse në çdo fazë. Kjo do të thotë se ka mundësi të shumta që shtetet anëtare të përdorin veton e tyre si një mjet negocimi politik.

 ?? ??
 ?? ?? Qendra tregtare në Kremenchuk
Qendra tregtare në Kremenchuk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania