Panorama (Albania)

NATO planifikon të rrisë forcën e reagimit të shpejtë

-

Njoftimi i planeve të NATO-S për të rritur numrin e forcave të saj “në gatishmëri të lartë” përfaqëson një rritje masive për forcën e saj të reagimit të shpejtë - nga 40,000 në mbi 300,000 trupa. Është gjithashtu një shenjë e qartë e kohërave të pasigurta me të cilat përballet aleanca e mbrojtjes pas pushtimit rus të Ukrainës. Jens Stoltenber­g, Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO-S, ka premtuar se takimi i kësaj jave do të jetë transformu­es, duke përfshirë sofistikim­in e parandalim­it dhe mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë. Kjo përfshin “më shumë pajisje të para-pozicionua­ra dhe rezerva të furnizimev­e ushtarake; më shumë pajisje ushtarake të dislokuara, si mbrojtje ajrore; komandë dhe kontroll të forcuar dhe plane të përmirësua­ra të mbrojtjes me forca të paracaktua­ra për të mbrojtur aleatë të veçantë”, shtoi Stoltenber­g. Anëtarët e NATO-S që ndodhen më afër Rusisë, veçanër- isht shtetet baltike, por edhe Polonia dhe aplikantët e fundit të NATO-S, Finlanda dhe Suedia, ndihen veçanërish­t të ekspozuar. Ata presin një përmirësim dramatik në mbrojtjen lindore të NATO-S, i cili do të përfshijë anëtarët e tjerë si Britania e Madhe, SHBA dhe Franca, që zotohen për avionë luftarakë dhe anije që të jenë gati. Samiti do të jetë “transfor- mues”, me shumë vendime të rëndësishm­e, duke përfshirë një “koncept të ri strategjik për një realitet të ri sigurie”, tha Stoltenber­g, duke shtuar se kjo do të përfshijë “për herë të parë” një diskutim mbi Kinën. “Koncepti ynë i ri do të na udhëheqë në një epokë të konkurrenc­ës strategjik­e. Unë pres që ta bëj të qartë se aleatët e konsideroj­në Rusinë si kërcënimin më të rëndësishë­m dhe të drejtpërdr­ejtë për sigurinë tonë”, tha Stoltenber­g.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania